Duket se edhe tritoli i vendosur tek stacioni i autobusit në “Vasil Shanto”, ka pasur lidhje me babain e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas “Shqip”, aty pranë parkonte makinën Bashkim Tahiri.
Për fat të mirë, lënda plasëse nuk shpërtheu, pasi lajmërimi i shpejtë i policisë mundësoi shpërthimin e kontrolluar dhe shmangu ndonjë ngjarje tepër të rëndë.
Personi apo personat përgjegjës, kishin vendosur dy kallëpe tritoli, me nga 200 gramë secila, gati për të shpërthyer.
Ndërkohë, banesa e Bashkim Tahirit, do të ruhet nga efektivët e policisë, deri në një moment të dytë kur të klasifikohet rëndësia e rrezikimit të jetës së familjes Tahiri.
Banesa e Bashkim Tahirit në rrugën “Komuna e Parisit” është marrë në mbrojtje nga 2 efektivë të Gardës së Republikës.
