Tridhjetë tipare të ballkanasit

anazapta

Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i kufizohet liria: as e vjedhjes, as e manipulimit as e mashtrimit

Atij nuk i pëlqen kushtetuta, rregulloret

Atij nuk i pëlqen shteti, administrata dhe rregullat administrative

Atij nuk i pëlqen as prokuroria, as gjykata

Atij nuk i pëlqejnë deklarimi i të ardhurave, tatimet dhe asnjë lloj takse

Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet mendimi racist, mendimi fashist dhe mendimi shovinist

Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet nacionalizmi

Ballkanasit nuk i pëlqen policia, rojtari dhe personeli i sigurisë

Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet korrupsioni, nepotizmi dhe shtirja

Atij nuk i pëlqejnë rregullat e komunikacionit, shenjat e komunikacionit dhe semafori

Atij nuk i pëlqen t’ i kufizohet liria e shpejtësisë, kontrollimi i frenave, as gjoba si pasojë

Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i ndalohet hiperbola, irracionaliteti dhe skizofrenia

Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet paranoja, viktimizmi dhe komploti

Ballkanasit nuk i pëlqen t’i kufizohet liria e kërcënimit, liria e shantazhit dhe e mburrjes

Atij nuk i pëlqejnë rregullat e drejtshkrimit, shenjat e pikësimit, gjuha letrare

Atij nuk i pëlqen bileta e autobusit, bileta e trenit dhe bileta e kinemasë apo stadiumit

Ballkanasit nuk i pëlqen fqinj i vet, miku i fqinjit dhe përparimi i vendit fqinj

Atij nuk i pëlqen liria e dashurisë, liria e orientimit seksual, liria e gruas dhe të drejtat e fëmijëve

Ballkanasit nuk i pëlqen të ndalohet rrahja e gruas, sharja dhe cenimi i dinjitetit të njeriut

Ballkanasit nuk i pëlqen religjioni i fqinjit, mendimi kombëtar dhe arsimi i fqinjit

Atij nuk i pëlqen historia e fqinjit, e tashmja dhe e ardhmja e tij

Ballkanasit nuk i pëlqen të qortohet kur gënjen, kur është krenar dhe kur jeton në iluzione

Atij nuk i pëlqen gjuha e fqinjit, krenaria e fqinjit dhe sedra e tij

Ballkanasit nuk i pëlqejnë kritikat nga jashtë, leksionet dhe udhëzimet

Ballkanasit nuk i pëlqen të zgjohet heret, të punojë shumë dhe të flejë herët

Atij nuk i pëlqen të studjojë, nëse mund ta blejë diplomën, të shkruajë disertacionin, nëse mund ta blejë titullin dhe nuk i pëlqen të injorohet si shkencëtar

Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i ndalohet premtimi pa mbulesë, oratoria boshe dhe makiavelizmi

Atij nuk i pëlqen asnjë ligj, që mund ta pengojë në lirinë e tij të pakufizuar

Ballkanasit të vërtet nuk i pëlqen kur bie shi, kur bën nxehtë dhe kur bie borë

 

Ballkanasi me këto tipare dhe bindje nga repertoari i mendësisë ballkanike, është ballkanas profesional: i rritur dhe edukuar në frymën ballkanike dhe nëse shpërfillim aparaturën, makinerinë, makinat, avionët, kompjuterët, celularët dhe të arriturat tjera shkencore, atëherë ne ballkanasit mendërisht jemi shfaqje dhe dukuri e shekujve të kaluar, por me trup në shekullin e gabuar. Sikur të kishim shkencëtarë, që merren me historinë e ideve, atëherë çdo tipar, mund të varej në shekullin përkatës, por meqë nuk kemi, atëherë mund të supozohet se disa bindje të ballkanasave, kanë lindur në kohën romake, disa në kohën e bizantit, disa të tjera gjatë perandorisë osmane dhe disa në epokën komuniste. Krejt këto së bashku kanë krijuar një mendësi, që përjashton kushtetutën dhe jetën moderne qytetare. Pra nuk jetohet jeta me ide të kohës, por duke u besuar bindjeve të lashta, që përpiqen t’ i lustrojnë me interpretime të reja.

Kjo domethënë se ata nuk jetojnë jetën e vet bazuar në rregullat kushtetuese të kohës, por në shekullin XXI gjallojnë me bindjet e shekujve të kaluara dhe idetë e njerëzve, që nuk janë të pranishëm në kuvendet e tyre. Edhe pse të gjithë kanë kushtetuta, bindjet e tyre të trashëguara, janë përcaktues dhe orientues të përditshmërisë. Për shumë njerëz në Ballkan, respektimi i kushtetutës, që kanë aprovuar vet, është turp dhe degjenerim…

Share This Article
26 Comments
  • I nderuar Gazetar Nasri nuk mund ti heq asgje presje shkrimit tend , perkundrazi mund ti shtoja kushedi se sa pjese te tjera per kete ballkan mesjetar, qe mbeti ne tere historine e tij nje femi i parritur i kompleksuar nga ata qe e linden dhe se lane kurre te eci qofte dhe njehere ne historine e tij me kembet e tij. Prandaj shkrimi yt shpreh fatkeqsine qe ndjek nga pas cdo njeri qe lind sot ne ballkan duke krijuar nje trashigimi te tmerrshme te mercenarizmit dhe cmendurise ku cmendina me trajtim te specializuar do dukej nje parajse ne aspektin e trajtimit dhe kurimit! Problemi ne ballkan eshte se mungojne telat me gjemba dhe doktoret per te kryer misonin e duhur!Respekte!

  • SHQYPTARET JANE KOMUNISTET E FUNDIT NE BALLKAN.

    Enverizmi debil dhe komunizmi fanatik i dallon popullin shqyptaret nga popujt e tjere te Ballkanit, prandaj po t’i shtosh edhe ato qe ka shkruar ketu zoti Naser Aliu me te vertete shqyptaret duken ne syte e Botes si nje fis prej Afrike ZULU qe di vetem te vajtoje per 20 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes.

  • Klisheja – si perkufizim – eshte shprehje a ide qe nga mbi-perdorimi humb qellimin orgjinal. Me pas shkon ne ate pike sa behet irrituese, e pa vlere. S. Dali, duke shtuar me me ton tek thenia orgjinale e poetit Francez Gerad de Nerval, thote: – Njeriu i pare qe krahasoi faqet e kuqe te nje vajze me nje trandafil ishte poet, i dyti ishte nje idiot.

    ***

    Per Ballkanin kushdo ka dhene ide e klishete nuk mungojne. Nga Bismarku te Churchilli, nga Filozofet moderne tek blogistet qe “treni me vonese u traumatizon jeten” njohur e panjohur, te gjithe ”e dine Ballkanin” per keq, Ballkani ka shume ”specialiste”. Te huajve distanca jua humb konturet e injoranca i pajis me “leje speciale.”

    Ballkani mund te quhet i ”humbur” sot, por dje ka qene djepi i Civilizimit Europian. Me Dje…ne civilizime (te cilat maten me 000 vjete) kuptojme epoken e bronzit. Pra jemi te paret qe lame gurin e prodhuam sopaten e metalte. Ne nje kohe kur Qyteterimet Kineze, Hindu, Afrikane, Perse, etj krenohen me te shkuaren e tyre, nuk jemi dhe aq per tu hedhur poshte. Duke krahasuar zhvillimin njerezor (ne raport ne Naften sot, e metoda te tjera neser) nje dijetar Arab tha: Epoka e gurit nuk mbaroi se nuk kishte me Gure! Ballkani solli jo vetem ”Sopaten” por vuri bazen e ideve te qyteterimit Perendimor. E me pas shume beteja kyce jane zhvilluar ne kete terriror ku ky Civilizim cilesor eshte vene ne pikpyetje. ”Ballkanasit” si grup kane bere pjesen e tyre.

    Ana thelbesore nuk paraqitet ne asnje nga ”Postulatet Aliu” e zot-na-ruaj as vlerat e sotme. Eshte me e lehte te marresh dike seriozisht kur del ne konkluzione asimetrike sado ekstreme te jene keto, sesa dike qe sheh keq-keq e vetem-te-keqia.

    Pa teklif hedhim rrjeten e peshkojme kultura, kombe, gjuhe, sjellje, perceptime e bashkesi qe kane shume gjera te ndryshme me njera- tjetren.

    Ne Britani, me ngushte ne Angli, me tej… popullata e Kornuellit (Cornwall) e mban veten krejt te vecante nga ”Malesoret e Njucastellit” (Newcastle) e keta te fundit ndryshe nga kushdo tjeter quhen me krenari Geordie si term rajonal per nje pjese ne Veri-Lindjen. Kornuellians kane ”gjuhe e simbole te tyre” bile flamur ”kombetar” patronin shenjt e diasporen neper bote. (flasim per me pak se 600.000 persona)

    … ndersa nje ”Ballkanas” i nderuar, merr furcen dhe…

    Te perfshish popullata aq diverse sa Latinet (rumunet) Sllavet (bullgare, kroate, serbe etj) Greket, Shqiptaret e Turqit, ne nje “koncept kulturor e gjeografik” nga afersia deri diku shkon. Ti mbeshtjellesh nen nje ombrelle gjykimi duhet guxim i tepruar.

    Klishete dhe gjykimet nga brenda zakonisht nuk kane vlere. Ne shahistet jemi pak te hutuar, thote nje shahist. Ne artistet jemi pak firifiu, thote nje artist. Terma te lehte, pa ju drejtuar sub-grupeve, kombesive e rracave. Nese do benim kete, ideja del e qarte.

    – Ne Kinezet jemi keshtu…
    – Ju Kinezet jeni ashtu… .

    Varet kush e thote persa i perket qellimit, jo se e ben klishene te vertete. Nga jashte percaktimi eshte fyes e gati gjithmone eshte ne kuptimin ”derogativ” (sic) nga brenda eshte tjeter pune. Nje autor i merzitur, s’ka cte beje a me nje dead-line per gazeten … fillon qendisjen. Ka dhe raste pa e fyer autorin, (megjithese nje person qe jep gjykim per grupe te tera e ka lekuren e trashe) kur dikush eshte ne mode ”kontemplative” (sic) e imiton Montaigne; tenton te hedhe nje ure ndermjet fillozofise gjithe-perfshirese e esese ne letersi. Pse jo, Rilindja Shqiptare paksa e vone ja jep kete mundesi kujtdo, dhe z. Aliu. Dikush me klishe, dikush me limerike e dikush merr ca fjale sipas alfabetit.

    Nje nga njerezit me te mprehte qe ka kapur penen ndonjehere ka qene Ambrose Bierce. Ne kohen e tij, si still e mprehtesi mbahej me lart se Mark Twain. Tregimet e tij te shkurtra i referohen me teper Luftes Civile (veri-jug) ne Amerike, sot e kane humbur aktualitetin, pra Bierce eshte lene pak ne harrese. Per kenaqesine personale me shume, filloi te shkuaje “The Devil’s Dictionary” (fjalori i dreqit/ i sherrnise) duke shpjeguar fjale e fenomene ne menyre mjaft originale. Nga A-tek-Z. Marrim nje fjale:

    ADAMANT, n. A mineral frequently found beneath a corset. Soluble in solicitate of gold.

    Adamant si dhe ne Shqip i/e vendosur. Bierce e jep si nje “mineral qe gjindet nen te brendshmet e nje gruaje” shkrihet nen ”solucion floriri” Si togfjalesh merret ”kripe floriri, perberje kimike” kur lojra e fjaleve eshte tek ”solicitate/ kerko-merr apo nderro ne kembim te…” Shkurt ”tek flori bien sytjenat.” Adamant = e vendosur, derisa… .

    Qartesisht qe z. Aliu nuk eshte Bierce, ai vete do e pranonte kete. Po ne nje kontekts tjeter do quhej ”nje vezhgues guximtar”. Ndoshta dhe i ndritur, le te themi ne mes te huajsh. Nese ky artikull perkthehet autori behet ”hit” e pak si ”cool”. Eshte dukuri e njohur qe shume persona nuk ndihen mire ne mes grupit te tyre, shnderrohen ne pergjithesues par exellence, nihiliste ne raport me gjithshka perreth, e paksa narcistike. Eshte me e lehte te pergjithesosh negativen, mohimin e te kalosh ne nenvleresime. E mira dhe e bukura duan pune, sigurisht dhe optimizem. Nuk pajtohem me kete artikull jo thjeshte nga klishete se kjo do ish me e lehta por as ne stilistike e mendime. Sido te jete, autori ka bere te veten e lexuesi vlereson nga pozicioni i tij.

    Ta quash te dobet nje artikull te tille, do te thote ti japesh nje peshe dickaje qe dhe vete autori e kupton se nuk e ka. Shpresojme se eshte ne faze kalimtare. Pergjithesimet te japin leje (dhe iluzionin) qe ti thyesh kufinjte dhe me tej, pastaj kalon ne Europe, Bote e me gjere. Gjithmone ka me gjere.

    Me respekt per z. Aliu.

    • Jo jo more zoteri nuk jam aspak dakort me ato qe thua per shkrimin..Gazetari me kete shkrim e godet te keqen ne zemer.Orientalizemi i kultivuar nder shekuj ne ballkan ka sjell kete lloj kulture ne ballkan.udhkryqi i ketyre popujve te ballkanit eshte se ne pamje te jashtme hiqen si oksidental ,si njerez racjonal .por thell ne zemer dhe ne trurin e tyre jan oriental,dhe nuk i shpetojn dot ketij helimi te embel sps do nji forc shpirterore te madhe ta mundesh,sps ne ballkan cdo gje funksionon ne baze te njohurive miku ,shoku ,halla ,daja ,xhaja ,farefisi e shum vese te tjera .kjo eshte motoja …kjo lloj menyre jetese nuk e le njeriun e afte te zgjuar e te mencur te ec perpara qe te krijoj zhvillim progres .merni nji shembull Greqia aktualisht ka kapitalin eonomik dhe intelektual me te zhvilluar ne ballkan por veset qe ka trashguar nder shekuj si shoqeri orientale e shpuri ne katastrofe..ne popujt e tjere te ballkanit eshte edhe me e theksuar dhe kete ta them me plot binde nga eksperienca ime personale qe kam jetuar tere keto vite ..dhe mendimi im personal eshte qe nuk kam lexuar shkrim me te goditur deri me sot ne nji media elektronike persa i perket popujve te ballkanit.pak i shkurter si artikull i ngritur ne forme pyetjesh qe perfshin nji game te gjer qe ha diskutime e debate me dit e net pa fund.nji bravo te madhe gazetarit Aliu..

      • Po ne tani vone e beme alfabetin e filluam te shkruajme kur bota i kishte bibliotekat plot, apo kemi nxjerre ndonje shkencetar ne ne gjithe jeten, ne vetem sherre (luftra) kemi bere dhe me dhi maleve kemi qene !!!!!!!

    • Cjane keto budalliqe : hekuri u perpunua ne Ballkan ?????
      Ngadale se na e nxorre ballkanin me me shume kulture se Roma e lashte apo Babilonia…

      • Keshtu nuk flitet ne nje forum publik e per edukate e te lexosh tjetrin, kur tenton korrigjime.

        Nuk permendi njeri Hekurin (bronxin, Ballkan ishte fillimi i tij ne ne Europe) e kur s’kupton, e di epoka; nuk eshte mire te Bertasesh. (hekuri vjen pas bronxit, dhe ketu je gabim) vazhdo aty ku duhet talenti juaj (po te shkon dem) sic te lexova dje ne dy postime:
        militante/partizane/anti-komuniste etj.

        Ke plot te rangut tend, gjej ”vet-veten” e mos u perzi ne pune qe te mungojne nga edukata-deri te-Kapaciteti.

        Miqesisht.

  • Komunizmi si koka e perkulur e gjarperit qe derdh helmin ne goten simbol te farmacise, ka vrare njerez,por edhe ka sheruar njerez nga semundja kancerogjene e hipokrizise, e shitjes se atedheut duke u mburrur ne emer te atedhetarise.I hoqi masken nenshtrimit turkoshak, fashist, nazist qe shitej si nacionalist, duke ua prere ketyre gjarperinjeve gjuhen me brisk.Antikomunizmi i sotem, pasi komunizmi nuk eshte me,perdoret nga ata qe ushtronin tirani dhe fshehin grushtin me dy gishtat duke bertitur per liri-demokraci.Komunizmi ua grisi brekushet e çitianet, ua hoqi nallanet dhe ua shkurtoi mustaqet e gajtanet anadollakeve orientaliste qe hiqeshin oksidentaliste.Komunizmi ishte i keq se mbante ne “shtrengim” njerezit e ndershem, te dijes e te djerses, ndersa gjithe maskarenjte, hileqaret,hajdutet, vrasesit, imoralet, qe u sherbenin pushtuesve si i bishti fsheses, i bente te mbyllnin gojen dhe te merrnin ere aty ku kishin bere nevojen.Mbeturinat e tyre jane sot lehesit, bastardet, rrumpallet qe i sherbejne kllounit,Salariut te Salistanit, qe ishte sherbetori me besnik i tiranit qe zbriti nga guvat e malit dhe doli ne krye te stanit per te vjedhur e plaçkitur kete vend bashke me qente e pazarit.

  • Po matesha t’i thosha “po” Z. Aliu, po P.A.B. më la pa mend me kundërvënien. Kjo do të thotë se duhet të matemi mirë me “aforizmat”, pasi mund t’i lexojnë edhe njerëz të mençur dhe mund të na bëjnë jo vetëm të ndjehemi keq, por edhe të kërkojmë ndonjë vrimë ku të futemi.

    • Ju thoni Auto? Cfare mode eshte kjo… “Ni-mu-shtru”? Jeni nga Jugu, e beni ”per sprove publicistike” a paguheni nga organizata per ”Ruajtjen e Dialekteve”? 🙂 Nese nuk komentoni ”per arsye pune” besoj e kuptoni se eshte auto-e-pertej-autos. S’ka sgje te keqe, te gjithe jemi -auto- ne nje debat publik. Meqe ra fjala me pelqen dialekti Geg i folur/shkruar, e te jeni krenar per kete. Sic jam dhe une qe ju lexoj.

      Jam ne Tel. pa mundesi te shkruaj pj. 2., s’besoj se klishete jane shtyrse per pyetje. Duke ri-forcuar steriotipet shtojne inferioritetin e atyre qe i marrin per te mireqena, ato nuk i flasin llogjikes por absolutizmit. Klishete flirtojne me pesimizmin, si shembulli me klasik i ”menyres me dembele” se te menduarit.

      Ne fund te postimit tek ”gjere e me gjere” – te shkruarit tuaj ne dialekt ma dha kete ide- t’faleminers – duhet te shtojme se dhe ”klisheja tkurrese” ka kanotacione negative. Gege/shkodrane/mirditore/fshati/rruga/fisi/familja; mbarohen 2-3 klishe pozitive kalojme ne Negativet. Te cilat gjithmone jane me shume. Me thelle te shkojme me fyese behet.[qe te mos postoj dy here: nje dite te mbare e sh.respekt per z. Kosta]

  • Ku eshte ky shteti i Ballkanit?Kush jane keta nenshtetasit?Cfare jane keto,”s’i pelqen”,pse amerikaneve u pelqen shume te paguajne taksat?U pelqen shume gjermaneve prokuroria dhe gjykatat? Apo anglezeve u pelqeka semafori dhe kufizimi i shpejtesise?Por çfare jane keto postulate koti keshtu?A e di zoteria,.(mos eshte ai me syze dielli qe shikon nga Ylli i Palare-me fal,Polar)qe shteti eshte detyrim,nuk eshte pelqim…Kushtetuta eshte nje protokoll rregullash,ku nenshtetasi ka detyrimet dhe te drejtat;nuk flitet per pelqime dhe papelqimet.Mua me duket kjo ese satirike si nje numeracion barcaletash.Kush beri shtetin tamam dhe nuk iu binden njerezit?O zoteri shkruajtes me syze dielli,e di ti qe jo larg,por para 30 vjetesh kishim nje derr diktature ne qe te bente te pelqeje me zor te falje gjakun hasmit,te futeshe brena ne shtepi bredna ores 8 te darkes,se ti shkulte mustaqet,pa lere per rregullat e qarkullimit,e kishte me kollaj ate;nuk te linte te kishe makine fare dhe stop kesaj pune.Te fuste me zor ne pune,ke pare ti ne ndonje vend te madh kapitalist te te marrin per leckash e te fusin me zor ne pune,me dajak ore.Te çonte polici ne pune!Ku blihej dot diplome ne kohen e xhaxhit,ai te varte per qurresh,ti thua se nuk i pelqente shqipos te studjonte?Te merrnin me zor ne shkolle,mbaj mend une kur me dergonte zyshja te shkoja te merrja arixhinjte e ti sillja krah e kofshe ne shkolle.Filluan arixhinjte te mesonin tre ligjet e Njutonit me zor;sa vjeç je zotrote,se nuk i ditkerke keto?Pa lere te mos pelqeje ligjet….Obobobobobbooo.Te kapte i pari babai e ti shkulte veshet,jo te thyeje ligjin.Te çonin ne pune edukative,si i thone,te zhvishje miser pa leke ose te edukoheshe ne hekurudhe 1 muaj pa leke,biles te dilje vete vullnetar.Se mos kendoje ndonje kenge te huaj,se te qethnin zero dhe te detyronin te kendoje tre dite rresht”Per ty Atdhe”,sa te te dilte fryma.Ku kishte nga keta ballkanasit qe thua ti,keta s’i gjeje dot as ne muzeume!Hhahahahhaaaaaa,mos ma marre per keq,por keto 30 qyfyret e tua ekzistonin para 30 vjetesh po aq sa ekzistonte dhe dinosauri.
    P.S.Jo se jam ndonje nostalgjik,por po e theksoj qe fajin per kete anarki dhe degradim nuk e kane nenshtetasit por shtetaret.Thote nje dikush skandinav qe s’ia mbaj mend emrin:”Pushteti korrupton,por mungesa e pushtetit korrupton absolutisht”.Pra,i nderuar,mos i vini shqiptarit vese qe nuk i ka,kerkojini llogari per kete pushtetareve te korruptuar.

    • @gjermani I fundit : lexoje mire artikullin, se paske ngelur akoma me kohen e babaqemos,,,,,,,,,,,,,cka thote autori me siper ehte 1 pergjithesim per te gjithe popujt e ballkanit jo vetem per shqiptaret,,,,,,,,,,,,sepse po te ishte se doi na pelqenin keto pak gjera qe ka shkruar NASER ALIU do ishim vite drite perpara,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!

  • e ke tepruar ca si shume te sharet o profesor, andej nga Vlora thone : peshty lart te bie ne sy,
    peshty poshte te bie ne gji, me mire mos peshty.
    E dyta ti i ve te gjithe popujt ne nje nivel gje qe nuk eshte aspak e vertete.

  • Prandajë janë këtu ku janë se kanë shumë gjëra që su pëlqejnë të cilat janë të domozdoshme për të ndërtuar një shoqëri të vërtetë të hapur dhe demokratike

  • Ballkanasi respekton ligjin, shtetin…
    Ai respekton gjuhen, kulturen e kombit fqinj, edhe i meson.
    Ballkanasi respekton rregullat e komunikacionit, ai respekton homoseksualet, ballkanasi nuk ka ide fashiste ndaj fqinjit. Ai adhuron dhe respekton fqinjin,,,Ai paguan tatime ndershmerisht dhe nuk ka abuzime fiskale….kete ka dashur te thote PAB, per fat te keq ato mendime nuk jane klishe, por konstatime dhe mund te kundershtohen, por jo te mohohen…

  • Artikulli? do te ishte gjynah ta quaje te tille. Per mua eshte permbledhje e gjendjes ne Shqiperi ku ka munguar shteti 23 vjet. Me vjen keq po artikullshkruesi e paska patur logjiken me leje kur ka shkruar kete permbledhje faktesh te jetes ne anarki dhe i boton nen kete titull terheqes. Do ti thosha artikullshkruesit;
    1. historikisht nga ky vend(Bej fjale per shqiperine, se ballkanin nuk e njoh) kane dale historikisht koka qe kane drejtuar shtete (lexoni historine turke, greke, etc,)
    2.ky popull ka treguar ne diktaturen komuniste qe mund te sillet edhe ndryshe, 180° ndryshe.
    3. Mbi 1 mil. i ketij populli jeton edhe tani ne gjithe boten dhe nuk manifeston asnje nga keto sjellje, se ne bote ka shtete dhe te fusin brenda po nuk zbatohen ligjet.
    Pra zoti shkrues do te keshilloja te ndroje titullin. une do thoja;” fenomene te kultivuara ne epoken kriminale berishiane” .
    Sa per ata qe nuk dine se kush eshte Ballkani dhe ata qe kane jetuar ne Ballkan i rekomandoj te shikojne ne youtube, piramidat ne Bosnje. Nuk e di se cfare mendimi ka P.AB persa i perket epokave gure, e bronx pas fakteve qe hedhin keto Piramida ne Bosnje. Historia e njerezimit duhet te shkruhet nga e para.

  • Me teper po mendoj, qe autori ka dashur te tregohet i bute me rracen e tij, dmth NE, shqiptaret!
    Vertet qe mund te jene karakteristika per te gjithe kombet ballkanike, por me teper te theksuara jane per, Ne, shqiptaret. ndaj s’do qe mekat nese titulli do ishte, “Tridhjetë tipare të ballkanasit”.
    Dua te shtoj dhe dicka tjeter, nje tipar dallues i vecante eshte qe Ne jemi ne sfide te perhershme me cdo gje, qekur i japim makines, jemi ne sfide me drejtuesin tjeter, qe kur jemi ne rradhe duke pritur, jemi ne sfide me pritesin tjeter, qe kur jemi duke ngrene buke, e plot te tjera si keto, jemi ne sfide me veten. Nese keni deshire mund te listoni sfidat qe mendoni.

  • A Para 2 vjetesh Kryeministri Lukemburgut dhe Kryetari EUROGRUP ju tha grekeve – Ju nuk e keni idene se cfare do te thote shtet. Cfare do te na thoshte ne shqipetareve??? B Ballkanasit urrejne dy persona. PRONARIN dhe KLIENTIN. Te dy e detyrojne te punoje…aktiviteti qe e shndroi njeriun ne …njeri. Ky proces vazhdon pa reshtur ne PERENDIM kurse ne BALLKAN na ikin here pas here dritat …dhe HUMBASIM RRUGEN…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *