Karikaturistët Charb 47 vjeç, Tignous 58 vjeç dhe Wolinski 80 vjeç janë mes 12 të vrarëve në redaksinë e revistës humoristike “Charlie Hebdo” në Paris.
Ata u vranë në sulmin që ndodhi para drekës në zemër të kryeqytetit të Francës, Paris.
Stefan Sharbonie (Stéphane Charbonnier) i njohur si “Sharb” (“Charb”), ishte drejtor i publikimeve që nga 2009 pas largimit të Filip Val (Philippe Val).
I lindur më 21 gusht 1967 në Konflo-So-Onorin (Conflans-Sainte-Honorine), ky artist siç shkruante “ozap.com”, kishte punuar edhe në “L’Écho des savanes”, “Télérama”, “Fluide glacial” dhe “L’Humanité”.
“Tignous” (“Tinju”), emri i vërtetë i të cilit është Bernard Verlhac ka lindur në 1957 dhe ishte gjithashtu punonjës për “Marianne” dhe “Fluide glacial”.
Zhorzh Volinski (Georges Wolinski), i lindur në 1934, ishte piktor në revistat “Hara-Kiri”, “Action”, “Paris-Presse”, “Hara-Kiri Hebdo”, “L’Humanité” dhe “Paris Match” si dhe redaktor i “Charlie Mensuel”.
Të dhënat tregojnë se 10 nga të vrarët janë gazetarë dhe dy të tjerët agjentë të policisë.
Sulmuesit thirrën “Allahu Ekbar” kur qëlluan me breshëri automatiku brenda dhe jashtë ndërtesës së revistës humoristike.
Nga sulmi i kryer prej tri të armatosurve të maskuar me besohet të kenë humbur jetën 12 persona, 10 prej të cilëve gazetarë.
Makina e sulmuesve që u larguan menjëherë pas terrorit në anën veriore të kryeqendrës së Francës, Paris u gjet e djegur.
“Autorët do të ndiqen penalisht në Francë. Padyshim që është një goditje dhe ky një sulm terrorist”-tha më herët presidenti i Francës, Fransua Holo (François Hollande) .
Sulmi vjen pasi ditët e fundit “Charlie Hebdo” publikoi një karikaturë të udhëheqësit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë/Levantit (ISIS/ISIL) Ebu Bekr el-Bagdadit.
“Ne duhet të reagojmë në mënyrë të vendosur, por me shqetësimin e bashkimit kombëtar. Ne jemi në një çast të vështirë. E dinim që ishim të kërcënuar për sulme të paramanduara, sepse jemi vend i lirë, por do të bëjmë gjithçka për të ndëshkuar agresorët”-tha presidenti i Francës, Fransua Holo (François Hollande).
