Kheda është vetëm 17 vjeç dhe në fotot me fustan të bardhë ajo i mban sytë poshtë. Po martohet, po shkon tek Nazhudi, shef policie që familjes së saj i kishte thënë: Më jepni Khedan përndryshe do të pendoheni. Këto janë skena nga një martesë çeçene, dhe Kheda është nusja më e trishtuar në botë.
Nazhud Guchigov, 46 vjeç i martuar, kishte zgjedhur Kheda Goilabieva shumë kohë më parë. Një martesë e detyruar që shkaktoi një lumë kritikash dhe komentesh në ueb, aq sa detyroi Kadyrovin të japë urdhrin:
“Silluni si çeçenë, nderi i familjes është gjëja më e rëndësishme, burra mbani gratë larg WhatsApp”.
Lideri i Groznis ka qenë gjithnjë në favor të poligamisë, e ndaluar, por jo e ndëshkuar nga ligji rus dhe realisht e përhapur tek myslimanët çeçenë.





