Ukrainës i rekomandohet mision civil si i Kosovës

anazapta

Tri shtete të BE-së, Britania e Madhe, Polonia dhe Suedia kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të dërgojë një mision të përbashkët civil për siguri dhe mbrojtje të Ukrainë, ashtu siç ka BE-ja mision në Kosovë e Gjeorgji.

Sipas një letre në të cilën ka pasur qasje radio Evropa e Lirë, të tria vendet kanë shfaqur gatishmërinë që ministrat e jashtëm të vendosin për këtë mision, gjatë takimit që do të mbahet në Luksemburg me 14 prill. Në dokument, shtetet kanë theksuar se misioni duhet të dërgohet në Ukrainë në qershor dhe të vendoset atje sa më shpejt që është e mundshme.

Misioni sipas dokumentit, duhet që përveç në Kiev të ketë përgjegjësi edhe për rajonet tjera të Ukrainës.

Misioni sipas dokumentit, duhet të përqendrohet në ndërtimin e kapaciteteve si dhe të mbështesë sistemin gjyqësor e të policisë në Ukrainë.

Misioni sipas letrave të shteteve, duhet të mbështesë misionin monitorues të OSBE-së. BE-ja tashmë ka misione të ngjashme në Gjeorgji dhe Kosovë.

Share This Article
1 Comment
  • Ka dhe goca me shale te gjata atje dhe shuem agjensi martesash…….nje rruge e dy pune…per keta misionaret..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *