Tritol tregtarit të makinave, se e akuzonte se i përdhunoi mbesën

anazapta

Gjykata e Shkodrës ka lënë dje në masën e sigurimit personal “arrest me burg”, të dyshuarin si autor të vendosjes së eksplozivit në banesën e tregtarit të makinave Bledar Canka, tre ditë më parë në lagjen “Salo Halili”, që për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz. Në seancën gjyqësore në të cilën u njoh me masën e sigurisë, i mituri M. Guri, 15-vjeç, mësohet se ka pranuar akuzën për armëmbajtje pa leje, por ka hedhur poshtë akuzën e Prokurorisë për vendosjen e tritolit në banesën e biznesmenit. Ai gjithashtu ka zbuluar një lidhje të tij dashurie me mbesën e Cankës, por nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Canka është njëkohësisht daja i vajzës dhe e kishte kërcënuar dhe akuzuar për përdhunim të miturin, por ky e ka mohuar. Nga hetimet dhe ekspertiza rezultoi se e mitura nuk ishte abuzuar seksualisht. Daja kishte marrë në mbrojtje familjen e mbesës, që jetonte në apartament dhe nuk lejonte të takohej me 15-vjeçarin. Për vënien e eksplozivit në banesën Bledar Cankës ka dhe një tjetër të dyshuar, Shkëlzen Xhenia, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Prokuroria kërkoi “arrest në burg” për Gurin si autor të dyshuar të ngjarjes pas konfliktit me tregtarin e makinave të përdorura. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të 28 janarit, në hyrje të qytetit, kati i pestë i një pallati. Në momentin e shpërthimit në gjumë ishin 8 pjesëtarë të familjes, mes tyre edhe tre fëmijë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *