Kurrë s’të kam parë një ditë të qetë!
Po si nuk u lodhe,
more qerrata,
të shkoi gjithë jeta,
sherr e shamata!
Sherr e shamata,
Meta s’ka pushuar,
është çudi e madhe,
si ka mbijetuar!
Që nga Nëntëdhjeta,
dhe deri më sot,
asnjë ditë të qetë,
nuk të pamë dot!
Ndonjëherë për ty,
më vjen keq vërtet,
sikur do jetosh,
Njëmijë e Një vjet!
Po një ditë normal,
kur do të shoh vallë,
se dhe ti -Ilir,
je njeri i gjallë?!
Je njeri i gjallë,
si të gjithë ne,
po ti jetën tënde,
bëre kallame!
Ndonjëherë-o mik,
dukesh si i marrë,
se për fat të keq,
ke palo kshilltarë!
Ke palo kshilltarë,
që të krehin bishtin,
dhe vetëm për sherre,
natë e ditë të yshtin!
Shpëtuam nga Gjuzi dhe Maliqi!
Mezi po e presim,
Kuvendin e ri,
shumë më cilësor,
do të jetë ai!
Qe kyja që shkoi,
zi edhe më zi,
Maliqi dhe Gjuzi,
s’do jenë më aty!
Maliqi dhe Gjuzi,
s’do të jenë më kurrë,
të dëgjosh ata,
është një torturë!
Lefteri që është,
thekër e urof,
i është mbushur mëndja,
se është filozof!
Filozof i madh,
doli dhe Kujtimi,
çupa e Azemit,
dhe Murriz Myslimi!
Me të tillë mavrinj,
Kuvendi qe plot,
ndaj themi shyqyr,
shpëtuam-o Zot!
Po shoku i Babales?!
Salanji me burg,
është i dënuar,
por si deputet,
është i promovuar!
Tash apelimin,
Salanji po pret,
do jetë burgaxhi,
apo deputet?!
A.DUKA

Nga Gjuze, Maliq e Murriz shpetuam vertet,
topi nuk e luan fare kete o ti Ben Duka poet.
nuk ka ne parlament as Qife e as Tom Dosh,
por…Qifja sjell te birin, e Toma sjell 3 koDosh,
pastaj Qifja nuk mjaftohet, ble dhe nje mandat,
ja jep dhenderrushit te vet qe te jete vete rehat,
pra…c’rendesi se Maliq, Murriz e Gjuze nuk ka,
ke Tomen 3-fish aty dhe Qifen dopio-mandat pra,
thua dot se Qifja nuk i bleu djal e dhenderrit mandat?
thua dot se Toma u votua se u be Socioaldemokrat?
PSE?
Përsëri rilindja socialiste,
na mblodhi një komision,
për herë të dytë përfundimisht,
shkarkimin e Metës po kërkon.
Por që të shkarkosh presidentin,
duhet një arsye madhore,
një shkelje e rëndë e kushtetutës,
jo përralla me sfurqe dhe kosore.
Ilir Meta na paskësh thënë
kush vjedh votën, dorën do i pres,
dhe na u trembën rilindasit,
se manipulimin, blerjen e kanë ves.
Po ç’dorë do priste Meta,
se thjesht do hante mun,
donte të trembte hajdutët,
që vjedhjen e votës e kanë punë.
Jo se Metës i plas shumë,
për blerjen e votës në parim,
por që mos të vidhnin LSI,
që partia e tij të kishte fitim.
Le të pyesin zonjën KIM,
ç’thuhet atje në Amerikë,
nëse vidhet vullneti i popullit,
kujt ligjërisht i thuhet ik?
A ka të drejtë populli amerikan,
nëse vullneti i tij deformohet,
nëse vidhet nga pushtetarët,
i armatosur, a mund të çohet?
Rilindasit thonë se Meta ka dalë,
kundër aleatit tonë strategjik,
se ka kundërshtuar zonjën Kim,
dhe sms e saj fare pa frikë.
Në cilin vend të botës,
ambasadorja urdhëron me sms,
presidentin e një vendi të lirë,
që të qepë gojën e mos të bëjë zë?!
Metës mirë ja bëjnë këto lojra,
se nuk është burrë i vërtetë,
përmend përherë popullin e 2 marsit,
s’e shpërndau dot atë palo parlament.
Një parlament karagjozësh,
me hajtutë dhe injorantë,
me pupacë lepe peqe,
me kriminelë dhe delirantë.
Një parlament monist,
me sharlatanë dhe mbeturina,
ku pseudo opozitarët e ”mëdhenj”,
ishin K.Gjuzi dhe Rudina.
Një turp i madh dhe neveri,
për të tillë kuvend qesharak,
ku ”opozitarët” votonin pro si dele,
pacipërisht dhe pa merak.
Tallje dhe turp për LSI dhe PD,
që nëpër lista vënë gomerë,
se janë analfabetë funksionalë,
dhe mend kanë një mut mender.
Në fakt tani Luli ka vënë mend,
në listë vë filozofë dhe shkencëtarë,
nëse Nard Ndoka quhet i tillë,
atëherë Llulli Basha është i marrë!
Luli tani qahet me të madhe,
për vjedhjen, blerjen e votës,
nga i erdhi kjo damlla zeza,
nga Zoti apo gjykimi i botës?
Se dikur Luli fitoi bashkinë,
humbi Rama me 10 vota,
socialistët thoshin u vodhën,
por amerikanët ishin bota.
Edhe marrëveshjen e 5 qershorit,
Rama e prishi fare pa pyetur ,
zonja e iluminuar Kim heshti,
Luli si mut kishte mbetur.
Amerikanët janë me pushettin,
qofshin këta dhe dikattorë,
e gjithmonë i bien opozitës,
se opozita s’ka asgjë në dorë.
Problemi nuk është Amerika,
e as BE dhe zonja Kim,
por ky popull i syrgjynosur,
që masivisht ikën në emigrim.
Një popull i shtypur e i varfër,
që nuk çohet për të drejtat e veta,
por ngrihet në shesh sa herë,
që e thërret Rama, Luli apo Meta.
I thanë o popull ke patronazhistë,
që të dinë hallet dhe për kë voton,
të kanë dhunuar privatësinë,
por delja të vërtetën nuk kupton.
Në 45 vite partia dhe shoku Enver,
popullit ia përdhunoi lirinë e privatësinë,
atëherë iu pëlqeu apo kishin frikë,
po tani, pse në heshtje rrinë?