Në një shkrim të publikuar sot në faqen e saj online, gazeta angleze “Daily Mail” vëmendjen mbi një fakt krejt ndryshe nga ajo që dimë. Më shumë se çdo census, shkruan gazeta britanike, flet një foto e së dielës në një prej lagjeve të Londrës.
Këto fotografi tregojnë se krishtërimi në këtë vend është duke u bërë një fe e së kaluarës, ndërsa islami fe e së ardhmes. Ato janë realizuar në lindje të Londrës, disa qindra metra larg njëra-tjetrës. Në dy fotot e para shihen dy kisha, ku po mbahen meshat e të dielës. Në kishën e parë janë të pranishëm vetëm 12 persona, kur kisha është projektuar për 1230 persona. Ndërsa në një kishë tjetër të programuar për 1000 veta janë vetëm 20 besimtarë.
Në dhjetë vitet e fundit në Angli ka pasur rënie të personave të identifikuar si të krishterë, nga 71.7 për qind në 59.3 për qind të popullsisë. Në të njëjtën periudhë, numri i myslimanëve është rritur nga 3 për qind e popullsisë në 4.8 për qind, ndërsa gjysma e tyre janë nën 25 vjeç.
Sipas vlerësimeve, në vitet e ardhshme, në Britani do të ketë më shumë besimtarë myslimanë aktivë se sa ç’mund të ketë besimtarë të krishterë aktivë në kishë.



