Shpërthen makina e Drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, para një lokali, brenda të cilit Malushi po festonte së bashku me administratën e institucionit që drejton.
Sipas policisë një sasi materiali shpërthyes që dyshohet të jetë tritol ishte vendosur poshtë makinës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së lëndës shpërthyese.

PA U MARRE ME AKTIN BANDITESK-Po Malushi çfar festonte?