- Shkuan vitet porsi era
Shkuan vitet porsi era,
tretën mijëra puthje netësh,
nëpër udhëkryqe të tjera,
u takuam pas dhjetë vjetësh.
Ishe tharë-moj-manushaqe,
ishe tretur ëmbëlsirë,
ato buzë e ato faqe,
s’dua t’i puth për mëshirë!
Ato thinja-ato rrudha,
si tërmet ç’më kanë tronditur,
e mallkuar qoftë udha,
ku m’u shfaqe krejt papritur.
Në një cep diku u fshehëm,
të mbaruar nuk kish nata,
po nuk mundëm kohë-shkretën,
ta kthenim dhjetë vite mbrapa!
Shkurt,1995
- Roma dhe Krishti
Roma e lashtë e vari Krishtin,
pa ligje dhe pa gjyq,
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vari m’u në kryq.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
po Krishti prapë u ngjall,
Roma e lashtë e vari Krishtin,
dhe Roma u bë djall.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vrau barbarisht,
gjithë jetën do rëndojë mbi Romën,
vrasja e zotit Krisht.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
ja mori krejt firomën,
ndaj në u ktheftë zoti Krisht,
s’ka pse ta fali Romën!
27 Prill 1995
- Rri me mua këtë natë
Ku ta shkrij gjithë këtë akull,
këtë terr që po më mbyt,
për të shkrirë gjithë Antraktidën,
më mjafton veç trupi yt.
Rri me mua këtë natë,
këtë kohë që na mbeti,
na mjafton veç një krevat,
nga çdo gjë që ka qyteti.
Në një dhomë-në errësirë,
nuk ra zjarr-s’plasi dyfek,
po për dreq aty u dogj,
një krevat dhe një dyshek.
1993
Botuar në Dita, 21 qershor 2017
E VËRTETA, ÇIZMJA DHE FUNDI BOTËS!
Tashmë e vërteta është sheshit,
thjesht nuk ka një Zot,
dhe në u ktheftë biri i Perëndisë,
Krishti s’do ketë ç’të thotë!
Ç’do iu thotë myslimanëve,
që nuk ia njohin atësinë,
ç’do thotë për Adamin dhe Evën,
si e shtuan gjithë njerëzinë?
Me kë u martuan fëmijët e tyre,
pasardhësit me kë i bënë,
një histori perverse e çmendur,
që Krishtin pa fjalë do e lënë!
Ç’do thotë për Noeun e arkës,
prapë e njëjta histori vazhdoi,
po gjithë llojet e kafshëve në arkë,
NOEU si dreqin i strehoi?
Prandaj Roma është fare e qetë,
gënjeshtra fetare s’i rëndon,
Italia arrestoi dhe Elsa Lilën,
s’pyet fare se ç’përfaqëson.
Puna është si u katandis kjo botë,
ku artistja në bandë droge përfundon,
varfëri dhe emigrim ofron Shqipëria,
sa veten deri këtu ajo e turpëron?
Ku është drejtësia hyjnore,
ku njerëzit të kenë meritokraci,
mos të ketë luftra e as diktatura,
por vetëm paqe dhe lumturi?!
Përgjigja është e thjeshtë,
nuk ka fare asnjë Zot,
edhe të supozojmë në pastë,
ai është thjesht një idiot!
Mijëra vite histori njerëzimi,
Zoti fshihet e sehir mban,
kush s’ka turp e është i vërtetë,
në dorë të Djallit s’lë dynjanë!
Gjallë do jemi e do shohim,
ndoshta fundi i botës po afron,
nga lufta, Krishti apo AntiKrishti,
por veç e vërteta triumfon.