Thonë se përshtypja e parë është ajo që mbetet gjithmonë, por si t’ia bëni që të krijoni përshtypje të mirë te çdo person që e takoni?
Sipas Carmen Simon, shkencëtare konigtive dhe autore e librit ‘Impossible to Ignore’( e pamundur të injorosh), ka disa gjëra të thjeshta të cilat mund t’i bëni kur e takoni dikë me qëllim që ta bëni veten të paharrueshme.
Carmen ka ndarë me publikun këto tri mënyra të cilat mund t’i aplikoni me këdo që e takoni, dhe ata do t’ju mbajnë në mend përgjithmonë.
- Argumentet tuaja mbështetini me fakte dhe përsëritini tri herë
Sipas Carmen, është esenciale të përdorni fakte kur flisni me dikë. Ajo thotë se njerëzit e kanë shumë më të lehtë të mbajnë mend atë çfarë ju flisni nëse mbështeteni në fakte, në vend se të përdorni opsione apo pika abstrakte.
- Befasojini ata dhe bëni pyetje
Kur jeni duke biseduar me njerëz, elementi i befasisë gjithmonë do t’i mbajë ata brenda bisedës, dhe ju ndihmon atyre t’ju mbajnë në mend për arsye të mira. Sipas saj, mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata të vëmendshëm në bisedë, është duke u bërë pyetje vazhdimisht.
- Motivojini ata
Sipas shkencës, aq më e motivuar, emocionuar dhe inspiruar që ndihet audienca juaj nga ajo çfarë flisni, aq më të mëdha janë shanset se do t’ju mbajë në mend juve dhe atë çfarë flisni.
