Tritol rezervuarit të ujit në Mirditë, policia: Vodhën vetëm depozitën

anazapta

Një sasi tritoli e vendosur gjatë natës së kaluar ka shkatërruar rezervuarin e komunës Kaçinar në Mirditë. Shpërthimi ka lënë pa ujë të gjitha fshatrat e kësaj komune, me 2133 banorë.

Policia nuk ka arritur të shkojë në vendngjarje, pasi nuk ka karburant.

Sipas TV A1, i cili ka kontaktuar me telefon kryetarin e komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për ngjarjen kriminale, por nga blutë e qarkut të Lezhës i ka ardhur përgjigjja se nuk kishin karburant për të shkuar në vendngjarje.

Ndërkohë, policia e Lezhës ka reaguar, duke hedhur poshtë informacionin e dhënë  nga kryekomunari Petrit Bardhi. Sipas policisë, në fshatin Shëngjergj nuk është konstatuar asnjë shkatërrim i depozitës së ujit.

Aty është vjedhur një depozitë me kapacitet 500-1 mijë litra ujë, e cila furnizonte zyrën e Komunës Kacinar, kopshtin, dhe dy shtëpi. Policia thotë se do të nisë procedimi penal për personat që kanë keqinformuar policinë, mes të cilëve dyshohet se përfshihet edhe kreu i Komunës Kaçinar, Petrit Bardhi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *