Tri P-të e Metës

anazapta

Pluset, Pengesat dhe Pritshmëritë: Çfarë vjen pas një marrëveshje mes PS-së dhe LSI-së së Metës. Reagimet e forta kundër nga baza socialiste dhe çfarë ndodhi dje në mbledhjen e kryesisë PS, nga kundërshtimi I 6 prej anëtarëve, tek heshtja e Gramoz Ruçit

Dalja e ministrave të LSI-së nga qeveria dhe aleanca midis Ramës dhe Metës ka shkaktuar një stuhi reagimesh jo vetëm brenda kampeve përkatëse, por edhe në opinionin e gjerë, pavarësisht entuziazmit nga kreu i selisë rozë se PS i hap dyert LSI-së, duke synuar bashkimin e së majtës. Rama tha se ka qenë pikërisht ndarja e së majtës, ajo që i ka dhënë mundësi Berishës të qeverisë vendin pa pasur realisht shumicën e votave të shqiptarëve. Por reagimet janë më së shumti negative. Nuk janë të paktë ata që e mendojnë këtë aleancë si një pehlivanllëk politik, duke pasur parasysh mënyrën si Ilir Meta është sjellë gjatë këtyre viteve. Heroizëm nuk ka te ky kthim i tij në familjen socialiste dhe këtë e pranon edhe vetë Iliri. Heroizëm do të ishte që para katër vjetësh të mos ishte bërë patericë e Sali Berishës për ta mbajtur në pushtet kur nuk kishte votat e popullit shqiptar dhe ndërkohë pati shumë herë shansin ta rrëzonte qeverinë e tij. Ai i humbi këto shanse, tani është tepër vonë për ta ndrequr imazhin. E thoshte dikush dje duke perifrazuar shprehjen e famshme të Shvejkut “Ai (pra Ilir Meta) po kthehet në PS i dhjerë, por krenar”. Lëvizje pehlivanësh kanë bërë edhe të tjerë, si për shembull Lufter Xhuveli në 2005-n, Shpëtim Idrizi pas 2009-s e të tjerë, ndërsa kryepehlivan del Sali Berisha i cili është mbajtur e po mbahet prej vitesh në telin e pushtetit me votat e së majtës. Selia rozë duhet t’i mbajë parasysh këto reagime para se të arrijë marrëveshjen përfundimtare me LSI-në, pavarësisht se Rama në njëfarë mënyre është i justifikuar me faktin se po vjen Meta tek ai dhe nuk po shkon ai tek Meta. Kryesia e PS-së ka patur dje reagime të forta mosaprovuese për këtë lëvizje. Së paku 6 anëtarë të saj kanë kërkuar me këmëngulje arsyet e kësaj lëvizjeje. Burime të DITA bënë me dije që gjatë mbledhjes është kërkuar me ngulm të flasë Gramoz Ruçi dhe të thotë të tijën mbi këtë marrëveshje. Por Ruçi ka preferuar heshtjen dhe zbutjen e situatës.

 

Më poshtë tre P-të e Ilirit (sic i kemi quajtur në kopertinën e sotme, pra pluset e marrëveshjes, minuset (pengesat) e saj dhe pritshmëritë, ose pyetjet që mbeten ende pa përgjigje.

 

Pluset

1. Ikja e Berishës. Aleanca e keqpritur PS-LSI premton se do të ketë si konkluzion të saj largimin nga pushteti të Berishës.

2. Bashkimi i së majtës. E majta, sidomos gjatë tetë viteve të fundit ka qenë vazhdimisht e përçarë. Rikthimi i “djalit plangprishës” konsiderohet së paku nga Rama, fillimi ui ribashkimit të së majtës

3. Me këtë aleancë ndryshojnë raportet në KQZ dhe KZAZ. Përfaqësuesi i LSI-së kalon automatikisht me opozitën dhe do të kemi një raport 4:3 në favor të opozitës në komisionet zgjedhore që ndikon dukshëm në sigurinë e votës.

4. Ndryshimi i raporteve në pushtetin vendor. Dihet se në një sërë rrethesh të rëndësishme pas zgjedhjeve të 8 majit këshillat bashkiake kaluan nën drejtimin e maxhorancës për shkak të votave të LSI-së. Tashmë ato kanë rastin të kthehen në ngjyrën fillestare.

 

Pengesat

1. 21 janari. PS me këtë aleancë është në një pozicion shumë të sikletshëm me ngjarjet e 21 janarit. Vërtet 21 janari janë 4 të vrarët dhe jo Ilir Meta por lidhja e tij me ngjarjet e tmerrshme të saj dite, është e pashmangshme në opinionin publik.

2. Korrupsioni. Votat e socialistëve, prej vitesh janë dominuar me kartën e çrrënjosjes së pandershmërisë pushtetërore, ndërsa gjysmën e kësaj pandershmërie PS e merr tashmë em kosto të lartë në prehrin e vet.

3. Tronditje e bazës socialiste, e cila ka vite që sakrifikon në opozitë të ashpër jo vetëm me gangsterët e Berishës por edhe me miltantët e fryrë të LSI-së.

4. Tronditje e aleatëve që i qëndruan besnikë PS-së dhe Ramës gjatë këtyre viteve. Lexoni reagimin e djeshëm të Gjinushit etj.

5. Vendimi është marrë pa marrë në konsideratë mendimin e anëtarësisë dhe të strukturave përkatëse partiake, pa folur për rrethin e ngushtë të Ramës në PS dhe rreth saj, njerëz që kanë sakrifikuar jo pak këto vite

6. Kjo aleancë do t’i japë një kartë të fortë Sali Berishës gjatë fushatës parazgjedhore

Lexoni reagimet e opinionit: Për ta, aleanca në fjalë mes Ramës dhe Metës tregoi se mbi gjithçka dominojnë interesat.

 

Pritshmëritë

Pritshmëritë e aleancës së re Rama-Meta shoqërohen domosdoshmërisht me disa pikëpyetje. Dhe këto pikëpyetje mendoj se janë:

1. Meta do të tërheqë vetëm tre ministrat, apo do tërheqë nga qeverisja edhe zëvendësministrat, drejtorët e drejtorive etj.?

2. LSI, sipas marrëveshjes me Berishën ka mbajtur 20 përqind të pushtetit në të gjitha nivelet. A do të dalin të papunë këta nëpunës dhe punonjës të administratës lokale?

3. Sa vende për deputetë do t’i kërkojë Ramës në listat e 23 qershorit?

4. Sa përqind të pushtetit do t’i kërkojë Ramës pas zgjedhjeve?

5. Anëtarët e zgjedhur të LSI-së në këshillat bashkiakë dhe komunalë, a do t’i bashkohen automatikisht këshilltarëve socialist pas kësaj aleance?

6. Çfarë garancish do të japë ai që më 24 qershor e tutje, favorizuar edhe nga ndryshimet kushtetuese (71 vota mjaftojnë për të rrëzuar qeverinë në Parlament) nuk do ta rrëzojë qeverinë Rama sapo ky të ketë fërkimet e para me ministrant e “mësuar keq” të Ilirit?

 

* Në fjalorin e Gjuhës Shqipe fjala ‘Pehlivan’ ka këto kuptime:

    1. Ai që ecën a bën lëvizje të shkathëta e lodra mbi një litar ose mbi një tel të tendosur; akrobat. Pehlivan i zoti (i shkathët).

    2. Djalë guximtar e i shkathët, me shtat të hajthëm e të hijshëm.

    3. fig. keq. Njeri dredharak, që di ta vërtitë punën në interes të tij në çdo rrethanë; ai që përdor dredhi, mashtrime etj. për t’i shpëtuar një gjendjeje të vështirë ose për të kapërcyer pa dëm pengesat që i dalin përpara. Është pehlivan i madh.

Ndërsa fjala “PEHLIVANLLËK” shpjegohet kështu:

    Dredhi a mashtrim që përdor dikush për t’i shpëtuar pa dëm një gjendjeje të vështirë a një rreziku, për t’u hedhur hi syve të tjerëve etj. veprim a sjellje prej pehlivani. Pehlivanllëk politik. Është i zoti për pehlivanllëqe. Bënte pehlivanllëqe.

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Bledi Prifti ka shume te drejte. Nese vota blihet me vende pune, me i pasuri eshte Sali Berisha. Mendoni ju se drejtoret e LSI-se do te rrezikojne duke u hedhur ne boshllek nderkohe qe mund te vazhdojne fare kollaj te mbajne vendin e punes?

    Rama prishi cdo gje, dhe do te ndeshkohet. Morali e mban gjalle politiken, ndryshe eshte treg dhe tregtari me i madh eshte Berisha.

  • E more Mustaf skaraparlliu qe na ke care koken gjate gjithe kohes per domosdoshmerine e shtetit te se drejtes dhe kunder berishes ku i ke keto teori tani? Ikni more qener qe mbani ne kembe pushtetet e korrptuara dhe kriminale me te cilat ushqeheni more parazite.

  • Pak nga pak shkipetaret do te kuptojne se ne kapitalizem jane bosat qe komandojne…partite jane vegla te tyre gjasme demokratike per tu mbyllur gojen juve qe keni votuar per ta.Pas Saliut fshihet mafja amerikane ta zeme e Derivolit qe hodhi ne ere gjysmen e Shqiperize dhe zjarvensit jane te lumturuar e ne pushtet..pas EDIT qendrojne bosa te tjere qe e manipulojne edhe ate..per ti ferkuar shpatullat Saliut..apo ambasadori RvZiu qe u vendos titujt kalorsiake….
    Shkurt hesapi “Nga do qe te rrotullohen shkipetaret bythen e kane gjithemon nga mbrapa!!”

  • kJO ALEANCE PER MENDIMIN TIM TREGON TRADHETINE ME TE MADHE QE KA BERE EDI RAMA NDAJ PS-se.aI MOHOI 21 JANARIN,GERDECIN,KORRUPSIONIN E FAMILJES,DENIMET E DEPUTETVE SOCIALISTE NGA ARGITA E SHKELZENI, VIDION E ILIR METES SI HAJDUT E PLOT GJERA TE TJERA.ky eshte turpi i shekullit.
    SALIU META DHE RAMA DUALEN HAPUR NE PUBLIK SE JANE KRYETAR BANDASH.

  • NGA LEXIMET MESOHET NJE GJE ,PESHTY LARTE PESHTYHET VETVETJA ,PESHTYJ POSHTE PO ASHTU.NE KETE RAST KA RENDESI VETEM QE RAPORTI NE KQZ E NE KSHILLAT BASHKIAKE NDRROHEN.ESHTE POZITIVE POR NJE GJE ESHTE NE SE KETE LOJE QE PO LUHET ILIR META BENE PRAP PELIVANIN .PS SHKONE NE HALE .BESEN KOKE GOMARIT NUK MUND JA KESH?
    ELAMI

  • z edi rama esht politikan i shkelqyer qe beri te mundur bashkimin kombetar dheluftoj per rilindjen e shqiperis se bashku me kryeministrin zsali berisha per nje shqiperi te lire demokratike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *