Abdurahim Ashiku*
E rrallë por ndodhi, dhe mbase në “mjekrën” e marrëdhënieve mes dy fqinjëve mijëravjeçarë takime të tilla do të bëhen “autostradë”. Ministrat Kotzia dhe Bushati u përballën në një sallë të mbushur me studentë.
Pyetjet e moderatorit dhe të studentëve kishin një ngjyrë dhe një shije të njohur dhe të lakuar në të gjitha rasat e të zgjedhuar në të gjitha mënyrat: çështjen çame dhe kufirin detar. Përgjigjet “diplomatike” ishin të njëjtat “ti në anën tënde, unë në anën time”, si dy paralele që nuk takohen kurrë.
Zoti Kotzias foli edhe për mbi 700 mijë shqiptarët mërgimtarë në Greqi si një urë lidhëse mes dy popujve dhe për ndihmesën e tyre në zhvillimin e ekonomisë dhe si ndërmjetës të gjallë në marrëdhëniet midis dy shteteve. Foli edhe për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Greqi që shkëlqejnë në shkollat greke që nga ato të ciklit të ulët e deri në universitete. E vërtetoi këtë me përvojën vetjake edhe ministri Bushati i cili për një kohë paska qenë student në Greqi (!)
Me kaq u mbyll një çështje që për mendimin tim është e të njëjtave përmasave (në mos më shumë) se sa kufiri detar dhe pronat e çamëve në Greqi. Fjalën e kam për asimilimin tepër të shpejtë të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, mohimin drastik të shkollimit të tyre në gjuhën e nënës, ngushtimin e qëllimshëm të të gjitha hapësirave që fëmija të dijë, nëpërmjet shkollimit, të flasë, të shkruaj, të lexojë dhe këndojë shqip. Në atë që ministri Kotzias duke dhënë shembull arvanitasin Pangallos dhe gjuhën arvanite e cila na qenka një hibrid midis greqishtes dhe shqipes (!) me nënkuptimin se edhe shqipja e emigrantëve shqiptarë në Greqi e tillë do të katandiset.
Ministri Kotzias përmendi që në Greqi ka mbi 700 mijë emigrantë shqiptarë. Nga një përllogaritje e përafërt i bije që në sistemin e shkollimit shtetëror në Greqi të ketë 100-150 mijë fëmijë të shqiptarëve ! Një numër i madh që nuk ka tërhequr ndonjëherë vëmendjen si të qeverisë greke po ashtu edhe të qeverisë shqiptare në vëmendje të shkollimit shqip të tyre.
Ka vetëm një marrëveshje zyrtare të shkruar, firmosur e vulosur midis dy ministrave Arseni dhe Ruka, marrëveshje e 4 nëntorit 1988 e cila…
…Nuk flet fare për shkollimin shqip të fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi.
…Nuk flet as për zhvillim mësimi “pranë shkollave”
…Nuk flet as për “mjedise mësimore” dhe të tjera që lidhen me mësimin e gjuhës shqipe ashtu si zhvillohet në vendet evropiane…
Në thelb kjo marrëveshje, si në formë po ashtu edhe në përmbajtje, ishte e njëanshme dhe diskriminuese për gjuhën shqipe. Ajo ishte një kontratë (ky është titulli zyrtar) për përhapjen dhe ligjërimin e gjuhës greke në Shqipëri, shtrirjen e saj jo vetëm në zonën klasike minoritare por në të gjithë hapësirën gjeografike shqiptare nga jugu në veri.
Për të mos ia ngrënë hakun medies pamore e shkronjëtore në zë e në germë ka pas edhe nja dy marrëveshje midis Pollos e Evripidhit dhe Pollos e Janakut, marrëveshje që janë shpërndarë në efir por nuk gjenden në asnjë arkiv të paktën të Ambasadës shqiptare në Athinë ku e kam kërkuar me këmbëngulje dhe në dashamirësi të ambasadorit.
Ka edhe një deklaratë të zonjës Bakojani në postin e kryetares së bashkisë së Athinës…
“Askush nuk ju ndalon të hapni shkolla shqiptare në Greqi. Duhet që vetë shteti juaj të ketë një interes në këtë drejtim. Ne ju ndihmojmë me ambientet, ndërsa ju duhet të siguroni librat dhe mësuesit”.
Ka edhe një gjyq të gjuhës shqipe në Athinë, gjyq që e kam ndjekur tetë orë në këmbë e ku kam parë dhe dëgjuar egërsinë e shtetit, opinionin e gjerë mbështetës dhe drejtësinë e ligjit.
Fjala është për drejtoreshën e shkollës së Gravës Protonotario dhe mësuesen shqiptare Karkallo. Zonja Protonotario u pushua me urdhër të ministrisë nga puna pse në mjediset e shkollës ku drejtonte kishte hapur një kurs për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë dhe paralel kishte hapur një kurs për mësimin e gjuhës greke nga prindërit e këtyre fëmijëve. Njëkohësisht kishte hapur një kurs edhe për fëmijët arabë për mësimin e gjuhës greke.
I dërguari i ministrisë së arsimit dhe besimeve që e zëvendësoi zonjën Protonotario ngriti padi për drejtoreshën dhe mësuesen shqiptare Karkallo, padi vetëm për gjuhën shqipe dhe jo për gjuhën arabe.
Në gjyq, përballë presionit të madh të forcave përparimtare në Greqi dhe në mbarë botën, i deleguari e tërhoqi padinë duke pohuar se atë e kishte bërë me diktim nga lart.
Ndërkohë krahas të tjerëve dëshmitarë në gjyq doli edhe Avokati i Popullit Grek i cili këmbënguli në pafajësinë e dy të akuzuarave dhe kërkoi që ata të shpallen të pafajshme. Të pafajshme i shpalli edhe prokurori i çështjes.
Gjykata e Athinës, pas tetë orë gjykimi i shpalli dy zonjat të lira nga çdo akuzë duke shpallur të ligjshme mësimin e gjuhës shqipe në Greqi.
Ishte rasti më ideal që fill pas kësaj në Athinë të zbrisnin titullarët e shtetit shqiptar, ministri i arsimit dhe ai i punëve të jashtme për të lidhur një akt-marrëveshje të plotë që gjuha shqipe në Greqi të jetë jo vetëm e lejueshme por edhe si gjuhë e dytë në shkollat greke. Nuk u bë.
Ndërkohë që Greqia ka hapësirë të gjerë për shkollimin greqisht të fëmijëve minoritarë në Shqipëri (në raportin që për 400 nxënës ka 100 mësues), ka hapur jo vetëm në qytete dhe fshatra thjesht shqiptare shkolla “private” greke Shqipëria as ka hapur dhe as ka ndërmend të përgjigjet me të njëjtën monedhë.
Këtë boshllëk shtetëror shqiptar e kanë “plotësuar” një armatë e madhe jo thjesht në numër por mbi të gjitha në shpirt e në përkushtim madhor për gjuhën shqipe, mësuesit dhe mësueset shqiptare.
Më 7 mars 2001 një grup ATDHETARËSH me germa kapitale, biseduan me prindërit, mblodhën fëmijët dhe i thanë një mësuesi veteran nga Përmeti, Dashmir Zaçes “Mësoju fëmijëve të shkruajnë, lexojnë e këndojnë shqip!”
Në librin “Shkolla shqiptare e Selanikut” janë përshkruar në gjinitë publicistike të portretit, intervistës, vet deklarimeve, fotografive… 21 mësues e mësuese që në 15 vjet kanë mbushur shpirtin e më se njëmijë fëmijëve me fjalën dhe germën shqipe.
Pas saj, si lulet në livadhin e majit, u hapën të tjera shkolla (kështu i quaj unë ndonëse ata janë kurse për mësimin plotësues të gjuhës shqipe). Shkolla shqiptare e Athinës, shkolla “Porta”, shkolla Kallabaka, shkolla “Patra”, shkolla “Korinthi”, shkolla në fshatin Saranti, shkolla në ishujt Tinos-Siros dhe të tjera që nga Kavalla deri në Arta.
Një nismë e jashtëzakonshme. Në tre libra të serisë “Rilindësit e kohës sonë” (Rilindësit e kohës sonë, Shkolla shqiptare e Athinës dhe Shkolla shqipe e Selanikut) në mbi 1100 faqe, portretizohen 67 mësues dhe përcillen afro 500 fotografi. Në 32 minuta jepet një film dokumentar për mësuese Verën e cila pasi mblodhi 72 fëmijë në ishullin e Tinosit dhe i ndau në dy grupe për tu dhënë mësim të shtunave dhe të dielave kaloi detin në një udhëtim rreth dy orë në traget dhe bëri të njëjtën gjë me fëmijët e ishullit të Sirosit.
Ishte rasti që në 15 vjetorin e shkollës së parë të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Ministria e Punëve të Jashtme të vlerësonin qoftë edhe një fletë nderi (shoqëruar me librin “Kurban!) mësuesit vullnetarë të shkollimit shqip të fëmijëve në Greqi.
Ishte rasti që në Kuvendin e Shqipërisë të depozitohej dhe të miratohej një ligj i veçantë për shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim, ligj që e ka në germë si Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë e Kosovës po ashtu edhe Ministria e Diasporës së Kosovës.
Ishte e rastit që në takimin e organizuar me ministrat Kotzias dhe Bushati në mos nga salla moderatori Balla të pyeste drejtpërdrejt ministrat:
Kur do të hapen dyert e shkollave greke që fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën shqipe ashtu si fëmijët grekë në të gjithë botën mësojnë gjuhën greke?
Kur do të lidhet një marrëveshje zyrtare midis dy ministrave të punëve të jashtme dhe dy ministrave të arsimit të Greqisë e Shqipërisë që gjuha shqipe të jetë gjuhë e dytë në shkollat greke?
Kur në Kuvendin e Shqipërisë do të ketë një ligj të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë? Me siguri do të flitej në gjuhë diplomatike pa përkthim… Megjithatë tri pyetje shkaktojnë tronditje…
*Për DITA nga Athina, 13 qershor 2016

Ne parim e drejte, por ne fillim duhet te mesojne shqip shqiptaret ne Shqiperi
Ne themel te Shkrimit te Ashikut qendrojne Tre pyetje te nje ATEDHETARI te Vertete! Diplomacia Shqiptare te perballet Denjesisht me Diplomacine Greke, ashtu si per ate te Kufirit Detar!
Shqiptaret ne Greqi kane nderruar emra e fe dhe nuk mund te dale dot kurre nje minister kushdo qofte me ” katolik se Papa ” apo shqip, me nacionalist se bashkatdhetaret. Nacionalizmi ne politiken e nje vendi ka po ate gjatesi vale sa eshte nacionalizmi ne popullin e vendit tij. Te ishim ndryshe ne, edhe Bushati do fliste ndryshe.
Shume mire Z. Ashiku, por te kishe reaguar me mire perpara takimit te ministrave qe te sensibilizoje anen tone.
Nik
Zoti Natyralisti. Shqiptarët në Greqi, ashtu si shqiptarët kudo në botë i kanë ndërruar emrat dhe besimet fetare sipas interesit ashtu siç i kanë ndërruar edhe brenda kufirit të Shqipërisë nga vetë shqiptarët.
Mua gjyshja ime ma ka lënë emrin Abdurahim. Kam 20 vjet në Greqi dhe nuk më ka kërkuar askush të ndërroj emrin. Dokumentet i kam në emrin tim që ma kanë lënë më 11 maj 1941. Në të njejtën kohë shkruaj në shtyp me të njejtin emër që kam shkruar që nga viti 1957. Bushati dhe të tjerët i kujtojnë emigrantët vetëm nëpërmjet zërit “remitanca”
Zotit Nik i them se nuk është hera e parë që reagoj për këtë dhe për probleme të tjera që lidhen me mërgatën shqiptare në Greqi e gjetkë.
Faleminderit për komentet.
gazetar A.A druaj se me ke keqkuptuar. Une thashe nuk jemi popull nacionalist, nuk thashe se Abdurahimi nuk eshte. Perderisa nderrimin e emrave dhe fese sipas interesit e pranon dhe ti, kjo verteton komentin tim. Nuk justifikoj Bushatin as qeverite, ato nuk mund te behen me shume nacionaliste se populli qe perfaqesojne.
Ndërrimi i emrave nuk është dukuri e sotme. Shqiptarët në këto më se 20 shekuj nën pushtimin romak, bizantin dhe Osman janë detyruar tu përshtaten feve të pushtuesve, të ndërrojnë emra e identitet. Në Lurë ka një familje ku dy vëllezër kanë fe të ndryshme, njeri mysliman e tjetri katolit, njeri me emër mysliman e tjetri katolik. Në një studim që kam dëgjuar (dhe publikuar nga unë pas përkthimit) Aristidh Kola jep shembuj të shumtë se si grekët (dhe arvanitët në Greqi) për mbijetesë mbanin njeri djalë emër e fe myslimane e tjetri orthodhokse.
Loja mediatike dhe politike që po bëhet për ndërrim emrash, besimesh fetare, është një lojë që i çon golat në portën e keqdashëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për mua kjo çështje duhet të mbyllet. Për mua është fatkeqësi e madhe që vendi është mbushur me kisha katolike, orthodhokse, myslimane, teqe bektashije, që harxhohen miliarda për fenë në një kohë që zhvillojmë mësim në shkolla të shkatërruara e të tjera.
Respekt për të gjithë komentuesit
Unë e thashë fjalën time (dhe do të vazhdoj ta them) edhe pse askush nga shteti i amortozuar në sa e në veshë nuk e shikon dhe dëgjon.
Shkrimi i mesiperm i gazetarit A Ashiku tregon per nje realitet shumevjecar qe kalojne emigrantet e femijet e tyre !! Pyetjet ,verejtjet e kritikat mjerisht i takojne qeverise sone se thenia e ish-kryetares se bashkise se Athines ,deputete e partise N D ;e bija e ish kryeministrit Micotaqi e ka thene hapur qe s”ju ndalon njeri te hapni shkolla shqipe e detyra e juaj te siguroni mesues e libra !! Pergezoj shkrimtarin A ,A qendrimin e tij atdhetar qe i emigruar ne Greqi nuk ka nderruar indititet !! E vertete qe askush s”te detyronte te nderroje emer e fe por kishe me lehtesira ,mundesira e miq ne se pranoje nderrim emri e feje !! Kjo mvaret nga karakteri e bindjet e njeriut !! Personalisht kam jetuar 10- vjet ne Greqi ,e vazhdoj pse jam banore e atij shteti dhe pse per vite ndodhem me pune ne qender te europes ,pra larg Greqise e kam mbajtur e deri sa te kem fryme emrin e lindjes e atesine !Arsyet e braktisjes nga vendlindja ishin politike !Ketu ku jam femijet e emigranteve greke bejne dy here ne jave mesimin e gjuhes greke e mesuesja ne jave shkon ne dy shkolla ku jep mesimet perkatese !! Shteti jone fle ,ne kete problem serjoz tregon antiatdherizmin e tij te vjeter !!
Kur nuk ka folur Abdurrahim Ashiku, pwr dhimbjet e tij atdhetare?!
Abdurraman Ashiku, vertet “ashik”atdhetar, na bwn ti themi qeverrive dhe partive shqiptare ti vwnw gishtin kokws,, pwr kwtw problem madhor ;ruajtien e gjuhws amtare sa identitetit kombwtar kudo tw jenw shqiptarwt.
Pwr kwtw kanw pwrgjegjwsi “kokat” e vwndit nw cdo etapw zhvillimi tw ngjarjeve.
C’ti bwsh qw kemi pakw ABDURAMAN ASHIKW…
I lumtw pena atij qw ka 25 vjet tw viteve tw emigracionit fundit,, qw pwr kwto probleme kardinale atdhetare flet e nuk e degjon njeri nga superstrukturat e shoqwrisw shqiptare.
Deri kur kwshtu mw !?
Guri Naimit D.