Troika ose tre “kasapët”

redaktor

Greqi_varferiKanë punuar si kasapë dhe jo si kirurgë”. Kjo është fjalia kyçe që më në fund dikush, në institucionet e larta të Bashkimit Europian, pati kurajon të shqiptonte. Javën e shkuar, “Komisioni i punës dhe i çështjeve sociale” në gjirin e Parlamentit Europian , me shumicë të gjerë votash, (27 pro dhe 4 kundër), miratoi një rezolutë të ashpër kundër “Troikës”. Sipas raportit (i cili duhet të votohet marsin e ardhshëm në seancë plenare), Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qëndrore Europiane u shkaktuan pacientëve që kishin nën kurim (Greqisë, Irlandës, Spanjës dhe Qipros), pasoja të tmerrshme.

Për hir të së vërtetës rezoluta vjen si “koshi pas të vjelave”, kur dëmi tashmë është kryer, por vlera politike e saj është e padiskutueshme. Kurrë më parë institucioni më demokratik i BE-së (i vetmi i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët) nuk ishte shprehur kaq qartë. Në nëntë faqet e raportit shkruhet, ndër të tjera, se “reformat e thella” në tregun e punës kanë prodhuar një “rritje dramatike” të papunësisë sidomos midis të rinjve të cilët “shpesh herë janë të detyruar të punojnë në kushte precarious dhe me kontrata part-time”. Për më tepër niveli i varfërisë, në tre vitet e fundit, është rritur në “përmasa dramatike” (+26% në Portugali dhe +15% në Irlandë).

Por le të marrim si shembull Greqinë e detyruar nga Troika të zbatojë një plan prej 73 miliardë euro shkurtimesh, baraz me 35% të GDP-së duke lënë në shtëpi 20% të fuqisë punëtore dhe duke djegur 20% të pasurisë kombëtare. Pasojat e “thikës” së kasapëve mund të gjykohen më së miri duke shqyrtuar një studim të përbashkët të universiteteve angleze CambridgeOxford dhe Londra, publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”. Spata që goditi sistemin shëndetësor (buxheti praktikisht u përgjysmua, nga 10% të Gdp-së në 6%) dhe skamja e një pjese të konsiderueshme të popullatës po shkakton një tragjedi të heshtur. Vdekshmëria foshnjore është rritur me 43%, numri i foshnjeve të lindura nënpeshë është rritur me 19% ndërkohë që shifra e të miturve që kanë lindur të vdekur ka shënuar një +20%.

Duket si një buletin lufte, por fatkeqësisht është termometri më i ashpër dhe i trishtë për të matur dramën që “reformat” e imponuara nga kredidhënësit ndërkombëtarë kanë shkaktuar në mishin e gjallë të shoqërisë greke. Nënat e reja nuk kanë para për tu vizituar dhe për të parandaluar humbjen e foshnjes; disa prej tyre nuk kanë as ushqim për të përballuar shtatëzaninë.

Nëse çmimi i “shpëtimit” të Greqisë është gjunjëzimi barbar i grekëve ndoshta do kishte qënë më i udhës falimentimi, kthimi i dhrahmisë dhe shtypja e butonit reset. Por në këtë mënyrë sistemi bankar francez do kishte shkrumbuar 56,7 miliardë euro kurse ai gjerman rreth 34 miliardë euro. Se kush ka “shpëtuar” me të vërtetë, është lehtësisht e kuptueshme.

* PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona.

Shkruajini autorit në [email protected]

Share This Article
20 Comments
  • Për hir të së vërtetës rezoluta vjen si “koshi pas të vjelave”, kur dëmi tashmë është kryer, por vlera politike e saj është e padiskutueshme…(artikulli)

    “Kofini pas te vjelave” eshte “pendese” qe ekonomiste me emer (dhe Nobeliste si M. Friedman) e kane shprehur dhe ne raport me Ne: ” ne vendet ish-komuniste, u morem me tregun, jo stabilitetitn shoqeror. Pati plage te medha e Shume gjera i beme gabim”

    • Vjet,tamam ne nje koncert ne Verona te A.Celentano ishte i ftuar ekonomisti francofon Fitoussi,qe permendi saktesisht kete gje.Keto masa Austerity do prodhojne Depresion social.Jo vec ne keto vende,por edhe Italia po e ndjen rende.Kapitalizmi pa konsum te shfrenuar krijon premisa per katastrofa Humane,ndertesa shembet nga brenda.

    • @ P.A.B

      fjalet e tua me kujtuan “terapine e shook-ut”, nga e cila nuk e morem me veten; apo “çekun e bardhe”, qe nuk u “nxi” ndonjehere. 🙂 Kapitalizmi liberist, (shkolla neoliberiste e Chikago-s, pershembull) sa me shume pergenjeshtrohet nga realiteti dhe nga Historia, aq me shume perqafohet si nje mit. Mos te flasim pastaj per liberistet alla-shqiptar, kapur fort pas bishtit te (pu)shtetit. Gjykoj se John Maynard Keynes kishte te drejte kur perpuntonte teorine se kapitalizmi pa rregulla, i shfernuar, eshte i papajtueshem me demokracine. Por kjo teme i perket nje artikulli tjeter. Rilexohemi!

  • Nga amerika eshte kollaj me thene mos hyni ne europe se do na dale shumekeq.dita qe europa do prishet ka per te sjelle shume vuajtje.

    • @ Linda
      per plot 63 vite Europa perendimore (Gjermani-Itali-Spanje-Angli-BeNeLux) nuk ka njohur me kasaphanen e nje lufte. Paqe ndermjet nderlidhjeve ekonomike, kjo ka qene zanafilla e BE-se se tanishme. Institucionet “ecin” me kembet e njerezve, dhe njerezit shpesh gabojne. Por nje periudhe kaq te gjate paqeje, rralle here “Kontinenti Plak” ka shijuar. Le te mos ta harrojme rendesine e Unionit. Rilexohemi!

  • vazhdojne papagajte e kesaj gazete te na flasin me ngjyra negative per evropen, sepse e dine se statusin nuk do ta marrin ne qershor!
    artikulli i mesiperm, eshte shume shume i nje-anshem, sepse nuk permendet fare dasma 20 vjecare greke, spanjolle, irlandeze, sidomos dasma greke ku kerceu , theu pjata dhe jetoi si mbert, si profesori, si tregtari dhe si fshesaxhiu i rrugeve! kuptohet, qe kur dasma zgjat 20 vjet, atehere vjen shtrengata e dhimbjeve, apo jo artikullshkrues??
    rrofte evropa skandinave qe po e mban evropen sot per sot ne kembe!

    rezart palluqi
    holande

    • Rezart,me vjen keq por nuk e njeh realitetin grek,nuk e di sesi shpenzimet u fryne dhe borxhet iu ofruan ne vepra madhore per te punesuar kompanite gjermane e franceze,qe shtyne qeverite e tyre tu japin kredi grekeve.Siemens ndertoi metrone e re dhe pjeserisht franko gjermanet ndertuan aeroportin e ri te Athines,po ashtu u be nje ure ne Rio(Patrasso)qe italianet kane dekada qe e projektojne dhe nuk e ndertojne ne Sicili.Me pelqen realiteti yt poetik,por ekonomia eshte shume me pak poetike.Evropa eshte nje realitet interesash,kulturat shkojne e vijne,por politika me barkun bosh nuk ka shans te behet,e thoshte Marksi dhe ai kishte goxha stomak per ta shpjeguar me detaje.

  • Nick, shpejt do bej nje email qe kur ta lexoje Fitoussi “ti nxjerre flake kompjuteri” shume mire qe e mora vesh. Celentanon? Do e fus dhe ate ne “lawsuit” si Platforme facilituese (sic) Kuotime pa referenca nuk lejohen, as nga une e as nga Friedman. :):) Por ne ane serioze tani; ke te drejte tek “implosion” si kapitalizmi nga prodhimi i katastrofave sociale shperthen nga brenda.” Dhe sa here kjo ndodh apo i afrohemi nje krize (apo pas saj) ne themi: “never again” e prape…ndodh! Asnjehere nuk veme mend!

    Dr Xhanari,

    Ate pata dhe une parasysh, “analogjine me terapi-shoku/ e cekun e bardhe” pasojat e te cilit s’jane zhdukur. Ishte nje kalim i dhunshem, me shume se brutal ne nje humbje vendi pune a sigurise per te nesermen. Ushkaterrua “pelhura sociale” e nje vendi; (do sqaroj me poshte – para se te vijne partizanet, te ndjekur nga ballistet, e te na vrasin te gjitheve ne te mirat/ te keqijat e sistemit 🙂 ) Pati uri, po s’vdiste njeri per buke ne kuptimin sttrikt “te urise se patetes Irlandeze ne shek 19”. Pati humbje statusie e pagash por asnje alternative; shteti ishte pa rezerva, e idelogjia ne renie na la te hapur ndaj “dhunes se forcave te tregut” Aty – te gjithe jemi te zgjute pas pilafit – nuk duhej Terapi Shoku; po ndalje hemorargjie me mundesite qe ishin. U ekspozuam keq, kjo hemoragji pasoi ne shkalle kombetare; gati 1/3-ta e popullates shpengulet ne kerkim mundesish te tjera. Nuk ka paralel tjeter ne Europe si i yni, ne raport me 1) emigracionin si kohe/shpejtesi 2) per popullaten; Perjashtojme shpernguljete dhunshme e ne kohe lufte. Shembulli me i afert ne intensitet eshte Suedia/ fundi Shek XIX e fillimi XX-tes. Cdo organizem, ne nivel qelizor (biologjik) apo social (familje/ shtet shoqeri) nuk e pelqen “terapine e shokut” Kjo kalon ne konceptin qe shpjeguat ne artikullin e meparshem; All In, qe vlen “kur humb” gjithska, por nuk behet nuk ekzistenca eshte ne pikepyetje.

    Terapia Shok ka qene katastrofike, e vetmja gje qe na ndihmoi ishte Kampi Opozitar (si rralle ndonjehere ne histori) ne rastet me te mira na ndihmoi, e ne rastet me te keqia na “injoruan dhe lane te shkojme nga te duam” Nuk pati lufte e uri. Nese do kishte dicka te tille perrreth, une besoj se ne ate kohe “nga lufta per ekzistence” do kalonim ne nje anarki qe do copezonin territorin e nje kriminalitet ekstrem. Ne nje shtet pa pervoje te gjate ne qeverisje, kjo nuk eshte aq e veshtire te mendohet. Shiko Afganistanin sot, krahasuar me vitet 70-te. Cdo province ka warlordin e vet. Imagjino nje Nehat Kulla po me “mini-dogane, force policore e kontroll te zones se tij, fillim e fund”.

    Dy shembuj. 1) Sh. i Pjesshem. Vitet 90-te ne Britani. Reformat e Thatcherit shkaktuan plage sociale qe ne disa zona s’jane mbyllur as sot. Me Sindikatat qe kishin marre shtetin peng; plehrat ne rruge, dokeret ne greva, cdo industri me humbje e “government subsidies” qe zhdukeshin ne “vrima te zeza” pa dhene asnje fitim pas; duhej bere dicka. U be paksi dhunshem, rezultati-> zona ku tradicionalisht ka pasur Porte, industri te rende, miniera per 4-5-6 gjenerata, u kthyen ne shkretetira. Rruge te tera te braktisura e qytete qe akoma se kane marre veten. Vendi ku filloi Revolucioni Industrial e qe i dha botes nje garanci ne prodhimete kualitetit te larte ” Made in England” sot eshte kthyer ne vend “Sherbimesh” sic jane Shkollimi, Media, Informatika, Fiananca etj. 2.) Shembulli Total. Pas pushtimit te Irakut, nje nga punet e para qe bene Amerikanet ishte de-bathifikimi (sic) i aparatit shteteror. Cdo anetar i partise Bathiste (Ba’ath Party) u hoq nga puna. U hoqen nga puna familjet, shoket, simpatizantet e deri…sa nuk ngeli me njeri. Shume me urgjent se de-nazikifimi i Gjermanise pas L2B. E ketu ra gjithe aparati shteteror, burekratik, teknokratik dhe ajo qe quajme “know-how” e krijuar me pune mundim e shkollim.

    Sigurisht me pare ishte perdorur nga ideologjia, per qellime represive etj, por nje shtet pa bureokraci, s’funksionon dot. (Ju kujtohen Juristet e plepave me 6 muaj kurs?) Amerika beri dy gabime 1) supozoi qe i gjithe populli si do bathistet (po ata/ familjet e tyre s’jane popull?) 2) mori mendimin e “azilanteve e disidenteve” qe kishin 10-20-30 vjet jashte vendit, dhe a) s’lexonin dot situaten qarte b) kishin agjenda personale e haqe per te marre. (si puna e Dr Ahmed Calabit, e ca sharlataneve te tjere) Rezultati eshte ky qe shohim, ndoshta duhet 1-2 gjenerate qe “te behet Iraku”. Terapia e shokut i pergjigjet demagogjise dhe nevojes imediate per “tani-e-shpejt” por pasojat afat-mesem-e-gjate nuk i llogarit. Ne, si dhe Europa (ne hallet qe ka, jam dakort me Rezartin, se pasi ha qyl 20vjet nje dite do paguash!) bejme autopsine e dickaje qe duhej bere “ndryshe” Plotesisht me konkluzionin e Dr Xhanarit ne reference me JMK dhe kapitalizmin liberist.

    • P.A.B.,per financieret burokrate Britania eshte nje vend ku prodhohen mallra te cilesise mesatare me kosto te larte,pra,shkurt nuk kane interes te investojne atje.Mendimi gjeneral eshte se Britania eshte ne renie,nje ish perandori qe po tkurret,goditjen e pesoi qe ne Luften e Pare,kur timonin e morren amerikanet.Thuhet se eshte ne akt riformatimi i ri i botes,kane hyre ne loje fuqi te reja.Per terapine e shock-ut kam lexuar se perben thelbin e nje direktive qe quhet Washington Consensus(FMN;BB;DASH),vleresohet se doli nje deshtim,duke krijuar tensione te forta sociale.

  • i nderuar Nick! une nuk e mbaj veten per ekonomist, jam shkrimtar dhe bera nje pozicionim vetjak, aspak ekspertist! Jam dakort de evropa eshte nje rrjet interesash, por cili kontinent nuk eshte i tille? une nuk thashe se e tere pergjegjesia bie mbi vendet e lartpermendura, te falimentuara! edhe evropa skandinave mban pergjegjesi sepse edhe pse e dinte se keto vende jane vende shaktarrqe, investoi atje me miliarda euro, vetem e vetem per te deklaruar vite fitimprurese! Une o burazer jam rritur ne greqi, dhe ate popull e njoh nga afer me dhembe e dhemballe! greku o vella e sheh shtetin si nje arke vetem e vetem per ta rrjepur! greku pagesen e tatimeve e sheh si skllaveruese, pastaj mos harro se borxhet greke datojne qysh prejt vitit 1975! mos me thuaj se shtetij gjigand dembel e krijoi siemens dhe gjermania? perendimi e shfrytezoi greqine ne konfliktin greko-turk duke i thithur 25% te buxhetit per armatime te kota, ama, teke e fundit, fajin e kane edhe greket qe pranuan lojera te tilla!

    • Rezart,edhe une kam qene ne Greqi,per te rritur jo,jam rritur ne Shqiperi.Borxhet kane nje logjike te thjeshte,po nuk i pagove do shtoje borxhi-borxhin,vete sistemi kapitalist eshte i ndertuar mbi borxhin,borxhi eshte edhe mjet presioni.Me gjej nje shtet qe nuk ka borxh,qofte ndaj publikut,qofte ndaj privatit,qofte ndaj shteteve te tjera.Eshte sistemi qe e stimulon borxhin,sepse keshtu nxiten konsumet.Greqia akumuloi borxhet me te medha ne epoken e euros,iu ofruan kredi pa proporcion me perqindje te ulet.Dhe ato pak industri u u delokalizuan.Psh,diku ne PATRA prodhoheshin pjese kembimi te Mercedes,shkuan ne Turqi,etj.Per ushtrine dihet ajo qe kushton.Meqe greket shpresuan se vetem turizmi(pese muaj plazh)do mbaje ne kembe ekonomine,shpresoj te mos biem edhe ne ne te njejtat gabime.

  • Cdo familje e ka vete ne dore si ta xhestisi shtepine e vet. Nordiket kane disipline prandaj jane mire, kurse vendet e jugut duan te bejne festa prandaj jane ashtu si tek bregu i lumit. Ka te beje me mentalitetin e jetes. fajin grekeve nuk ja ka kush.
    Kurse tek ne vete e patem fajin, qe nga 44 na qeverisen partizanet`, varfanjaket, injorantet dhe e pate ne 90`perfundimin……

  • ANALIZE : Po keto kirirget kasape te ” Trojkes ” a mund te denohen ???
    PE qenka vetem me konstatu ndersa me i denu dhe me e eleminu kete ” Trojen ” nuk ka force apo nuk do ???

  • si nuk doli nje komentues me kaq lexueshmeri te diskutoje per shqiperine por flasin per te tjeret,gjithesesi analiza me nivel por do te isha kureshtar te di cfare profesioni ushtrojne pertej pseudonimit ne komente

    • nuk di per te tjeret,por une per vete riparoj kembe karrikesh…hahahahhaaaa,bej shaka.Por shkrimi s’ka te beje me Shqiperine,a nuk e kemi luksin ndonjehere te dime ç’behet jashte?Pastaj,sepse kam nje siguri qe shumica e komentuesve ketu,shto dhe autorin e artikullit jane jashte,flasin per nje realitet qe e njohin tashme me mire se vendin e tyre.Ekonomiste?Nje filozof qe me pelqen shume thote se kohet moderne sollen me vete nje religjion te ri(fe),religjionin e ekonomisteve.Gjysma e tyre ndreq dhe gjysma tjeter prish – ky eshte mendimi im.

  • “Planifikim strategjish, Zgjidhje ne “reklama”, Manaxhim krizash.” — Keshilltar … (keto shkruhen poshte emrit, ne karten time) Paguhem te “ve re” cfare gabimesh bejne robt, gjera qe i dine sh. mire por si pranojne. Thena nga nje i “jashtem” (nganjehere me ton) marrin nje vlere te cuditshme. Te qenit Shqiptar te jep 25% kualifikim apriori per “te dhene mend e kritikuar” : ) : ) 25% jane ” te fushes biznesit” e 50% jane “sensi i mases”

    Por pak rendesi ka kjo, ketu jemi ne Diskutim te Lire. Tema eshte Europa, e profili i Dr Xhanarit i pergjigjet kesaj. Temat e tjera jane per Shq.

    • Me kete kohe qe harxhon ti duke komentuar cdo shkrim, me siguri duhet te jesh plak pensionist 🙂 ose i papune me shume zanate njekohesisht 🙂

      • thnx kel! 95% e komenteve “te gjata” si fillim jane artikuj tek blogu im, i bie c & p. (me 1 pershtatje te lehte) Meqe u fute ne supozime krejt jashte “lagjes tate”, ca “zanate” ta japin pensionin para 50-tes, Gjithsesi, jeni i (e) lire te paragjykoni gjithshka; por “harrove” se kur hyn nen 1 pyetje direkte; duhet t’shpjegoni…dhe me c’merreni ju vete? : ) 🙂

  • s-b, me respekt, tu pergjigja per vete por profesionet/idete tona s’jane te rendesishme. Ne cdo teme, Primari eshte ai qe bie vlere origjinale; me idete, eksperiencat e shkollimin e tij; si ne ka plot, shkojme e vijme…si Ky, s’ka dhe aq.
    ___

    Shpjegoj me shume per Gazeten, se lexuesin 🙂 (ne duan ta marrin parasysh) Elton Xhanari s’eshte emer shume i njohur, qe (a kush vjen neser) ta kuptojme direkt se po merr dicka me kualitet. Ylli ne fund nuk vihet ne cdo artikull, s’vjen personi me asterisk dite-per-dite. Si ane teknike per autoret qe jane me emer e foto, kur bejme klik duhet te kene nje mini-CV, per tjeter, kush do me teper i drejtohet internetit. Ne shkrimet e tij do vene Dr. E. Xhanari ose Elton Xhanari PhD. Origjina eshte Doktor i Filozofise, shkurt si PhD, Ph.D., D.Phil., ose DPhi. Nga Latinishtja – philosophiae doctor or doctor philosophiae. Automatikish (ne Akademi) kush ka PhD merr dhe titullin Doktor. Ka vende (si ato latine, si ato gjermanike) qe Doktor quajne dhe nje Juriste te thjeshte. Ne si “shqipe” s’na e mban xhepi ti japim Doktoret reale me * …shpjegues. PhD s’eshte e rralle por dhe s’eshte e lehte te merret. Ngelet indikator i kualitetit shume te larte qe nderon Gazeten dhe ne, si lexues. Ne bote keto 3 shkronja jane pjese e emrit te personit, sidomos ne fushen e tij “Europen”

    S’do i bej “second guess” autorit a jetes se tij, por e di mire qe te mbarosh nje PhD duhet sh. mund-e-pune…dhe ta kesh babin-nga-pas me nje cante me para. Politika, kushtetuta Italiane e ato Europiane, kerkojne nje jete te tere ne studime. Kam pare disa here ne shtyp se gabimisht krahasohet me Kandidat Shkencash,ekuivalenti – me te vjetren – eshte Docent, nje shkalle me pak se Profesor – si grade formale. Ne auditore PhD-te ne fakt quhen profesore.

    ***

    Kam nje mik Skocez, njeri sh. i mire, ish-pjestar i forcave ushtarake e me pas zjarrfikes. Kualifikohet si Psikolog, me eksperiencat ne trauma, nga jeta e profesionet e meparshme e kuptonte reagimin, trajtimin, e c’duhej per te traumatizuarit. Nuk ja varnin ne nje fushe me shume eksperte, e jo pak sharlatane … ku spekulativja shpesh behet dhe norme. Fillon nje PhD. e mbaroi por e demtoi shume ne jete. Nga pergatitja e studimi voluminoz dite nate (per 5-6 vjete) s’kish mundesi te punonte. E Shoqja (nje mjeke) te ciles i kishte paguar studimet e specializimin me pas, ne momentin qe kish nevoje…e braktisi. Vazhdon me vullnet dhe e mori Titullin. Thote, megjithese mesova me shume jam i njejti person; vec tani me trajtojne me tjeter respekt. (ne botime, reference shkencore etj)

    Marr kete person, per dicka te vecante. Ne nje spital per Ushtaraket Britanike te Traumatizuar nga Lufta, shkoi dhe ka bere nje Seance Terapi me cdo Ushtar. Secili nga ato iku ne shtepi. Nje seance, nga 1-1.5h, per nje Ushtarak! Spitali u Mbyll. Shteti qe shpenzon £00-000 per Ilace, terapi, psikologe a psikiater me jave-muaj-dhe-vite u kenaq. (dicka e tille s’ka ndodhur kurre me pare!) Keta pacienta ishin aty per muaj te tere, e te pa shprese. Me vone MoD (minstry of defence/ Mbrojtja) me bureokracite qe ka, provat qe do, me shume verifikime e letra pa fund, e merziti dhe ai su morr me me ta; tani gjindet ne cdo vend te botes ku ka luftra, termete e fatkeqesi natyrore. Ftohet nga Universitete e Organizata me emer, si lektor dhe trajtues i Traumes. Ka filluar te shkruaje libra e te rregulloje jeten e vet, si dhe ndihmon te tjeret. Per te ardhur deri ku eshte sot, e te marre ate PhD kaloi ne nje stuhi e sfide te gjate.

    Back to z. E. Xh, qe do i referohem si Dr. Xhanari, (dicka qe e ka fituar me sh. mund) deri kur te na vije ketu poshte e te thote “call me Toni” Sa per gazeten, t’ja vere titullin para a shkronjat mbrapa. Ashtu sic e do dhe rregulli e etika. Njerezit duhet te dine me ke flasin, ne do e vleresojme “trurin e dijen” duhet ruajtur rradha e gjerave. Flm.

    ***

    Pa Formalitet, nuk ka Normalitet.

  • Kjo eshte edhe FMN-ja dhe banka boterore. Atyre nuk ju intereson zhvillimi dhe prosperiteti i nje vendi. Per ta nje vend sovran eshte thjesht nje llogari bankare qe rezulton ose jo fitimprures per parate qe ata japin. Gjakpiresa dhe organizate e kalbur e kapitalit, qe as nuk ju a ndjen fare per pasojat sociale te borxheve qe vendet ju kane atyre. Keta jane fajdexhinj te paskrupullt te cilet mbeshteten edhe nga fuqite ushtarake te SHBA-se dhe federal reserve.

    Meqenese morem edhe nje borxh te ri nga FMN-ja, une nje gje kam per te thene. Varferi dhe mjerim po troket ne dere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *