Tritol poshtë makinës, dështon atentati në Durrës

Ornela

Një automjeti në zonën e Rrashbullit i është vendosur eksploziv ditën e sotme. Fatmirësisht pronari i mjetit ka pikasur lëndën plasëse, dhe pasi ka zbritur nga makina ka njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se lënda eksplozive i është vendosur një automjeti tip “Benz” ngjyrë gri, por ende nuk dihet identiteti i pronarit të mjetit.

Sapo kanë mbërritur në vendngjarje, forcat e policisë kanë rrethuar zonën, dhe për këtë arsye është bllokuar edhe lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Durrës-Shijak.

Sakaq, në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere, për të mundësuar çaktivizimin e lëndës plasëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *