“Grândola, qyteti i Morëve/ Tokë vllazërie/ është populli që komandon […]/ Në çdo kënd një shok/ mbi çdo fytyrë shikojmë barazinë.” Mesnatën e 25 prillit të vitit 1974, “Radio Renascenca”, transmetoi në Lisbonë këngën “Grândola vila morena”, duke dhënë sinjalin për fillimin e grushtit të shtetit të ushtrisë portugeze kundër diktaturës fashiste të famëkeqit Antonio Salazar dhe pasardhësit Marcelo Caetano. I ashtuquajturi “Revolucioni i Karafilave”, risolli demokracinë pas 50 vitesh shtypje, torture dhe frike.
Pasditen e së shtunës së kaluar, rreth një milionë qytetarë, kënduan njëzëri përsëri këngën simbol të betejës për liri. Kësaj here nuk kishte më ndonjë diktator për tu rrëzuar, por zemërata e popullit ishte drejtuar kundër Troikës (Bashkimi Europian, Banka Qëndrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) kredidhënëse që mban akoma me frymë buxhetin e një shteti pothuajse të falimentuar. Një turmë e përbërë mbi të gjitha nga të moshuar, gëlonte poshtërim, frustrim dhe indinjatë.
Simboli i krizës europiane është padyshim Greqia, qielli i zymtë i Athinës dhe revolta popullore e kanalizuar në partinë neonaziste “Agimi i Artë”. Por kolapsi i borxheve sovrane ka prekur edhe shtete të tjera të eurozonës. Portugalia, në prill të 2011-ës, trokiti në dyert e shpëtimtarëve me kapele në dorë. Vetëm një muaj më vonë, Troika vendosi të jepte 78 miliardë borxh, me 4% interes, dhe me këste të vazhdueshme por të kushtëzuara nga shkurtime të thella dhe të dhimbshme. Herë pas here, tre zyrtarë të lartë të Troikës, kontrollojnë buxhetin e shtetit dhe vendosin ta mbajnë ose jo hapur rubinetin e fondeve. Qeveria portugeze u detyrua të privatizonte shoqërinë ajrore (TAP), të jepte me koncesion menaxhimin e të gjithë aeroporteve të vendit, të shiste ndërmarrjen elektrike (EDP) dhe kantierin për ndërtimin e anijeve në Viana do Castelo. Praktikisht shteti hoqi dorë nga të gjitha asetet strategjike duke u hapur dyert brazilianëve për shoqërinë ajrore, kinezëve për energjinë elektrike dhe rusëve për kantieret detare.
Politika e shtrëngimit të rripit shkaktoi në vetëm dy vjet (2011-2012) humbjen e 626 mijë vënde pune, duke çuar nivelin e papunësisë në 16,9% në përgjithësi dhe 36% tek të rinjtë në veçanti. Në tre vjet (2011-2013), prodhimi i brendshëm bruto ra në masën e 3%-shit, dhe borxhi publik nga 107% të GdP-së u rrit në 118%. Më shumë se 500 mijë portugezë janë pa punë dhe pa asistencë duke patur emigrimin si të vetmen shpresë për mbijetesë.
Kalimi i Troikës duket sikur i ka dhënë goditjen vdekjeprurëse ekonomisë së sëmurë portugeze. Kudo që aplikohen kushtet e Memorandumit famëkeq duket sikur fill më pas shtrihet shkretëtira. Të detyruara nga spekullimi i tregjeve financiare, nga keqmenaxhimi i fondeve publike në kohë bollëku dhe nga nevoja urgjente për likuiditet, shtetet sovrane ulin kokën përballë shkurtimeve të egra që Troika vendos. Si në një rreth vicioz, është vështirë të thuash se kush e ka fajin: ata që shkaktuan sëmundjen, apo ata që duke mos ditur si ta shërojnë, po e përkeqësojnë së tepërmi.
Pasojat më dramatike bien mbi popullin e thjeshtë, që varfërohet gjithmonë e më shumë, i pafuqishëm dhe i pashpresë. Në këto kushte formohet doemos protesta që në rrugët e Lisbonës nuk është e organizuar nga struktura sindakale dhe politike, dhe prandaj është akoma më e rrezikshme.
Kënga revolucionare që ngrihej nga turma duhet të jetë një këmbanë alarmi për Troikën por mbi të gjitha për klasën drejtuese portugeze: nëse qytetarëve ju hiqet gjithçka, më pas nuk kanë më asgjë për të humbur.
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona / Rubrika Europa, çdo të shtunë në DITA

Vetem paralelja qe hiqet ne kete shkrim me kengen qe eshte kenduar per te rrezuar fashizmin ne ’74-n e larget dhe sot kunder Trojkes flet qarte per gjendjen ku eshte, jo Portugalia, por Evropa e cdo shtet tjeter i Bashkimit Evropjan. Dhe, kur zgjidhja, qe Trojka e quan ndihme shpetimtare duke dhene miljarda me perqindje e shpie me afere vdekjes te semurin, cfare kuptimi ka bashkesia evropjane e krijuar: eshte per te nxjerre nga situata e keqe anetaret e saj apo per t’i zhytur edhe me thelle ne te keqen qe i ka zene? Bashkim i bukur! Nese fondet e shpetimit, qe krijohen nga taksapaguesit e Bashkimit nuk e mbartin qellimin mbeshtetes e shpetimtar ndaj nje anetari, por shnderrohen ne nje mjet fitimi nga semundja e njerit prej anetareve, ky bashkim atehere eshte mbytes e jo shpetimtar, e keshtu Evropa e Bashkuar do shkerrmoqet e do te lere pas nje alergji te pasherueshme per Bashkimin.
Bravo autorit. Nje shkrim i shkurter por mjafte domethenes dhe i koncentruar ne problemin nr 1 qe ka sot Europa(nenkupto bota) do te nenvizoja percaktimin:”Si në një rreth vicioz, është vështirë të thuash se kush e ka fajin: ata që shkaktuan sëmundjen, apo ata që duke mos ditur si ta shërojnë, po e përkeqësojnë së tepërmi.”
Kjo eshte gjendja e Europes, nje gjendje pa shprese ku semundjen perpiqen ta sherojne duke shtuar dozen e kortizoneve qe me se shumti e çojne pacientin ne vdekje.
Ka shume te ngjare qe ne vitet qe vijne, jo shume larg, te kendohet neper demonstrata Internacionalja, varianti social i globalizmit. Dhe mendoni athere sistemi qe po kalojme do ti flaki maskat dhe do çfaqet me egersine e nje Hitleri te ri qe do vere ne rradhe gjithe njerzit e uritur per pasuri per te bere zapen “te mjere” e koheve moderne.
Po pse cfare kujtoni ju se B.EUROPIAN dhe F.M.N.eshte bere per te ndihmuar popujt ,apo per ti skllaveruar ..Psh KONFERENCA E HELSINKIT NE KORRIK -GUSHT 1976 q e ENVER HOXHA nuk e futi shqiperine beri shume mire se ajo ishte konferenca e MOS-sigurimit . Po pse nuk e ndihmojne PROTOGALLINE RRugaci Murinjo dhe PEDERASTJA RONALDA se ata kane ca euro ?