Tri poezi

Dita

1. Shkuan vitet porsi era

Shkuan vitet porsi era,
tretën mijëra puthje netësh,
nëpër udhëkryqe të tjera,
u takuam pas dhjetë vjetësh.

Ishe tharë-moj-manushaqe,
ishe tretur ëmbëlsirë,
ato buzë e ato faqe,
s’dua t’i puth për mëshirë!

Ato thinja-ato rrudha,
si tërmet ç’më kanë tronditur,
e mallkuar qoftë udha,
ku m’u shfaqe krejt papritur.

Në një cep diku u fshehëm,
të mbaruar nuk kish nata,
po nuk mundëm kohë-shkretën,
ta kthenim dhjetë vite mbrapa!

Shkurt,1995

2. Roma dhe Krishti

Roma e lashtë e vari Krishtin,
pa ligje dhe pa gjyq,
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vari m’u në kryq.

Roma e lashtë e vari Krishtin,
po Krishti prapë u ngjall,
Roma e lashtë e vari Krishtin,
dhe Roma u bë djall.

Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vrau barbarisht,
gjithë jetën do rëndojë mbi Romën,
vrasja e zotit Krisht.

Roma e lashtë e vari Krishtin,
ja mori krejt firomën,
ndaj në u ktheftë zoti Krisht,
s’ka pse ta fali Romën!

27 Prill 1995

3. Rri me mua këtë natë

Ku ta shkrij gjithë këtë akull,
këtë terr që po më mbyt,
për të shkrirë gjithë Antraktidën,
më mjafton veç trupi yt.

Rri me mua këtë natë,
këtë kohë që na mbeti,
na mjafton veç një krevat,
nga çdo gjë që ka qyteti.

Në një dhomë-në errësirë,
nuk ra zjarr-s’plasi dyfek,
po për dreq aty u dogj,
një krevat dhe një dyshek.

1993

Share This Article
1 Comment
  • Gjujate ne Prizren

    Me daten 20 qeshor gjujte me arme zjarr ne Prizren rreth ores 23:55

    Ku jan gjujt dy grupe kurse nje grup gjindet ne Kosov ne Prizren apo Suharek Policia e kosoves jan te kerikm perosnave Prizreni eshte e bllokuar ne te dy hanet suhareka gjithashtu simbas personit te vet derzuar aj tregoj edhe per nje vajz qe bashkupunon me grupin e tyre

    Grupa tjtetr eshte ne Shqipni ku jan te demtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *