Kryeqyteti i Egjiptit Kairo, është përfshirë sot nga tri shpërthime, nga të cilët kanë pësuar vdekjen tri persona.
Raportohet se në mesin e tri viktimave nga tri shpërthime që kanë ndhodhur sot në afërsi të Universitetit të Kajros në Egjipt, ka mbetur i vdekur edhe gjerenerali Tareq al-Marhaway.
Dy bombat e para kanë shpërthyer në një kohë thuajse të njëjtë, nga ku ka mbetur i vrarë gjenerali dhe një person tjetër. Ndërsa nga bomba e tretë ka shpërthyer pak minuta më vonë ndërsa e ka lënë të vrarë personin e tretë.
Së paku pesë persona të tjerë janë plagosur nga këto shpërthime.
Bombat duken se kishin në shënjestër forcat policore, që janë vendosur në zonën e universitetit, e që kanë për qëllim parandalimin e protestave nga ish-mbështetësit e presidentit të përmbysur, Muhamed Morsi.
Që nga korriku i vitit të kaluar kur u përmbys presidenti Morsi, në Egjipt ka pasur shpërthime të shpeshta të dhunës.
Në dhunë zakonisht janë përfshirë policia dhe anëtarët e partisë “Vëllazëria Myslimane”, e drejtuar nga Morsi.
