Në zgjedhjet bashkiake në Francë Fronti Kombëtar i Marin lë Pen ka qenë surpriza e vërtetë duke shënuar një numër votash që ka surprizuar dhe dy partitë kryesore që garojnë për krerët e bashkive. Rezultati i raundit të parë të votimeve ka fundosur nga ana tjetër socialistët e presidentit Hollond.
Francezët morën në dorë lirinë e tyre, bipolarizmi ka mbaruar, këto kanë qenë fjalët e para në përfundimi të raundit të parë të zgjedhjeve administrative franceze, të Marin Lë Pen. Liderja e frontit kombëtar ka votuar në Henin Bomont, komunë që është fituar pikërisht nga partia e saj që në raundin e parë të zgjedhjeve. Ekstremi i djathtë është në balotazh në qindra komuna, edhe pse ka një numër shumë më të vogël votash se socialistët e Hollond dhe UMP-ja e Sarkozisë.
Humbësi i vërtetë në këtë raund të parë është partia socialiste e presidentit Hollond dhe pse me shumë mundësi do të arrijë të rimarrë një numër të mirë administratash në raundin e dytë të votimeve në 30 mars. Por të dhënat në shkallë kombëtare janë shqetësuese për partinë e presidentit, gjë që ka detyruar kryeministrin e vendit Arolt ti bëjë apel të gjitha forcave demokratike që të krijojnë një front të përbashkët kundër ekstremit të djathtë.
UMP, që ka dalë fitues në këtë raund të parë është në avantazh dhe në Paris. Fronti kombëtar nuk i ka bërë asnjë apel votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve duke thënë se atje ku nuk ka një përfaqësues të partisë le të votojn për kë të duan. Por rekordi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve ka qenë mos pjesëmarrja në votim duke regjistruar një shifër prej 39 për qind.

Politikat ekonimike me theks social qe te majtet po aplikojne ne te tere Europen eshte vetem nje zgjidhje afatshkurter e me shume dhimbje per ekonomite kapitaliste apo te tregut te hapur sic na e kane mesuar ne fakultet.
Vlen te theksohet se politikat shtrenguese fiskale ku thjesht perkthehet merrja te pasurit jepja te varfrit nuk po tregojne rezultat. Socializimi i vertete i politikes duhet te jete jo me shtresat ne nevoje por me shtetin. Eshte shteti i perbere nga kapitali financiare dhe ai njerezor (pra social) qe do te japi shanse per rimekembje. Sistemi bankar duhet te traitohet me shume kujdes ku ne rast falimeti te mos jete individi qe vuan pra te jete thjesht nje bisnes si gjithe te tjeret. E di dine qe ne France eshte propozuar Fondi i pavaresise Kombetare vetem e vetem per kete arsye qe borgjet mos te bejne me te varfer e me pak te pamvarme Francen
Thene sa me lart them qe koha per ekstremet eshte e favorshme
Historia ka treguar qe Kapitalizmi dhe Socializmi klasik kane marre fund por dal ngadale edhe kapitalizmi social po ndien renien ky i mbeshtetur nga te majtet dhe te majtet e qendres kudo neper europe.
Shqiperia ku eshte ne kete rast pyes vetem?
Ne jemi shoqeri me kapital financiar korrupsioni dhe politika sociale televizive Erioni!
Ka ardhur koha per nje revulucion njerezor e kulturor ne shqiperi ne menyre qe te kemi ne nje te ardhme te aftert dhe nje te tille ekonomik!