Tritan Shehu ka vlerësuar dorëheqjen e Vangjel Dules nga posti i nënkryetarit të Kuvendit, ndërsa pas nuk ka lënë edhe ironitë. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai bën me dije se Kuvendi është bërë si “Calcio Mercato”.
“E mirëkuptoj Z. Vangjel Dule në dorëheqjen e tij si N.Kryetar i Parlamentit. Motivi i këtij vendimi, një motiv politik që transmeton një shqetësim real e të madh për Kuvendin tonë. Me këtë gjest të argumentuar, ai jo vetëm rivendos në plan të parë problemin, por siç duket edhe shkëputet nga kjo maxhorancë. Ka plotësisht të drejtë. Fatkeqësisht në Parlamentin tonë po funksionon më e gjerë se kurdoherë dinamika e “Calcio Mercato-s” ose më saktë, ajo e Deputeto Mercatos!
Tjetërsimi 180 gradësh nga deputetët apo partiçkat, i votës së elektoratit, një fenomen ky larg parimeve të një Parlamenti demokratik e të moralshëm. Shkelje flagrante e “Betimit” solemn. Një zhvillim ky, nga duhen nxjerrë konkluzione solide. Mos të spekulohet: Këtu nuk kemi të bëjmë me çështje fetare, por me boshllëqe në konsistencën politike e morale”, ka shkruar ai

Sot i zbuloi Tan komunisti keto shqetesime “demokratike”, bravo Tani