Fortesa e bosit të ndjerë të drogës, Pablo Escobar, në Medellin, do të rrafshohet me eksplozivë për t’i lënë vendin një parku, që do t’iu dedikohet viktimave të trafikut të drogës.
“Ndërtesa do të shembet. Kjo nuk është një përpjekje për të fshirë historinë, por për të filluar ta tregojmë atë në nder të heronjve të vërtetë, viktimave”, shkroi Bashkia e qytetit në një postim në Twitter.
Bunkeri tetëkatësh, ku Escobari dhe familja e tij jetuan, do të shembet madje para syve të publikut. Në vend të tij do të ndërtohet një hapësirë përkujtimore prej 5.000 metrash katrorë, në nder të viktimave të vrara gjatë viteve 1980-’90, ndërsa trafikantët e drogës u përfshinë në një luftë të përgjakshme me autoritetet.
Kjo është pjesë e një nisme për të treguar faqen tjetër të historisë së Medellinit, që rrallëherë është treguar në dramatizime televizive apo vizita turistike. Çdo ditë, grupet e turistëve vizitojnë ndërtesën e bardhë të ndërtuar në “El Poblado”, një nga lagjet më ekskluzive të Medellinit në vitet 1980.
Tani e zbrazët, më herët ndërtesa përdorej nga policia. Escobari ka qenë një nga njerëzit më të pasur të botës, sipas revistës “Forbes”, në krye të një perandorie që ai ndërtoi me drogë dhe terror. Ai u vra nga policia në vitin 1993.
v.l/Dita

Ky do te jete fundi per te gjithe ata qe superpasurohen duke terrorrizuar e vrare njerez te pafajshem,Per eskobaret e shqiperise te veshur me petkun e pseudoopozites ,apo me pushtet te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik,nuke do te kete leke te piset e pushtet brend lloit qe ti shpetoje nga ndeshkimi.Mallkimi i mijra viktimave e nenave dhe grave te veshura me te zeza si dhe i femijeve te mbetur jetim, do te bjere mbi kokat e pushtetareve dhe opozitareve te binjakezuar me boten e droges,krimit e korrupsionit shume shpejt,Zoti vonon por kurre nuk harron ti ndeshkoje kriminelet,sado miljarda leke apo pushtet
qe te kene.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja superluksoze,do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja nga kapricot me fuqine korruptive e kriminale te veshur me pushtet,e opozite i thencin ne bangen e Drejtesise dhe pas saje ne nje fund te turpshem e pakthim.Shqiptaret kane nevoje per politikane qe ti sherbejne popullit,dhe jo gju me gju me popullin dhe gishtin prapa.Mjaft eshte MJAFT.