Një grup i vetëquajtur “Të pakënaqurit” ka marrë përsipër djegien e tri makinave të zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, akt i kryer gjatë natës së kaluar në Prishtinë. Në një email dërguar në adresën e agjencisë së lajmeve Kosovapres, “Të pakënaqurit” thonë se e kanë kryer këtë akt si shprehje e mllefit të tyre ndaj tradhtarëve të qeverisë që po japin veriun. Ata thonë se mesazhin e sulmit e kanë shkruar në formë parulle në murin e ministrisë së Kulturës.
“Mbrëmë në ora 11:45 i kemi kall 3 kerre të qeverisë. Caku i sulmit nuk u kanë naj ministri por Qeveria e Kosovës, kerret me 3z janë sulmu për qita. Mesazhin e sulmit e gjani ne një parullë qi u shkru te Ministria e Kulturës (nmuri), tradhtarët e qeveris po e dhajn veriun, na jemi kundër dhe t’mllefosun”,thuhet në sqarimin e ardhur nga të pa kënaqurit.
Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje “Ulpiana”, tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit. Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili saktësoi se nuk ka të lënduar.