I nderuar z.Kryeredaktor
Disa njerëz shkruajnë gjithë nihilizëm për zgjedhjet, për rezultatin apo për opozitën por ekzistojnë tre të vërteta që nuk janë thënë:
Së pari këto zgjedhje ishin të mira për një arsye. Do huazoj citimin e Bufalos për të treguar që zgjedhjet në Shqipëri kishin një të mirë që nuk e përmendi askush, lajmi i mirë ishte që nga përballja elektorale dikush humbi. Shpresojmë që humbësit të mos humbin edhe mësimin që morën nga humbja.
Megjithëse edhe suksesi shënon një lloj humbjeje ngase të suksesshmit kujtojnë se dinë gjithçka dhe s’ka humbje më të madhe se sa të kujtosh që di gjithçka. Imagjinoni të fitonin të gjithë, të dilnin të gjithë të parë e të paparë. Ajo do ishte katastrofë. Më keq sesa një e keqe janë shumë të këqija bashkë. Të paktën fitoi vetëm njëri dhe kjo s’është e mirë e vogël, të gëzohemi.
Për rezultatin nga ana tjetër duhet thënë se ka prapë një lajm shumë të mirë lidhur me të. Ne morëm atë që donim, na pëlqen të na i futin kështu që lajmi i mirë është që këto zgjedhje siguruan që të mos kemi drejtues më të mirë nga ç’meritojmë.
Morëm atë që merituam. As më shumë, as më pak. Në këtë vend për herë të parë po funksionon meritokracia, dhe ky është një lajm më i mirë se fitorja e Tom Doshit. Po marrim atë që meritojmë, atë që duam, atë që kërkojmë. Dëshirat po na realizohen. Të gëzohemi.
Dhe për sa i përket opozitës nuk është aspak e vërtetë që opozita ka munguar. Ka patur opozitë dhe madje ka qënë alamet opozite: Andi Bushati, Fatos Lubonja, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Armand Shkullaku kanë bërë opozitë më të fuqishme se çdo opozitar tjetër duke i hedhur ujë bojrave të rilindjes. Ata e shpëlanë rilindjen, e çgjyrosën, lanë vetëm një imazh gri të zymtë, si qielli i tetorit, lanë imazhin e saj të vertëtë, imazhin që duam, imazhin që meritojmë.
Ata i thanë të gjitha. I zbuluan të gjitha. I eksploruan të gjitha, i analizuan të gjitha. Sollën dritën e të vërtetës mes territ të emocionit që fabrikon fasada. Bën gjithçka që duhet bërë për të merituar emërimin: opozitë. Arsyeja e fitores së Ramës nuk lidhet me mungesën e opozitës. Fakti që populli nuk mund a nuk do të dëgjojë opozitën s’do të thotë që s’ka opozitë por që s’ka vullnet për të kuptuar!
Të gëzohemi gjithsesi!
*****
Letër e nënshkruar, Ana Duka
Karikatura shoqëruese, Medi Belortaja – Dita
Ana ngushellime, kanarina e funzgjedhjeve.
Sa per opoziten: Andi Bushati, Fatos Lubonja, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Armand Shkullaku – kur e lexova cka ti shkruan – po te them fare sinqerisht se: Krenaria normale humane mu skuq, me tere te kuqin e trupit tim.
Te thuash per opoziten e DITES dhe TEMES, hallall plake, po te quash opozite “prokuroret” e diktatures dhe te demokracise 27 vjecare; tregtaret e massmedia, bashkepuntoret e vrasjes te shtypit te lire; ata qe nuk po ngopen se degjeneruari demokracine shqiptare per nje grusht pare – ne aleance me politikanet, pushtetaret?????!!!!!.
Ana, mos ri ne diell.
Jo moj ti, jo. Populli ka shume vullnet per te kuptuar. Doni apo s’doni juve. Dhe populli me intuiten e tij te pagabueshme zgjedh ndermjet te keqes me te vogel dhe te mires me te mundshme. Ato plehra qe i permend ti gjoja si anal-iste nuk meritonin vemendjen e zgjedhesve. ishin dhe mbeten figura pa dinjitet, bythelepires te pushtetit dhe parase. Dhe pa asnje lloj vlere morale. Keto ishin zgjedhjet me te mira dhe me te lira qe iane organizuar ndonjehere ne Shqiperi. Keq per ata qe enderronin LSI-ne. Qe edhe tani nuk e kane mbledhur akoma veten. Dhe po rrin squke.
*****
Letër e nënshkruar, Ana Duka
Karikatura shoqëruese, Medi Belortaja – Dita
këtu duheshin ndërruar vëndet!!
karikatura ishte më domethënëse se shkrimi,prandaj mund të themi se shkrimi është një karikaturë,kurse karikatura është një shkrim!!
pordhë fodulli!!
simboli i mbretit(mbretëreshës)lakuriq!!
ana,
që ti përmënd si humbës e fitues kanë fituar të gjithë!!
ka vetëm një humbës në këtë rast!!
kjo është shqipëria!!
ps:kuptohet pa fituesit e sipërpërmëndur!!
Mbiemrin e autores e kini shkruar gabim: eshte Ana DITA !!!
çfare e ka Valentina Duken kjo, se me duket sikur ngjan , ajo nga te folurit e kjo nga te shkruarit.