1 – Mesazh nga lexuesi i blogut seksologu.com:
Përshëndetje doktor,
Jam një vajzë 15 vjeç … Po bëj gati 9 muaj që kam humbur virgjërinë me një çun 18 vjeç, me të cilin jam e lidhur akoma. Doja të dija anët negative dhe pasojat e seksit që në këtë moshë. Gjatë aktit kam dhimbje në fund të barkut dhe shumë pak herë kaloj në orgazmë.
Ju lutem më jepni një përgjigje
Faleminderit
2 – Mesazh nga lexuesi i blogut seksologu.com:
Doktor,
I dashuri im më thotë që të bëjmë seks, por unë ende nuk dua, se jam 16 vjeç. Dua të ruaj virgjërinë edhe për pak kohë akoma.
Ai thotë se do të përdorë vaginë artificiale (prej gome). Dua të të pyes: A janë të dëmshme ato, ose a mundet ai të marrë virusin e SIDA-s nëpërmjet asaj? Do ju isha mirënjohëse nëse do më përgjigjeshit.
Shumë faleminderit.
3 – Mesazh nga lexuesi i blogut seksologu.com:
Doktor, jam L. 17 vjeç, jam ende e virgjër, nuk kam të dashur. Kur jam vetëm ne shtëpi shikoj video porno dhe më vjen që të bëj seks dhe dëshiroj të bëj seks të rreptë. Dua të këshillohem me ju, a mund të bëj seks me një mashkull më të madh nga mosha ime. Dua ta bëj vetëm për një natë ta kënaq trupin tim me seks të rreptë dhe fjalë të ndyra dhe t’i kthehem jetës sime normale. Çfarë më këshilloni ju.
Faleminderit
PËRGJIGJE:
Posta ime elektronike është çdo ditë e mbushur me pyetje të tilla. Është kjo arsyeja që përgjigjen për këto tri vajza e bëj në gazetën Dita, edhe pse u jam përgjigjur personalisht.
Përgjigja ime e qartë dhe e prerë për këto dy vajza dhe për shokët e shoqet e tyre, si dhe për prindërit dhe mësuesit është: Çfarëdo lloj marrëdhënie që keni me njëri-tjetrin, mos bëni seks anal dhe vaginal, përpara se të bëheni 18 vjeç. Me këtë nuk dua të them se të rinjtë nuk janë seksualë pa u bërë 18 vjeç. Njerëzit janë seksualë që kur lindin. Ajo që unë dua t’u them të rinjve është se në vartësi të moshës, të kulturës, të edukimit, të bazës familjare e shoqërore, marrëdhëniet seksuale të rinjve duhet të kenë disa stacione. Këto vendndalime janë: Puthjet, përkëdheljet, masturbacioni, loja seksuale pa penetrim, seksi oral. Të gjitha këto japin shumë kënaqësi dhe kanë më pak rreziqe për shëndetin e të rinjve, nga sa ka seksi penetrant vaginal ose anal.
Unë di që shumë të rinj të moshës 13, 14, 15 vjeç bëjnë, ose përgatiten të bëjnë, seks vaginal. Ata thonë se bëjnë interkursë, pa ditur si ta bëjnë atë. Shumica e tyre bëjnë seks pa masa mbrojtëse. Unë dëshiroj dhe i këshilloj të gjithë këta të rinj që të mësojnë më shumë për seksin dhe të bëhen më të mençur, lidhur me mbrojtjen prej sëmundjeve infektive seksuale dhe për kontrollin e lindjes.
Edhe pse fizikisht këta të rinj janë gati për të bërë seks, do të bënin mirë ta shtynin kryerjen e marrëdhënieve penetruese vaginale. Sa ta shtyjnë? Ta shtyjnë deri sa të ndjejnë se edhe emocionalisht janë gati dhe janë plotësisht të informuar për rreziqet që ka seksi vaginal. Kjo përgatitje e domosdoshme, zakonisht, nuk ndodh përpara viteve të fundit të adoleshencës, ose me fillimin e viteve të njëzeta. Por ka disa të rinj, për të cilët edhe mosha 21 vjeçare është shumë e re për të filluar seksin.
Unë e kuptoj që shumë nga të rinjtë ndjejnë se janë gati për interkursë, që në moshë të hershme. Por, më besoni, për shumicën e të rinjve, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk janë gati për përgjegjësitë dhe pasojat që mund të ketë interkursa, përfshi edhe pasojat e saj, në gjendjen e tyre emocionale. Ata nuk do të jenë gati për seks, përpara se të bëhen 18 ose 19 vjeç.
Të gjithë të rinjtë janë seksualë! Unë e them këtë me zë të lartë dhe shpresoj që të rinjtë do të më kuptojnë drejt. Ata duhet të kuptojnë dhe ta mbajnë mend mirë, se seksi vaginal dhe anal nuk janë të vetmet akte seksuale që u japin kënaqësi.
Shumë nga prindërit dhe mësuesit bëjnë gabim, kur e barazojnë seksin me seksin penetrant vaginal. Seksi përfshin edhe akte të tjera kënaqësie, siç janë puthjet e thella ose franceze, masturbacioni, fërkimet erotike pa penetrim, zakonisht, mbi teshat, stimulimin me duar i gjinjve, gjenitaleve dhe seksi oral. Të gjitha këto janë akte seksuale dhe mund të çojnë, lumturisht, deri në orgazma të shëndetshme, që do të çlirojnë nga stresi.
Adoleshentët duhet ta përfytyrojnë jetën e tyre seksuale si një udhëtim në një rrugë të gjatë me shumë ndalesa. Mosha dhe pjekuria e tyre, si dhe ndihma e personit që i besojnë janë ato që përcaktojnë ndalesën seksuale ku duhet të qëndrojnë. Për të rinjtë, seksi, duhet të jetë një magji po njësoj inspiruese edhe kur puthen dhe kur përkëdhelen si dashnorë për orë të tëra, edhe kur eksperimentojnë sjellje të tjera seksuale më intensive. Përcaktimi me kujdes dhe realisht i ndalesave seksuale, ndihmon mirëkuptimin e ndërsjelltë në marrëdhënien e të rinjve.
Të kërcejnë në një marrëdhënie seksuale të thellë, shumë larg dhe shumë shpejt, duke i kapërcyer ndalesat seksuale, është gabim dhe këto gjykime të gabuara kanë kosto. Shpesh, ato çojnë në shtatzëni të padëshiruara, në sëmundje infektive seksuale (SIS) dhe në dëmtime psiko-emocionale të rëndësishme. Është në dorën e adoleshentëve që t’i evitojnë të gjitha këto.
Në çdo rast, ata duhet t’i rezistojnë tundimit për të shkuar tej nivelit të gatishmërisë së tyre emocionale, tej dijeve të tyre seksuale dhe tej intimitetit të tyre seksual.
Vajza dhe gra të rritura, tregojnë për shumë histori seksuale të kaluara, që kanë qenë pa asnjë vlerë emocionale në jetën e tyre. Ato edhe pse e kanë ndjerë vëmendjen e dashnorëve në kohën që bënin seks, më vonë u ndjenë të zhgënjyera prej tyre, veçanërisht, kur ata shkuan me partnere të tjera seksuale.
Seksi të bën të ndjehesh mirë, por, kur nuk të vinë më zakonet, ankthi se ke mbetur shtatzënë është shumë i dhimbshëm. Janë me qindra vajzat e reja që pyesin të shqetësuara: A kam mbetur shtatzënë?
Një vajzë që mbetet shtatzënë duhet të zgjedhë: ta mbajë fëmijën apo të bëjë një abort. Shumë vajza të reja që i kanë mbajtur fëmijët tregojnë të dëshpëruara, se shtatzënia e padëshiruar në adoleshencë u a ka prishur krejt rininë e tyre “normale”. Ato humbën gjithçka të rëndësishme nga jeta e tyre shoqërore. Shumë prej tyre nuk mbaruan dot as gjimnazin. U bënë prindër në një moshë, kur kanë nevojë vetë për prindër që të rriten dhe kur akoma nuk janë të afta ta përballojnë financiarisht jetesën e tyre.
Edhe ato nëna të reja, që i lindën fëmijët dhe i dhanë ata për adaptim, ose i flakën në koshin e plehrave, gjatë gjithë kohës kanë jetuar me ankth.
Ka edhe më. Vajzat e reja që bëjnë seks të pambrojtur kur nuk kanë arritur akoma moshën 17 vjeç, sipas statistikave, sëmuren më shpesh me kancerin e qafës së mitrës.
Trupi i adoleshenteve të reja nuk është akoma i zhvilluar mirë, për të mbajtur një shtatzëni dhe mund të ndodhin gjëra që kërcënojnë jetën e nënës dhe të fëmijës. Mos u çuditni kur dëgjoni, se gjatë lindjes disa nga këto vajza edhe kanë vdekur.
Shumë vajza që mbeten shtatzëna, vendosin ta prishin shtatzëninë duke bërë aborte. Por, aborti nuk është një zgjidhje e mirë. Aborti është një ndërhyrje brutale në proceset hormonale që zhvillohen në trupin e vajzës shtatzënë. Kjo është me pasoja për shëndetin e vajzës më vonë. Aborti, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka edhe komplikacione. Mund të ndodhin infeksione të rrugëve të lindjes, që e bëjnë të pamundur ngjizjen dhe lindjen e fëmijëve me vonë. Infeksionet ndonjëherë janë shumë të rënda që mund të rrezikojnë edhe jetën e vajzës. Seksi penetrant vaginal dhe anal janë shkaku kryesor i infektimit të të rinjve me HIV/AIDS. Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë shumë të përhapura midis të rinjve që fillojnë të bëjnë seks herë. Ky është një problem shumë serioz, veçanërisht, për vajzat e reja. Kjo ndodh sepse shumica e këtyre të rinjve bëjnë seks të pambrojtur. Infeksionet që transmetohen seksualisht janë sëmundje serioze që, ndonjëherë, mbeten për gjithë jetën, ose çojnë edhe në vdekje.
Gratë që e kanë filluar jetën seksuale përpara moshës 18 – 19 vjeç, tregojnë se seksi i hershëm është shumë i mërzitshëm, aspak special dhe se do të donin të mos e kishin bërë kurrë. Ato tregojnë se në krahasim me shoqet e tyre seksualisht jo aktive në rini, ishin më pak të interesuara për seks në moshën 20 – 40 vjeç dhe kjo ka krijuar shumë probleme me partnerët e tyre.
Shumë vajza 13-16 vjeçare mendojnë se aktiviteti i hershëm seksual do t’u sjellë shumë gjëra të rëndësishme. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Ato mendojnë se duke bërë seks, do t’i mbajnë djemtë për kohë më të gjatë afër vetes, do të gjejnë dashurinë, do të jenë më popullore midis shokëve dhe do të duken më të rritura.
Ka një fakt jetësor: 99.99% e njerëzve kurrë nuk e harrojnë partnerin e interkursës së parë seksuale. Kjo ndodh sepse ky është një hap me shumë rëndësi. Një hap të cilin kurrë nuk e kthen dot mbrapa. Ky hap ka ndikim të thellë emocional, që pak të rinj e të reja nën moshën 18 vjeçare, kanë aftësinë ta menaxhojnë.
Të rejat e mendojnë kryerjen e marrëdhënies së parë seksuale si momentin më të lumtur, por nuk duhet të harrojnë se realiteti mund të mos përputhet me fantazitë e tyre. Shumë njerëz zhgënjehen nga akti i parë seksual. Ai mund të jetë shqetësues, alarmant, shtazor dhe pa asnjë kënaqësi.
Ka shumë djem e vajza të cilët e shohin interkursën e parë seksuale si gjë pa rëndësi “Ohu. Punë e madhe” thonë ata, por e vërteta nuk është kështu.
Seksi me dikë përmirësohet me kohë dhe eksperiencë, ashtu siç përmirësohet loja në piano ose të ngasësh biçikletën. Askush nuk del që ditën e parë në koncert dhe askush nuk del që ditën e parë në rrugë me biçikletë. Interkursa e parë që të jetë e kënaqshme kërkon njohje të gjatë me njëri-tjetrin, kërkon besim, komunikim dhe përkushtim të mirë me shokun.
New York, Korrik 14, 2013
Per rastin e 3 , modistisht, ofrohem vullnetar
Pershendetje Doktor
shume pjesa qe me shqeteson eshte se sa here kryejm akt seksual pra gjate penetrimit mua me provokon urinim
Dua te dij pse nuk ndjej kenaqesin e duhur gjate aktit seksual ke partnerin dhe per me