Niko Rosberg fiton Çmimin e Madh të Monakos, në një garë që do të mbahet mend për aksidentet e shumta. Piloti gjerman i Mercedesit fitoi 30 vjet pasi babai i tij, Keke Rosberg, u shpall kampion bote në të njëjtën pistë. Rosberg u nis i pari dhe arriti ta ruante gjatë gjithë garës kryesimin, duke mbajtur pas Sebastian Vetelin dhe Mark Ueberin. Vetëm vendi i tetë për Fernando Alonson, megjithatë të gjitha këto rezultate janë pezull dhe nuk janë ende përfundimtare, për shkak të ankesës së bërë nga “Red Bull” dhe “Ferrari” për provat e kryera në Barcelonë nga “Mercedes” me gomat Pireli.
Gara pati dy hyrje të gjata të makinës së sigurisë dhe një ndërprerje po të gjatë, për shkak të aksidenteve, duke u bërë në shumë fragmente e mërzitshme, aq më tepër duke ditur që në rrugët e Monte Karlos është shumë e vështirë të parakalosh. Në përfundim të garës së sotme, renditja e kampionatit kryesohet nga Veteli me 107 pikë, i ndjekur nga Raikoneni me 86 dhe Alonso me 78.

Vetel dhe “Red Bull” do te jene dominues dhe kampione per v. 2013. Ferrarit i ka ngelur nostalgjia, te gjithe jane rritur dhe dominojnjne Fomula 1, vecanerisht skuteria e Red Bull dhe Mercedes.