Trokitje në derë të gabuar

Dita

Duke ndjekur në Tv leximin e titujve të gazetave, më tërhoqi vëmendjen një takim i z.Simon Miraka me z.Sali Berisha, i cili i ka kërkuar këtij të fundit që të përdorë gjithë influencën e vet tek z.Basha që si kryetar i PD-së të bëjë të gjitha përpjekjet për riformimin e së djathtës shqiptare për të mundësuar ardhjen sa më parë të kësaj në pushtet

. Bukur! Është e drejta e çdokujt për të bërë çdo gjë brenda ligjeve e normave të demokracisë. Por keni trokitur në derë të gabuar z.Miraka. Personi që i jeni drejtuar për ndihmë, jo vetëm është më i papërshtatshmi, por armiku kryesor i së djathtës dhe ja u them unë pse. A nuk është vallë ky njeri një nga hartuesit dhe zbatuesit kryesorë të ligjit 7501 që goditi pronën private si një nga shtyllat bazë të së djathtës?

A nuk ishte vallë ky person për 8 vjet që ishte në pushtet në fokusin e grevave dhe protestave të të përndjekurve politikë, ndaj të cilëve jo vetëm nuk mbajti as premtimin më të vogël për punësimin dhe integrimin e tyre, por nuk ju dha asnjë qindarkë nga fondi i garantuar me ligj për dëmshpërblimin e tyre?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *