Tri viktima u regjistruan në Mirditë e Shkodër në ngjarje të lidhura me temperaturat e ulta dhe motin e keq. Një punonjës i OST humbi jetën ndërsa po shkonte të riparonte një defekt në Perlat të Mirditës për shkak të një ataku kardiak. Në Shkodër, një grua e moshuar humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes punonjësi i një karburanti vdiq pasi streha e ndërtesës u rrëzua për shkak të peshës së borës!
Një punonjës i OST humbi jetën në Mirditë teksa po shkonte të riparonte një defekt elektrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjës së të enjtes në fshatin Perlat, një zonë e thellë malore.
Gjovalin Qafa, 58 vjeç, nga Laçi mendohet të ketë vdekur si pasojë e një ataku karidak. Policia ka bërë me dije se 58-vjeçari u gjetë i vdekur në makinën e tij teksa po udhëtonte drejt zonës malore për të riparuar defektin elektrik.
Dy ngjarje të shkaktuara nga moti i keq u regjistruan brenda pak orëve në Shkodër. Një grua e moshuar humbi jetën në, pasi shtëpia e saj u përfshi nga një zjarr në orët e para të mëngjesit.
Viktima është identifikuar si Laje Betja rreth 80 vjec. E moshuara mësohet se jetonte me të birin në një banesë në rrugën e Komplikëve.
Burimet thanë se familja përdorte një ngrohëse me korrent për ti bërë ballë temperaturave të ultë, çka dyshohet edhe shkak për zjarrin.
E moshuara për shkak edhe të problemeve me shikimin dyshohet se nuk ka arritur të dalë nga shtëpia dhe ka vdekur nga asfiksia.
Ndërkohë pasditen e së enjtes punonjësi i një karburanti humbi jetën pasi streha e ndërtesës u shemb për pasojë të rëndesës së dëborës
Viktima ishte Tonin Locin, 53 vjeç.
Pas aksidentit Ministria e Mbrojtjes, e cila iu ka bërë thirrje subjekteve dhe banorëve në zonat e prekura nga dëbora që të marrin masa për pastrimin e çative./ oranews
l.h/ dita

Cdo gja me fat.
Nuk urojne kot njerzit:Paq fatin e mbare!
Cfare “fatit” ka patur monizmi qe motet e 50 viteve diktature nuk kan njohur kesi ngarkesash natyrore.
Si po ia con Zoti taman ne kete kohe te lumtur qe nuk po i mungan asgja me te gjitha te mirat me u veshe e mbath.Gojes me i than a do ma moj gojo deri te mbushet planci sa me te pellcite edhe jetes me i thane:Jete a je ma!!!
E ne fund mos me u gezue pse kena le e na zuni ky hibrit sistemit qe nuk ka zog ….. nanet ta marrin vesht.