Tribunalin po nuk e bëri Kuvendi e bën OKB-ja

anazapta

Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i pajtimit për të vendosur hapjen e Tribunalit që do të merrej me krimet e pretenduara të luftës, atëherë për këtë do të vendosë Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Ky ka qenë përfundimi që ka dalë nga një takim i liderëve politikë, i thirrur nga ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson , raporton KTV.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar.

Liderët vendës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë janë pajtuar që Tribunali t’i ketë dy qendra, një në Kosovë dhe një në Holandë.

Në takim është diskutuar edhe për mandatin e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX.

Ky mision nuk do të ketë shumë ndryshime esenciale, por do t’i merren pak kompetenca.

Takimi i liderëve në rezidencën e ambasadores Jacobson nuk ka zgjatur shumë, ndërsa në të nuk është folur asnjë fjalë për zgjedhjet parlamentare. /Telegrafi/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *