I vihet tritoli makinës së kreut të komunës së Golemit, Agron Agalliu. Lënda plasëse, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer, është konstatuar sot në mëngjes. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë konstatuar sasinë e tritolit poshtë makinës, duke lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka bërë çaktivizimin. Agalliu thotë se nuk ka konflikt me ndonjë njeri. Ai është përfaqësues i Partisë Socialiste, i zgjedhur në dy mandate në krye të komunës Golem.
Ky është rasti i dytë i vendosjes së tritolit në një automjet, brenda 24 orëve të fundit. Mbrëmjen e së hënës, një makinë shpërtheu në një lavazh pranë Liqenit Artificial.
Automjeti, të cilit i ishte vënë tritoli, një BMË X6 me targa AA888DY është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi, Arben Xhaferri, nga Lezha. Kurse automjeti i dytë i dëmtuar ishte një autoveturë, tip Audi, në pronësi të një dentisti, i parkuar në të njëjtin vend.
