Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Tri pyetje të thjeshta mund të bëhen këto ditë, ndërsa shohim Sali Berishën tek shfaqet në çdo ekran televiziv, nga mëngjesi në mbrëmje. Lufton si një “trim i paepur”, që nuk dorëzohet as përballë fuqisë më të madhe të globit.
Por me kë? Kjo është pyetja e parë: Me kë lufton Sali Berisha sot? Berisha nuk kufton me Amerikën, sepse me Amerikën nuk mund të luftohet. Berisha lufton me kohën e sotme, me Shqipërinë e sotme, sepse e sotmja nuk është më koha e tij. His days are long gone! Ai e ka të vështirë ta pranojë këtë, prandaj edhe kërkon ta kthejë Partinë Demokratike dhe Shqipërinë demokratike në kohën e shkuar, në “kohën e tij”. Por a është vallë e mundur një gjë e tillë? Edhe pse rikthimet politike nuk janë një dukuri e panjohur në histori (rikthimi i Monarkisë Stuart në Anglinë e shekullit të 17-të, rikthimi i Burbonëve në Francën post-bonapartiste në fillim të shekullit të 19-të apo rikthimi i dinastisë Meiji në Japoni në gjysmën e dytë të atij shekulli), një rikthim i Berishës në krye të këtij vendi është krejtësisht i pamundur.
Pyetja e dytë: Nëse koha e tij ka perënduar, përse Berisha vazhdon të bëjë luftë? Një përgjigje mund të ishte kjo: Berisha vazhdon të luftojë pasi konflikti dhe lufta janë gjendja e natyrshme e tij. Ai lufton sepse nuk i ka mbetur rrugë tjetër për të qenë i përfillur në politikë dhe në shoqëri. Jashtë konfliktit dhe pa luftë Berisha është i harruar, është Askush. Dhe, i mësuar të jetë gjithnjë Ai, njeriu i pushtetshëm, bajraktari i politikës shqiptare, ai e ka të vështirë të pranojë t’i hedhë armët, edhe nëse këto janë të vjetra, të ndryshkuara, ose të thyera. Në fund të fundit, çfarë tjetër do të humbiste pasi ka humbur nderin e tij, që, siç thoshte Shekspiri, është pjesa e pavdekshme e çdonjërit nga ne?
Pyetja e tretë? Nëse ka humbur nderin, çfarë mund të fitojë nga kjo luftë “totale” me të gjithë? Asgjë, sipas mendimit tim. Sepse edhe humbja e tij është totale dhe përfundimtare. Këtë të vërtetë, gjithashtu, Berisha e ka të vështirë të pranojë.
Mund të vazhdoja të shkruaja edhe më gjatë, sidomos pasi e dëgjova Berishën të fliste dje para një grupi gazetarësh që nuk e kuptoj përse vazhdojnë t’i “varin pafidhen”, siç do të thoshin në Gjirokastër, këtij humbësi të madh, por nuk do u shtoja ndonjë gjë të re atyre çfarë kam thënë në këtë gazetë rreth një vit më parë, kur Sali Berisha u shpall një person i padëshiruar nga administrata ameriane, ndaj edhe riprodhoj këtu, pa hequr dhe pa shtuar asgjë, çfarë kam shkruar për të në maj dhe në korrik të vitit të shkuar.
19 maj 2021
Njoftimi i Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe motivacioni me të cilin ai shpjegon deklarimin nga administrata e Shteteve të Bashkuara të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe familjarëve të tij si personae non gratae më bëri të ndihem mirë. Në fakt, më bëri të ndihem shumë mirë. Për shumë arsye, të cilat nuk i them sot, post-factum, për herë të parë, por i kam venë në dukje shumë vite më parë, kur Sali Berishën e kam cilësuar si një “fatkeqësi kombëtare”.
Ky është një lajm i mirë, një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Unë e di se shumë njerëz, të cilët e kanë dashur, ose e duan dhe e mbështesin edhe sot Sali Berishën, ky lajm i ka gjetur në befasi dhe shumë prej tyre i ka dëshpëruar, i ka shqetësuar, i ka hutuar dhe i ka shtyrë të reagojnë në mënyrë instinktive, por jo prudente.
Ndër ta, shumë janë mbështetësit e tij besnikë në radhët e Partisë Demokratike, por jo aq në radhët e demokratëve të thjeshtë të këtij vendi se sa në radhët e atyre që e kanë drejtuar ose e drejtojnë këtë parti.
Shume të tjerë janë ndër radhët e atyre “analistëve”, të cilët, në studiot e disa televizionëve, e kanë justifikuar dhe mbrojtur me shumë zell “kryedemokratin Berisha”. Zhgënjimi i këtyre të fundit pas lajmit të djeshën duhet të jetë shumë i madh dhe unë e kuptoj përse. Berisha ka qenë për ta lideri “i dashur, karizmatik dhe tolerant” ndaj mendimit të lirë, edhe pse shumë prej tyre e kujtojnë mjaft mirë gjëmën që ky armik i medias së lirë i bëri gazetës Koha jonë 15 vite më parë. Armiqësia e Berishës ndaj shtypit të lirë dhe parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri janë krahasur nga studies të Universitetit të Harvardit me atë të Slobodan Milosevic-it në Serbi, të Jean Bertrand Aristide-s në Haiti, të Mahathir Mohammad-it në Malajzi, të Alberto Fujimori-t në Peru, të Leonid Kravchuk-ut dhe Leonid Kuchman-it në Ukrainë etj.
“Uncle Sam” nuk e njohu dje Sali Berishën. Ai e ka njohur fytyrën e vërtetë të tij një çerek shekulli më parë, atëherë kur, pas rrënimit total të vendit që Berisha toleroi e inkurajoni përmes firmave të tipit Ponzi, ai deklaronte “Après moi, le deluge” (pas meje të bëhet qameti).
Dje, Uashingtoni i tha Sali Berishës “This is it!” Dje administrata e Presidentit Joe Biden i komunikoi këtij “përbindshi” të politikës shqiptare fundin e vet. Një fund i turpshëm, poshtëronjës, për kreun e shtetit dhe kryeministrin e një shteti aleat të fuqisë më të madhe të globit.
Për shkak se—dhe në rrethanat në të cilat po zhvillohet reforma në drejtësi në vendin tonë—reforma demokratike më e gjerë, më e thellë, më e vështirë dhe më e rëndësishme në tri dekadat e këtij tranzicinoni të tejzgjatur e konvulsiv në Shqipëri, kjo duket se ishte koha më e përshtatshme për t’i treguar vendin Sali Berishës dhe dinastisë së tij, si dhe për t’i dhënë mësimin e duhur jo vetëm familjes politike që ai krijoi dhe udhëhoqi me një dorë të hekurt deri më sot, por edhe tërë klasës politike shqiptare.
Deklarata e Sekretarit të Shtetit është një lajm i mirë në radhë të parë për qytetarët shqiptarë. Ky lajm konfirmon se Shtetet e Bashkuara janë një mik dhe një aleat i vërtetë i Shqipërisë, se Uashingtoni i ndjek me vëmendje e me shumë seriozitet zhvillimet në vendin tonë dhe është seriozisht i angazhuar dhe i vendosur që demokracia dhe shteti i së drejtës në këtë vend të përparojnë e të konsolidohen.
Ky është një lajm i mirë për demokracinë në Shqipëri, pasi ai përmban një sinjal të qartë e të fortë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë dhe nuk do e të lënë pa ndëshkuar askënd që merr nëpër këmbë aspiratat demokratike të popullit shqiptar, që nëpërkëmb interesat e publikut, që cënon intreresin kombëtar dhe që minon demokracinë në këtë vend.
Ky është një lajm i mirë dhe tejet inkurajues për sistemin tonë të drejtësisë në reformim e sipër. Mesazhi i tij lexohet qartë si një mbështetje e vendosur për ta çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo që shkel ligjet e shtetit, këdo që është i korruptuar, këdo që shpërdoron pushtetin ose detyrën që i kanë besuar qytetarët, këdo që me veprimtarinë e tij bëhet i rrezikshëm për shoqërinë. Unë nuk kam dyshim, se emra të tjerë, si Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe shumë politikanë të korruptuar, që e kanë zhvatur këtë vend dhe e kanë dëmtuar këtë demokraci, presin tani gjakngrirë radhën e tyre.
Ky është një lajm i mirë për Partinë Socialiste dhe për qeverinë që drejton kjo parti, jo sepse një prej kundërshtarëve politikë më të mëdhenj të saj do të jetë këtej e tutje në “listën e zezë” të aleatës sonë më të madhe, por sepse ky vendim shërben si një paraljamërim serioz se askush nuk është i paprekshëm, ose i përjetshëm në pushtet, se korrupsioni e krimi nuk kanë as ngjyrë, as kartë anëtarësie të ndonjë partie politike të veçantë, por janë një e keqe e madhe, ndaj së cilës askush nuk mund të jetë imun.
Mbi të gjitha—sado paradoksale që kjo të tingëllojë—ky është një lajm shumë i mirë për vetë Partinë Demokratike dhe drejtuesit e saj, sepse, më në fund, u jep atyre mundësinë që të ndahen përfundimisht nga trashëgimia antidemokratike e kriminale e Sali Berishës, nga tutela dhe frika prej tij, për t’u zhvilluar e rritur si një parti e vërtetë demokratike, sot në opozitë dhe nesër eventualisht në krye të punëve të shtetit.
Me vendimin e djeshëm, administrata amerikane nuk dënon thjesht një shqiptar keqbërës më shumë dhe familjarët e tij, që kanë abuzuar me pushtetin dhe me pasuritë kombëtare të këtij vendi. Vendimi i djeshëm u jep shqiptarëve të thjeshtë besim në Shtetet e Bashkuara dhe në sistemin e drejtësisë që po ndërtojmë, ndërsa për klasën politike shqiptare është një mësim i madh.
Uncle Sam is watching!
30 korrik 2021
Një Shqipëri demokratike ka nevojë edhe për Partinë Demokratike. Por as Shqipëria, as Partia Demokratike e saj, nuk kanë nevojë për Sali Berishën.
Shqipëria ka nevojë për një parti opozitare që është vërtet demokratike. Shqipëria nuk ka nevojë për një opozitë që nuk përfaqësohet nga një parti demokratike e vërtetë.
Shqipëria ka nevojë për një parti opozitare, e cila, si një parti e vërtetë demokratike, të mund të konkurrojë në zgjedhje demokratike dhe—nëse fiton—të mund ta drejtojë këtë vend në mënyrë demokratike.
Partia Demokratike që shohim sot në Shqipëri nuk ka se si të jetë realisht një parti demokratike sa kohë që ajo pranon të mbahet peng nga një individ i vetëm, nga Sali Berisha. Nëse është e diskutueshme—dhe tepër e dyshimtë—që Partinë Demokratike e ka themeluar Sali Berisha, nuk ka asnjë dyshim se këtë parti e ka penguar dhe po e pengon të sillet si një parti e vërtetë demokratike pikërisht Sali Berisha.
Një varg pyetjesh kërkojnë përgjigje:
Si është e mundur që këtë realitet të mos e kuptojnë ata dhjetëra mijë qytetarë të këtij vendi që e besojnë Partinë Demokratike dhe votojnë për të?
Si është e mundur që një njeri i vetëm, me të cilin pjesën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë nuk e lidh asgjë—dhe prej të cilit ata janë zhgënjyer e tradhëtuar shumë herë—të vazhdojnë t’i mbajnë sytë nga ai?!
Si është e mundur që mijëra aktivistë të sinqertë e të ndershëm të Partisë Demokratike, qindra anëtarë të forumeve drejtues të kësaj partie dhe qindra njerëz të tjerë që veten e quajnë intelektualë, t’i qëndrojnë besnikë, në një mënyrë gati tribale, një njeriu që i ka sjellë kaq shumë të këqia këtij vendi dhe vazhdon ta pengojë përparimin e tij?
Si është e mundur që themi—shumë herë, madje, me mburrje—se jemi populli më proamerikan në botë dhe, në të njëjtën kohë, shumë demokratë shqiptarë “proamerikanë” vazhdojnë t’i shkojnë pas bajraktarit të tyre Sali Berisha?! Çfarë u ka bërë Berisha atyre njerëzve që e ndjekin pas, sa që, edhe kur Amerika u thotë se nuk e do atë njeri, se ai njeri i ka sjellë dëme të mëdha vendit të tyre, ata vazhdojnë të jenë me të.
A janë këta njerëz trushpëlarë e të verbuar nga demagogjia e Berishës? A shpreh qëndrimi i tyre sentimente antiamerikanë? A është “luajaliteti” i tyre tribal ndaj Berishës një zgjedhje mes tij dhe Amerikës?
Sepse, sot, nuk mund të thuash se i çmon Amerikën dhe gjithçka që ai vend i madh ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë shekullit të fundit, as se e do demokracinë amerikane dhe, përsëri, të duash Sali Berishën, njeriun që, për fatin e keq të të gjithëve ne, ka qenë një “fatkeqësi kombëtare”.

Duhet pranuar me keqardhje se ndjekesit e Salehut jane pjese e shoqerise shqipetare megjithese jo ne shumice por megjithate jane tregues i injorances,i servilizmit,i ligesise dhe te interesave te tyre personale ku nje pjese jo e vogel mendon te gradohet duke u shpallur pro Salehut duke injoruar interesat e shqiptareve per nje jete me te mire dhe normale ku dhe ndihma e USA eshte e mireseardhur dhe sidomos e kerkuar nga ne duke ja besuar frenat e drejtesise per te luftuar korrupsionin.Vetem LIGESIA dhe interesat e tyre meskine mund te shojegojne qendrimin e Kelliçit,Bylykbashit ,Palokes dhe Paloqeve te tjere,ku vetem shkaterrimi i PD-se eshte real dhe sidomos me afrimin e Like floririt.Koha e Salehur&Like floririt ka marre fund.Plehrat kane dale ne breg dhe nuk mund te qelbin me te ardhmen e ketij populli…
Historia e Sorosit eshte per banorët e bathores dhe paskuqanit,jo per te perparuarit dhe diturit.
Korçari e ka kapur demin nga briret, me mire prishet.
Nese do te kishte nje rast qe shqiptaret duhet ti dilnin ne krah Berishes,ky eshte nje rast i tille qe justifikohet per te misheruar thenien se i Joti mishin ta ha por kocken ta le.Por mesa duket servilizmi qenka tipare dallus i moralit te intelektualeve tane.Ndryshe nga çarçafet qe nuk i lexon askush filozofi na vjen me nje “investigim” konçiz ngaqe nuk gjen dot nje argument bindes per te hedhur poshte Berishen dhe disa gazetare amerikane,por gjen argument bindes perse duhet ti ngrihet nje bust Sorosit!
Bëju “mburojë njerëzore” ti vetë, bashkë me motrën e mamin këtij kriminelit dhe të korruptuarit, saliqenit.
We, forever with USA!
Po sikur edi rama te shpallej non grata si gjushi durresit,cdo bente krimineli komunist saleh?!!!!
Po shikoja “te pa ekspzuarit” te Ylli Rakipit apo kush e finacon kete pusht kolonjar? Saliu vete besoj! bashke me te edhe Arjanin,Shkullakun nga Sropska,Andin nipin e Hysniut,qe ja ka lene amanet gjyshi te luftoje “imperializmin amaerikan”, Muc nanon dhe viktimen Rudina Hajdari! Si mundet qe disa nga keta arrijne deri ne absurditete te tilla! Jane paguar shume me parate e pista te Saliut! amerika -thote Bushati po ben qe te mbroje regjimin e Rames?! Rama jo se jam mbeshtetes i tij nuk ka vrare njeri sic vrau ai, qe mbrojne keta batakcinj te medias dhe me gjere,Saliu! Rama s’ka djegur ndonje gazete! Rama nuk e ka rrahur ndonjehere Andin dhe Shkullon sic i rrihte Saliu armiqte e tij! Poshtersia dhe llumi jane mbledhur rreth Saliut,rreth parase!
Media paguhet vetem nga drogaxhiu Edvin Rama me Leket e takspaguesve shqiptare ose me Leket e droges.Ne asnje vend te Botes nuk ka pasur kaq shume qeveritare te inkriminuar sa ne Qeverine e drogaxhiut Rama. Vetem Baton Haxhiu mer 18 milion Leke ne Muaj,18 milion Leke ne Muaj.Miliona Leke paguhen Sokol Balla,Alban Dudushi,Dritan Hila e kompani,ndersa Eni Vasilin e beri Ambasadore ne Qipro.
Gregu dhe Rama
te paskan shkerdhyer c’te permban pragu me sa duket ,
qe cirresh si Putane Shpelle ktu .
Surratit te tend prej Putane qe ate qe je vet .t’ja hudhesh tjetrit ,
i kaq dal boja dhe te peshtyne ne surrat gjithe Qytetaret e ktij vendi o Funderina Shpelles .
(s’ke faj ti ,me pas qen E.R ta kisha shkerdhy faren e le te ndodhte cte ndodhte ,por ta beja njiher Shembull per Putanat e ktij Kombi se cfar meritojne ne kte Bote Njerezore .
Nqs urren Qytetarin e Njeriun ,mbyllu ne Shpelle e jeto me kafshet e shkerdheu po me kafshet atzy brenda O Funderine e ksaj Bote .
Faje kane edhe Moderatoret e ksaj Medie qe tregohen kaq te ndyre e si vjen ndot nga kjo Kultyre e gjuhe Prostitutash e produkte incesti shpellash .ptuuuuuuuuuuu Maskarenje qenie te pesahtira te ksaj Bote ,
Salikadavra eshte nje i vdekur i pakallur. Mjere ata qe nuk e kuptojne.
Ky zoteri e di mire fare qe Soros e ka nje fuqi te tille nen kete administrate,por ky s’ka dinjitet/ “professori” i Marksizmit flet politike te jashteme.Keshtu eshte kur njerezit caktohen ambasadore vetem perse dine nje gjuhe te huaj dhe kane mik Kryetarin e Partise…
Saliun e do Poplli./
Edhe kur vjedh,edhe kur vret Saliu eshte si poplli.
Saliu i ri hipi ne cati te teqese se Tropojes dhe shkallmoi catine,Tjegullat i priste Rame Berisha,qe priste poshte me gpmar.Traret i ngarkoi ne mushka dhe i dergoi ne kulle.
Kete beri dhe poplli.Shkaterroi gjithe industrine ,ushtrine,bujqesine brenda vitit,sikur ta kishin pare Saliun mbi catine e teqese.
Nuk ka nevoje ti thote Saliu popullit shkaterroni,digjni thyeni,vidhni,rrembeni,se populli e ndjen Saliun..
Saliu dhe poplli jane binjake siameze.
Edhe anglishten e flet si poplli.
Ata mijra hajdute,drogaxhinj,kriminele ne burg ose jasht,,keshtu e duan Saliun.
Po ti Demo a ben pjese te populli ? Ishin njerez si ty Demo,si Tarifa, si Saliu qe kerkonit me ç’do kusht te na mbushnit mendjen qe te urrenim imperializmin amerikan duke sajuar e shpifur lloj lloj gjerash,jeni perseri po ju te djeshmit qe edhe sot drejtoni dhe jeni bere me “pro amerikane” se sa ne qe shpresonim nje dite qe te arratiseshim per ne Amerike dhe nese ne ate koh kush degjonte zerin e Amerikes e quanit armik sot quani armik kush nuk eshte me Ameriken,çudi ! Berisha eshte pjella e juaj qe Ameriken njelloj si ju e ka luftuar dhe tani njelloj si ju ben sikur eshte pro Amerikan.
ndjeksit e salehut jan ata qe perfituan fabrika. hotelet. uzinat. te gjitha ato qei ndertuam 50 vjet jan te gjith kriminelat e 97 ,,,,bashk me ta eshte edhe edi rrama ndonese ne heshtje por ai te gjitha keto i ben nen rrogoz prandaj po nuk u hoq ai i pari as sala as nje nuk denohet dhe ky vend do kalbet se taniehte qelbur eshte bere llum
O TARIFE TE LUMTE GOJA
ANISE TE KA FAL BOJA
JEPI SIC E KE ZAKON
BYTHELEPIRJA TE SHPETON
1. “Karta Magjike” e Berishes eshte Sorros.
2. Peralla konspirative e Berishes eshte se Sorros kontrrollon SHBA-ne.
3. Sali Berisha e vuan shume kete “fakt te cpikur prej tij”.
4. Duke sulmuar Sorrosin ai nenkupton se po “mbron Ameriken”
5. Per kete ai duhet te shperblehet me nje dekorate.
Pyetja eshte:
6. A ka budallej ne Shqiperi qe e besojne kete?
JO, JO, JO, ………. , JO
7. A ka grupe interesi qe e perkrahin Sali Berishen?
PO, PO, PO, …………, PO
8. Kush jane ato?
Ato jane si ne ate perrallen ku mbreti kishte pare “nje gomar qe po fluturonte” dhe oborrtaret e tij e perforconin deklaraten e mbretit, duke thene se kishin pare nje samar, qe po binte nga qielli.
Pyetja kryesore duhet te jete, pse Sali Berisha eshte akoma jashte hekurave te burgut, kush e mbron.
Saliu eshte nje qen I terbuar,ose derr I eger I plagosur, qe duhet qerruar nga faqja e dheut sepse I rendon tokes shqiptare.
Si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste jane pengje te dy bajraktareve te Shqiperise: Sali Berishes dhe Edi Rames.
Pse je zgjatur kaq shumë profesor?! Shumë thjeshtë, pa teorizime e tollovi fjalësh që shumë njerëz edhe mund të mos i kuptojnë: të shpëtojë gjënë e vjedhur!
Ish doktori eshte qelbi i shoqerise shqiptare: qelbi duhet hequr, duhet shtrydhur dhe te mos ngele as nje pike….
Qelbi pjell e kultivon qelbesiren: edhe ne politike ndodh po keshtu.
Bravo Fatos Tarifa qe i je qep[ur Berishes(dhe mire ben),por pas gjithe atyre pyetjeve wqe ju drejton mbeshtetesve te Berishes,pse nuk u drejton edhe vetes apo antaresise se PS-se,qe akoma nuk kane dashur te kuptojne se Edi Rama ne PS eshte vetem nje KALE TROJE,qe e urren Luften Antifashiste, duke e cilesuar si LUFTE CIVILE dhe nga ana tjeter nderon kryekuislingun Mithat Frasheri ballist,qe ka derdhur gjak partizanesh heroike?
Pse merreni akoma me te shkuaren dhe nuk merreni me te ardhmen?
Pse nuk guxoni ta quani Ramen me plot gojen DIKTATOR,kur ai eshte vertet ashtu,se ai ne PS dhe QEVERI ben cfare t’i doje qejfi dhe nuk guxon njeri ta kundershtoje!?
Shkruaj per fantazmen e Rames te quajtur “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe ka qene dhe eshte jo vetem nje MASHTRIM I MADH,por edhe se ka “PUSHKATUAR” pa gjyq demokracine dhe shtetin ligjor!
Pse nuk shkruan per trajtimin mizor kriminal qe bashkia e Tiranes u ben qytetareve te vet,qe u kla mbyllur dyert e zyrave qe te ankohen ndaj padrejtesive qe u bejne punonjesit e saj te pa afte dhe te korruptuar?
Mos u merr me sofizma ,por veri gishtin plageve te sotme te shoqerise!
Nje verejtje e sugjerim per Fatos Tarifën. Permend ne shkrim rastin e djegies se Koha Jone nga Saliu. Ju lutem sinqerisht ty dhe te gjithe artikullshkruesve te tjere ne kete dhjetevjeçar te fundit te mos e permendni kete fakt, kete krim shteteror ndaj medias se lire? Harxhoni fjalen kot. Vete drejtuesi i saj Nikoll Lesi qe e pesoi kete tragjedi, sot eshte nga puthadoret me te medhenj te monstres sali. E mbron dhe lufton kudo per te si vete qeni ka mbiemrin e tij. Perderisa botuesi e viktima te atij krimit makaber, kur u torturuan gazetaret e tij, dhe nje prej tyre, Zamir Dule, eshte sot handikap dhe viktime e bandave te saliut qe i vune zjarrin redaksise, jetojne e perjetojne si te dashuruarit ne muajin e mjaltit. Boll merrni shembullin e mesiperm. Lereni kete fakt ta mbuloje harresa per turpin e Nikolles dhe per trimerine e Berishes qe ne te vertete eshte nje frikacak paranojak dhe i pashembullt ne historine e tij te pergjekjes. Ju pershendes.
Kush i ka varferuar shqiptaret prej 9 vitesh Sali Berisha apo Edi Rama?
Ujku, ujku (Saliu), por ka 9 vjet qe Cakalli (Rama) po ben kerdine!
Ka 9 vjet qe Saliu nuk ka as pushtet as qeveri.
Ka 9 vjet qe qeverine, pushtetin, drejtesine, mediat, shoqerine civile, biles edhe opoziten e Lulzim Bashes, i Patronazhon Edi Rama.
Dhe shqiptaret nga mengjezi ne darke or ti Tarifa nuk shohin Saliun ne TV or jo se i duhet te vrasin mendjen se i duhet ti ulin femijet 3 here ne dite ne tavolina per ti dhene ushqim!
Shqiptaret e varferuar kafsherisht nga ky Pusht-shteti Rama nuk i mbajne dot me buke femijet duke shkruar perdite kunder Saliut si zotrote o Fatosi i Sevos, as duke lexuar pacavuret e tua!
Shoku Tosiiiii, prej nga 2013 ne shohim nga mengjezi ne darke ate qe prej atehere eshte Kryeminister or djalke dhe qe ta dish se mbase e ke harruar ai quhet Edi a Edvin Kristaq Rama. Dhe pra edhe neve si tere bota hesap duhet ti kerkojme atij qe eshte Kryeminister e jo atij qe ishte Kryeminister se nuk jemi as me te zgjuar se bota, as me budallnj se bota.
Z. Tosi ke shkruar gjate. Une po te shkruaj shume shkurt: Betisha si baj-
raktar e Kanunor qe eshte ka etje per
pushtet, eshte babezia e tij por jo prio-
ritare !! Thjeshte beni nje prove me Be-
rishen: jepni dy opsione: Do pushtet apo shpetimin e pasurise se plackitur
dhe RECIN ! E dyta pa medyshje Berisha e le pushtetin dhe vrapon pas
pasurise, siguron veten dhe familjen e
tij ! Prandaj mos u merrni me analizza te tilla jo do apo nuk do Betisha pushtet
Po ! E do pushtetin por Berisha duke qene nje pragmatik me kembe ne toke
e di se pushtetin si ne kohet e “arta” te
tij nuk e merr me kurre srpse, e para
mosha ben te veten, i duhet ore e cast
te ndrroje “ pamperst”, por ajo qe eshte
me e rendesishme qe i qendron mbi koke si “Shpata e Demokleut” mbetet “”
Non Grata e Amerikes ! Prandaj lufta e
tij eshte me Ameriken dhe s’ka nevoje
ta thote Tosi dhe as une, e thote vete
Berisha kur flet e shkruan e zeza mbi te
bardhen se “lufton per te vene ne vend
dinjitetin e tij” ! Por shtoj ketu edhe nje
faktor tjeter te nendheshem : Berisha ka investime marramendese ne SHBA ,
ka njerezit e tij qe i menaxhojne keto in-
vestime ! Jo me larg se vitin e kaluar pashe nje zonje me dy vajza ne Areo-
portin e Stambolit , veshja e tyre ekstra-
vagante por kjo nuk ka rendesi, rendesi
kishte fakti qe vajza e madhe ul prane
meje, vinin mga N/Y, e pyeta vajzen e
madhe nga mbiemri m’u pergjegj Beri-
sha me ate sinqeritetin e saj naiv ! Keni
te beni me Z. Sali Berisha, e pyeta vaj-
zen instiktivisht pa ndonje qellim dasha-
keqes ?! Po tha vajza e kemi tone, Zonja qe ishte disa metra e. veshur me
fustane hollivudiane, vrapoi drejt vajzes
se saj, e kapi me trembim duke e hequr
me inate nga vendi ku ishte ulur prane
meje !! Pse ky qendrim , konkluzionin
secili mund ta nxjerre vete por nje gje del e qarte : Frika kur ke mizen nen ke-
sule, thote populli !? Pervec bagszhit keto tre femra ishin ngarkuar me valice
si mushkat ne vafti te Italise qe mbartin
murtajat malore neper Shqiperi dhe per
t’u dalluar kishin nje vule te bytha qe s’u
hiqej kurre ashtu si Damka e Saliut “Non grata” qe nuk do i hiqet kurre nga
Amerika dhe sikur 100 predidente te tjere t’i vijne Ameriken …..Te fala me
shendet FIZIT dhe Ti zoti Sale mbah me gajret si “ Dhelpra me hallatet e Da-
shit”……!!!!