Austria do të orientohet djathtas pas zgjedhjeve të kësaj të diele, pasi konservatorët kanë fituar shumicën e votave.
Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e islamizimit dhe të refugjatëve, Partia Popullore Austriake (ÖVP) me kandidatin e saj Sebastian Kurz ka fituar sipas përllogaritjeve paraprake 31,5% të votave.
Kurz (në foto) vtëm 31 vjeç do jetë lideri më i ri i një vendi në botë – shkruan BBC
Pas saj renditet Partia Socialdemokrate e kancelarit aktual Christian Kern.
Në vend të tretë me 25,9% renditet partia populiste e djathtë FPÖ.
Qendrat e fundit të votimeve në Austri u mbyllën në orën 17:00.
Por numërimi i votave do të vazhdojë deri nga mesi i javës, për shkak se ka pasur shumë zgjedhës që kanë votuar përmes votimit me rrugë postare.
Pjesëmarrja në votime ishte edhe më e lartë se në vitin 2013, kur ishte 74,9%.
Kjo lidhet me luftën e ashpër elektorale mes socialdemokratëve dhe konservatorëve dhe akuzat e ndërsjellta.
