Tritol hekurudhës Vorë-Shkodër, shoqërohen punonjësit dhe banorët

anazapta

Një sasi tritoli është vendosur në linjën hekurudhore Vorë-Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së premte, pranë fshatit Thumanë. Sapo kanë marrë informacionin, forcat e policisë nisën punën për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. Policia ka kontrolluar banesat e punëtorëve të hekurudhës, të cilët janë përgjegjës për pjesën ku ishte vendosur tritoli. Policia bën me dije se ka shoqëruar për në komisariat të paktën 10 persona, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Gjithashtu po hetohen edhe banorët e zonës, që shpesh kryejnë akte të hedhjes në erë të linjës hekurudhore apo sulme ndaj fabrikave të çimentos në shenjë pakënaqësie për shpronësimet e vjetra. Nuk dihen ende motivet e dëmtimit të linjës hekurudhore, ndërsa Drejtoria e Hekurudhave po punon me specialistë për ta riparuar dëmin e shkaktuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *