Trimëri apo shpifje?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Kjo zhurmë që po bëhet e padurueshme për “çështjen” Blushi është teorizim e asgjë tjetër. E çfarë nuk futet aty? Statuti, morali, liria e mendimit, krahasimet me botën e deri trimëria personale. Në Shqipëri është kthyer në mentalitet hakmarrja në emër të qejfmbetjeve, kur kthehemi në moralistë të “pastër” e në predikatorë të ndërgjegjes kur kemi interes. Një analiste në një panel televiziv i thurte “poezi” trimërisë së kundërshtimit me fjalë, mendime apo dhe me pushkë. Kam frikë se nuk e kuptojmë aq mirë këtë nocion. Jam më se i bindur që trimërinë e fisnikëron motivi. Kur e pyetën z. Blushi se kush ishin kriminelët në PS, përgjigja ishte: “Pyetni prokurorinë!” Atëherë përse zotëria etiketon si kriminel kur nuk është as prokurori e as gjykatë? A mund të quhet trimëri ky veprim? Apo shpifje klasike?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *