Troll-ime

Edona Llukacaj

Nga Edona Llukaçaj

Fjala anglisht “troll” në gjuhën shqipe mund të përkthehet si “përbindesh”. “Troll” përdoret për t’iu referuar të gjithë atyre qënieve që kanë fuqi përtej normales dhe e përdorin këtë për të bërë keq. Edhe “internet troll”, nje frazë relativisht e re, i qëndron besnike konceptit fillestar. “Internet troll” po përdorët gjithnjë e më shumë në gjuhë të ndryshme për t’iu referuar atyre personave me llogari të rreme në rrjetet sociale që komentojnë e dezinformojnë për llogari të një force apo figure politike, dhe jo vetëm.

Ndërsa në Shqipëri ‘skandalizohemi’ me pazaret e pabukur të votave, por kushedi pse askush nuk habitet (thjesht na vjen keq se na dolën të palarat sheshit te ndërkombëtarët), në kohën e internetit, forca të ndryshme politike në botë duket se e zgjidhin problemin, gjithashtu, me manipulimin e të ashtuquajtërës votë e lirë, ose, më saktë, mendimit të lirë.

Që në përhapjen fillestare të rrjeteve sociale, këta mjete virtuale komunikimi janë konsideruar edhe si platforma të shprehjes së mendimit në mënyrë të pacensuruar.  Është pikërisht kjo qasje që ka krijuar edhe bazën e profesionit modern: “internet troll” ose propagandizues a komentues me pagesë.

Nuk është sekret se fushatat elektorale në përgjithësi ndiqen nga simpatizantët e një grupi të caktuar dhe janë të kufizuara në kohë. Propaganda e tyre, përfshi edhe atë vizuale ka vështirësi në bindjen e votuesit jo të njëanshëm, cfarë ka bërë të nevojshme krijimin e një rrjeti propagandizuesish të specializuar, ose, në epokën e internetit, komentuesish virtualë profesionistë.

Për shembull, në Shën Petersburg, nën mbishkrimin “punë kërkimore në internet” operon fabrika e troll-ëve të Putinit. Sipas të dhënave që kanë arritur të merren nga gazetarët investigative, 1000 persona punojnë këtu me turne. Fabrika operon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Punonjësit, secili i pajisur me 10 llogari të ndryshme të rreme, janë të ngarkuar me komentimin e lajmeve në gjuhë të ndryshme. Përveç asaj, i duhet të postojnë 500 tweet në ditë. Lajmet në këto postime janë, gjithashtu, të rreme. Në vend që të lodhen të gjejnë e të postojnë lajme të vërteta si mediat tradicionale, ata prodhojnë përmbajtje alternativë, lajme thjesht të pavërteta. Por fakti se një lajm postohet nga mijëra i ‘bind’ ndjekësit për vertetësinë e tij.

Çdo “troll” ka detyrën e vet. Ka dhe prej atyre që i duhet të marrin përsipër të bëjnë propagandë denigruese. Ata hynë në diskutime virtuale me komentuesit pro dhe munden publikisht prej tyre, me argumenta shteruese. Kjo metodë, përveçse krijon perceptimin e një demokracie, sigurisht forcon figurën apo forcën politike në fjalë.

Nëse një llogari e tillë zbulohet, ajo fshihet dhe zëvendësohet menjëherë me një tjetër. Duhet theksuar, se për të rritur numrin e ndjekësve dhe besueshmërinë, postimet e këtyre ‘fenomenëve virtuale’ janë të shumëllojshëm, që nga showbiz në modë, sport e teknologji. Postimet politike janë një pjesë e vogël e tyre, por të mjaftueshme për t’i dhënë formë opinionit publik.

Rrjetet sociale i kanë luftuar “troll-et” pafundësisht. Facebook ka mbyllur rreth 300 faqe që administroheshin nga punonjësit e fabrikës së Shën Petersburgut dhe bënin propagandë për republikat e ish-baskimit sovietik. Faqet kishin mbi 450 milion ndjekës. Twitter ka deshifruar mbi 10 milion postime të dala nga fabrika në Rusi vitet e kaluara.  Në gjuhë të ndryshme,  postimet kishin lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, me Brexit dhe me zgjedhjet në Gjermani.

Duhet theksuar se formatimi i mendimit me mbështetjen e teknologjisë digjitale nuk është një ndërrmarrje që i përket ekskluzivisht Rusisë së Putinit. Platformat kineze të inxhinierisë së perceptimit besohet se vënë rreth 450 milion postime propagandizuese në vit. Sipas të dhënave, në këtë industri po investohet konsiderueshëm edhe në Indi, Izrael dhe Iran, por jo vetëm.

Të ulët, të dënueshëm, të jashtëligjshëm si janë, “internet trolls” duket se janë kthyer në një të vërtetë globale, ku manipulimi i mendimit ekziston, por, minimalisht, pa vënë në diskutim disa të drejta themelore njerëzore. Vërtet mendimi i lirë është në shënjestër dhe kjo është aspak e këndshme, por në, fund të fundit, kjo mënyrë nuk kërcënon më heqje nga puna.

Prandaj si duket tërbon e kutërbon mënyra e jonë primitive e manipulimit, kjo e pamëshirshmja, ku ambicja për pushtet rezulton në çdinjitosjen e votës, duke i vënë një vote çmimin një thesi me miell, që ndoshta mjafton për të kaluar muajin dhe duke e blere votën në ofertë: “kush blen tre, një falas”.

Po sigurisht edhe kjo metoda jonë ka avantazhet e veta: kur vota kushton sa buka e gojës, magnituda e tërmetit nuk është në dorë të fatit, bile edhe gjuha e përdorur nuk është aq banale, apo jo?

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
14 Comments
  • More sa mire i njijke ti ato troll-et ruse, a thua ruset te japin mend per keto, apo i ke nga vehtja??? Nqs i merr nga ruset vazhdo me lulin se edhe ai andej i merr udhezimet, ndersa po qe se i ke nga vehtja po te them se qenke kokrra e budallait. Ne kete vend, ashtu si dhe ne te gjithe vendet e lindjes, fushatat zgjedhore marrin shume rendesi dhe per to diskutohet vazhdimisht. Besoj kete e di dhe nuk eshte e thjeshte qe ky mendtalitet te hiqet, e aq me teper kur lesh e lija dhe pd bejne edhe saktifica materiale per te fituar ato te shkretat zgjedhje. Por qytetaret nuk jane budallenj, ato leket e lesh e lise dhe likes ja marrin por vota pak i japin.

    • Kjo qe ka bere artikullin e e perkethen fjalen Troll ne kuptimin e saj linguistic

      porse ne perdorimin e eprditeshem ne Internet, Troll do te thote kur dikush tallet apo ngacmon te tjeret duke I shqetesuar ata ne nje ceshtje , apo per nje personalitet te caktuar qe eshte ne dikskutim

      Dmth ne shqip, troll eshte dikush qe tall trapin me ceshtjet qe diskutohen

      Une psh bej Trollin me keta te huajt kur ekta diskutojne per ndponje ceshtje serioze, dhe une talle leshte me ta,

      Kjo eshte trolling ,

  • Jepini asaj goces nji gurabi !
    Puna eshte se adminet e vertete e puneve kerkimore ne internet dhe “mendimit te lire” e merr kush eshte ne pushtet. Keshtuqe standarti eshte mjaftohu me 1gurabi qe ke ti.

  • Troll,
    ti goce nuk vjen nga anglishtja por eshte nje figure e krijuar ne trashegimine kulturore skandinave dhe sidomos ne Norvegji ose sipas Old Norse. Dhe besoj se derivon nga grupi i gjuheve Protogjermanike.
    Trolli ne mitologjine e Old Norse eshte nje lloj gjigandi ose jo, shpesh here pozitiv qe ka nje pamje me tipare te perziera midis njeriut dhe pemes, apo edhe forma te tjera te pershtatura sipas vendeve ku ata presupozohet se jetojne sic jane malet, shkembenjte, shpellat etj .

  • Na mbushe mendjen, “nga ideollogjia e axhitacion propagandes te armikut te huaj” na doli ke thesi me miell.
    c’te bejne te shkretet fukarej,tregon gjendjen e tyre te mjerushme,Po ju ku jeni ?”analistet e internet troll-eve”! Nga te mbaruarit,prej te mbyturve e kerkon ? Gjeje ke vetja jote,ke rinia e ati vendi qe lejon ti pedhoset dinjiteti nga shteti ku jeton.E verteta e disinformacionit eshte kjo:
    Spreading fake news becomes standard practice for governments across the world.
    Campaigns to manipulate public opinion through false or misleading social media postings have become standard political practice across much of the world,

    These propaganda efforts exploit every social media platform — Facebook, Twitter, Instagram and beyond — and rely on human users and computerized “bots” that can dramatically amplify the power of disinformation campaigns by automating the process of preparing and delivering posts. Bots interact with human users and also with other bots.

    Though most social media platforms are designed and run by corporations based the United States, the platforms are infiltrated almost immediately upon their release to the public by a range of international actors skilled at using information to advance political agendas, within their own countries and beyond,

    The researchers from Oxford University’s Computational Propaganda Research Project.

  • Troll ne shqip mund te perkthehet si “xhind”. Si ai i llampes se Aladinit. por jo perbindsh. Edhe xhind nuk eshte 100 per qind shqip, por eshte fjale me prejardhje turko = arabe, si fjala “Inshallah” e kryeministrit. Kur fare mire mund ta shqiperonte si “Do Zoti”.

  • Artikull me plot informacion, që për më tepër tregon se sa e rrezikshme është loja ruse e dizinformimit n Ballkan e kudo që ka interes.

    Budallenjtë si ai lluka, lexojnë fjalën rus dhe kujtojnë se të gjithë shkuan pas Lulit.

    Krahasimi është i gjetur dhe i qëlluar.

    Ndër artikujt më të konkretë dhe të kohës që ka pasë kohët e fundit.

    Mësoni me lexue o njerëz mos u bani budallenj!

    Bravo të madhe gazetares!

    • E the ti qe eshte i shkelqyshem ? epo me te zgjuar se ty
      nuk ka ne kete bote,”budallejte s’dine te lexojne”
      Kush je ti o qurravec qe ben budallej te tjeret,nje i mencur nuk e thote,koke loqe

  • Po ça përbindeshi është trolli moj drone? Trolli është troll dhe pikë!

    Hasëll-hasëll, troll interneti mund të konsiderohet një si biçim URIAHIPI (nga kanë hup net vjosa dhe mjelma blozë mer jahoo), dmth. një trongëll i hidhët, qëllimi i të cilit është të vihet me çdo mjet në qendër të bashkëbisedimit, pavarësisht numrit të pafund të trapllëqeve dhe hamendjeve që poston nëpër forume. E theksoj trongëll i hidhët, se “propaganda” e tyre është boshe, fare pa përmbajtje, në të shumtën e rasteve bile kundërproduktive për vetë ata të cilët i ndërsejnë si zagarë nëpër rrjetet sociale.

    Po t’i referohemi paksa mitologjisë dhe etymologjisë, troll-i i fabulave suedeze dhe daneze na shfaqet herë si demonë, herë si shtriganë të pabesë, dhe herë si xhuxhmaxhuxha që u vjedhin sendet fëmijëve.

    Që të mos keqkuptohemi… Mut’tharët e forumit me llagapet komike demo dhe plaku xhuxhumaku nuk mund t’i përzjejmë kollaj me trollat e lartpermendur. Mungesa e tyre dhe shumë të tjerëve në forum të bën të mendosh se gazeta muzgu ka filluar të përdorë ronçëm cenzurën… Thoni t’ja ketë bllokuar dhe atyre adresën IP-së…?

  • Sfide me fakte jo Replike me llogje
    Tru- Koranesh

    SANDER LLESHAJ HYRI SI GJENERAL E DOLI SI ADMIRAL !

    – Sander Lleshaj nuk eshte nga “planetet” e Vicidolit dhe Cepanit

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Blendi Koran Toptanet, Artur Zheleznov Zhelanet, Ylli Gazidede Rakipet, Basir Gebels Collaket, Klodiana Qyqe Lalat, Andi Bushat Kollcaket, Fatos Hafije Babat… kane 28 vjet qe jane mesuar me Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putinin, Lulush Karabush Bashicin, Like Flori Mona Cizme Lalezin qe bejne jo vetem Presidentin, Kryeministrin, Ministrin, kryedeputetin por edhe kryeprokurorin, Kryegjykatesin Suprem ala Ajatollah Ruhollah Allah Khomeinin e Luigjin e 14-te “ Ligji jam une” !
    Jo vetem jane mesuar, por edhe kane marre virusin e tyre autokracine.
    Sander Lleshaj ja la kopilin ne dere papagallit te Bandes se Gangstereve Blendi Koran Toptanit .
    Ai u pergjigj si nje kryejurist 24 karat demokratik perendimor e jo si nje kryegjykates suprem ala Saleh Ajatollah Putanini qe ka fjalen e fundit te ligjit dhe drejtesise krejtesisht te rrenuar, te inkriminuar dhe te sterkorruptuar nga e per SaLikekracine.
    Me nje qetesi stoike e me nje logjike te hekurt Zoti Lleshaj i mesoi falas Koranit te Saplehut dhe Like Floririt se policia vetem ndalon keqberesit, kriminelet, por hetimet e ndjekjen penale te tyre e kryen prokuroria qe i mbajti per mbi tre vjet ne sirtaret e PD-se dhe te saj e ne vend tia kishte cuar me urgjence gjykates po te kishte prova e deshmi ligjore te mjaftueshme, qe ne baze te asaj qe kam lexuar nga pjesa e botuar nga bulevardeskja “me hallate perjashta” Bild dhe Pieter Tiede Gebelsi, nuk ekzistojne asgjekundi dhe asnje gjykate as e Vicidolit dhe Cepanit nuk do ti pranonin pasi “ne to mungon akti, fakti dhe pasoja penale”, sipas nje avokati te shquar kriminal gjermano- amerikan pasi i kishte kontrolluar me lupe profesionisti 6 pergjimet e para te Tiede- Bildit . “ Me e shumta ne to ka mungese etike “, theksoi ai .
    I vetmi argument qe solli Toptan Korani i Opinioneve te Salehut ishte se ne to ishte zeri dhe figura e Tahirit, Gjiknurit, Avdylajt…..!?
    Po ai nuk ishte e njejta fabrike mashtrimi e falsifikimi SHQUP-i Sapleh Lulush Bardh Alibe Salianjin Putinit qe ofroi nje pagese prej 200 mije dollaresh per Babalet e Vlores duke tjetersuar zerin e vellait te Fatmir Xhafajt !?
    Jo vetem kaq. Po sjell dy fakte te jetuara.
    A e dini se filmi me i pelqyer nga shqiptaret “ Skenderbeu” eshte xhiruar ne rusisht dhe shqip para gati 70 vjetesh. Aktori kryesor ka folur ne rusisht dhe eshte mbuluar gati persoshmerisht ne shqip, kur teknologjia ishte nje shekull mbrapa asaj te sotme!?
    Per here te pare ate film e kam pare ne nje televizionin qendror kinez.
    Krejt filmi ishte ne gjuhen kineze…
    Pra edhe vet Skenderbeu fliste kinezce, por ne film jo ne te vertete sic e dime te gjithe.
    Po me teknologjine e sotme kur edhe nje perdorues i zakonshem e jo me studio profesioniste te sherbimeve sekrete jane te pakten 5 vjet perpara nesh cfare mund te bejne me zerin dhe pamjen tone !?
    Ndaj kerkohet hetim profesionist perpara se te besh qofte edhe nje koment te rendomte ne rrjetin tend social e jo me ne jurisprudence e mass media serioze e jo kryekeput ala Fake News made in Perandoria e Djallit Putanin qe e kane tri ditur deri edhe gjigandin e demokracise SHBA-ne e jo me nje shtet te vogel me hallé te medha si Shqiperia ne “ gojen e ujqerve te bardhe” greko- serbo – ruse.
    A nuk ishte e njejta fabrike Made in Gebelsiane e SHQUP-it Salehjan
    “ Genje e Genje se dicka do te mbetet!” qe edhe pasi u sekustruan, kontrolluan me lupe e hetuan me themel nga prokuroria rregjistrimet e kamerave te stacionit te policise se Fushe Krujes, rezultoi se Emiljano Nuhut nuk kishte qene fare ne zyren e tij e aq me pak nuk figuronte asnje sekuence e personave te sajuar nga Basir Gebels Collaku ne fabrikimet mashtruese e falsifikimet brutale e flagrante te dosjes se Azilit, cka ishte vazhdim i te njejtit skenar te kriminelit Dritan Zagani te Vlores qe i iku drejtesise shqiptare ne nje kohe qe ajo ishte 100 per qind ne duart e Saleh Like Floririt !?
    A e dini se akte te tilla denohen jo vetem nga ligjet shqiptare, por edhe ato nderkombetare ne rastin konkret nga ato zviceriane!?
    A e dini se vetem per keto dy fakte flagrante jo vetem Nuhu e Zagani por edhe skenaristi dhe regjizori mashtrues e faksifikues Basir Gebels Collaku jo vetem do te humbnin Azilin por edhe do te perfundonin ne burg dhe ekstradoheshin pas tij ne Shqiperi !?
    E se fundi, kur jane kaq te ndershem, kaq duarjashte, kaq te paster, kaq demokrate Sali Berisha e Lulezim Basha, Gjergj Lezhja e gangsteret e tjere pse duhej te fshinin serverat e Kryeministrise per megakrimin kunder njerezimit te nivelit te Hages kur urdheruan hapjen zjarr kunder turmes se protestuesve paqesore te 21 janarit 2011 duke ekzekutuar 4, plagosur dhjetera e derdhur mbi 4000 plumba drejt tyre cka do te kishte shkaktuar nje Shen Bartolome te pashoq shqiptar e boteror.
    Midis tyre ishte edhe gazetari i plagosur ne detyre e kolegu i Koranit te Klanit Fatos Mahmutaj qe per milímetra nuk perfundoi si Hekuran Deda me copa trurit te tij ne rrobat e te tjereve!
    A nuk ishte ky Blendi Fevziu qe jo vetem diziformoi, por edhe u orvat te fshihte me bosat e tij kete akt terrorist kunder qytetareve dhe shtypit te lire, kur edhe pese gazetare te tjere – elita e gazetarise se lire, te pavarur dhe demokratike shqiptare, u akuzuan nga kryevrasesi serial i shqiptareve dhe i Shqiperise Sali Berisha e Lulezim Bashici si puciste !?
    Keto jane faktet e gjalla, pergjigjet e verteta per pyetjet, mashtrimet, spekullimet, dizinformimet e poshtra, thellesisht e thelbesisht antidemokratike, destabilizuese, komplotuese, antishqiptare e antiamerikane te kesaj “ Bande Gangsteresh” e per kete “ Mafia politike, biologjike e oturako- mediatike krejt jashte kontrollit” te udhehequr nga SaLike rrenimi i mbi 15 fishte i shqiptareve dhe Shqiperise vetem e vetem per te minuar e rrenuar Reformen ne Drejtesi e Vetingun, SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit, si shtyllat e Shtetit te pare te mirefillte Ligjor ne historine tone kombetare, ne prag te jetesimit dhe kurorezimit te tyre me sukses ne saje te aleateve tane strategjike SHBA-BE !
    As Sander Lleshaj as Edi Rama nuk jane nga planetet e Vicidolit e Cepanit !
    Sander Lleshaj hyri ne Opinionet e Klanit si Gjeneral e doli prej tyre si Admiral !

  • Kerkese me nje kusht te vetem…

    A NUK E KUPTONI SE PO E ZERONI OPOZITEN E VETRRENUAR?

    – Instuktore rrenues te nje opozite
    vetvrasese

    – Analiste apo Anusliste?

    – Kazan apo oturak mediatik?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e dine “ yjet “ e oturako-medias Blendi Koran Toptani, Artur Zheleznov Zhelja, Ylli Gazidede Rakipi, Ardian Asskisser Krasta… Sonila Fece MECKA, Basir Gebels Cullaku, Klodiana Kukumjacka Llalla, Andi Bushat Rusogate… e anuslistet e SaLike Lulush Mona … Molototovit pergjigjen e pyetjes se tyre klishe:
    – Si do te merrnin pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit perballe pergjimeve te vjedhjes se votave ne 2-3 zgjedhje rajonale te 2016, kryesisht ne Diber !?
    Po pse a nuk ishte kjo opozite e sotshme ne pozite e pushtet absolut me 26 maj 1996 qe vodhi me thase votat cep me cep te Shqiperise, gjakosi deputete e opozites e deri gszetareve
    te huaj ne detyre ne mes te dites ne Sheshin Skenderbej te Tiranes!?
    A nuk ishte kjo opozite e sotme ne pozite me 28 qershor 2009 qe jo vetem vodhi e bleu vota, por edhe “ i numeroi keq ose shume keq nje te treten e tyre”, sipas Raportit Perfundimtar te OSBE/ ODHIR-it kur diferenca ishte vetem dy deputet…
    Jo vetem kaq, por edhe dogji kutite e tyre per te zhdukur provat e vjedhjes dhe numerimit te sterkeq te tyre ndersa opozita kembengulte ne rinumerimin e tyre!?
    A nuk ishte po kjo opozite qe vodhi ashiqare votat e Bashkise se Kryeqytetit me 8 maj 2011 ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve !?
    A nuk ishte kjo opozite ne pozite me 23 qershor 2013 qe nuk la gure e drure pa levizur per ti vjedhur votat dhe vetem nderhyrja e fuqishme e SHBA-se ua ndali dhe kerdine kishin planifikuar te.benin!?
    A nuk ishte po kjo opozite dhe
    7 ministrat e saj qe paten totalisht kontrollin e plote te cedo hallke te zgjefhjeve parlamentare te 25 qershorit 2017, Kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Avokaten e Popullit, te dhuruara nga Edi Rama dhe u kujtuan pas gati dy vjetesh se edhe ato u vodhen!?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje opozite te tille qe nuk eshte ne gjendje te manaxhoje as nje proces elektoral normal te certifikuar jo vetem nga ata vete por edhe OSBE/ ODHIR-i !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje lideri opozite si Lulezim Basha qe vodhi me ze e me figure, me kamikaze qe votuan deri edhe 4 a 6 here secili, jo nje por 2 here me 23 korrik 2017 dhe me 18 Nentor te vitit 2018 votat ne vet gjirin e familjes se tij politike, PDSH-se, pra nje hajni me cizme qe vodhi e vjedh shtepine e vet!?
    Me gjeni nje pale zgjedhje demokratike ne vete gjirin e Partise Demokratike te Shqiperise qysh ne zgjedhjen e Sali Berishes si kryetar i saj me revolen e Azem Hajdarit mbi tavoline ne janar 1991 e deri sot, vetem nje pale te vetme dhe une i bashkohem qysh sot asaj partie dhe behem ushtar e saj deri diten qe Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini te shkoje e te takohet me Marksin, sic thone kinezet e mencur dhe punetore si ata !
    Zot ruajna mendte e krese!!!

    • Deshte Zoti te ti ruante mend e krese, por ty te kane fluturuar me kohe. Vetem kosherja te ka mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *