Letër e nënshkruar,
Luftar Kuka, Patos
Sali Berisha ka qenë vetëm një nga mjekët e grupit të mjekëve të gatshëm të Klinikës Speciale, që kur i kërkohej të kryente ndonjë shërbim kishte të pranishëm të paktën një kardiolog tjetër dhe oficerin roje të shtëpisë, pra mundësitë e tij për të bërë ndonjë akt “trimërie” ishin zero. Saliu është larguar nga shërbimi në Klinikën Speciale pikërisht për mungesat e tij në profesion, gjë që miku i ngushtë i tij Sulo Gradeci nuk ia toleroi. Plehra si Saliu sot në Shqipëri janë bërë me bollëk se sistemi i “hajdutërisë” që instaloi Ramiz Alia i pari, Fatos Nano i dyti dhe më pas çimentimi që i bëri Sali Berisha me bandat mafioze të PD, dhe së fundmi nga hajdutët e PS që vjedhin “me shkollë”.
