Tritol servisit të kompjuterave, pranga autorit

Elton Tafaruci

Policia e Krujës ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë autorin, i cili dy ditëve më parë vendosi një sasi eksplozivi në servisin e kompjuterave në të shtetasit M.T, në Fushë-Krujë.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar Lutfi Kupa 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë, një person me precedentë penalë.

Nga hetimet rezulton se shtetasi Lutfi Kupa, për motive të dobëta ndodhet në konflikt me familjen e shtetasit M.T.

Gjithashtu, policia bën me dije se Kupa është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *