“Trondit” këngëtari i njohur shqiptar: Muzikën e bëj për qejf, sepse lekët i bëj me hashash

DITA Online

Këtë javë, mikrofoni i “Thumb” ka udhëtuar drejt qytetit të Vlorës ku ka gjetur një sërë emrash të njohur në “Maratonën e Këngës”.

Një nga këto emra ishte edhe këngëtari e kompozitori i njohur Gjergj Leka, i cili iu përgjigj të gjitha pyetjeve një më një.

I pyetur nëse do të bënte pushime apo muzikë këtë verë, Gjergji përgjigjet: “Muzikën e kam pushim në fakt! Sepse jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë”.

Nëse kjo ju duket “ëoë”, prisni përgjigjen tjetër të Lekës. I ngacmuar sërish se si i bën lekët, ai përgjigjet: “Po si i bën treçereku i Shqipërisë…me hashash!”, shkruan Blitz.al

Gjergj Leka njihet për natyrën e tij ironike dhe të notave të larta të humorit, kështu që edhe kjo ka qenë një shaka nga ana e tij.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *