Trondit Papa Françesku: Më donin të vdekur, po përgatisnin Konklavën!

Ornela

“Jam ende gjallë. Pavarësisht se disa më donin të vdekur”; Papa Francesk befasoi me deklaratën e tij gjatë takimit me disa priftërinj jezuitë në Sllovaki, të cilët i vizitoi së fundi.

“I di dhe kush janë ata persona; mendonin se kushtet e mia shëndetësore ishin më të rënda nga sa u ishte raportuar dhe po uronin vdekjen time. Madje po përgatisnin dhe Konklavën. Por falë Zotit jam mirë.

Ajo ndërhyrje kirurgjikale nuk ishte vendim që doja ta merrja, një infermiere më bindi. Ndonjëherë infermierët e kuptojnë më mirë situatën sesa mjekët, sepse kanë kontaktet direkte me pacientët”, është shprehur Ati i Shenjtë.

Në korrik, kreu i Kishës Katolike iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë. Këtë muaj sakaq, Papa vizitoi Sllovakinë e Hungarinë –të parat lëvizje të tij jashtë kufijve qe prej ndërhyrjes kirurgjikale. Gjatë këtyre ndalesave, ai e cilësoi pandeminë si “testin më të madh të kohës sonë”.

o.j/dta

Share This Article
1 Comment
  • Papa Francesc -u qe un kam rrespekt eshte nder ata
    Papa te Vatikanit qe ka imponjuar rrespekt me miresin qe e karakterizon si Njeri ,
    me ndjeshmerine e tij dhe thjeshtesine e tij .

    Natyrishte qe nuk eshte e thjeshte qe si Pape joItalian te ndihesh i qet ne ate Kupole te Zotit .
    Patjeter qe brenda mureve te Vatikanit intrigat e trasheguara nga Mesjeta e lardet s’kan mundur te arratisen nga Muret e Shtepise se Zotit Vatikan dhe kjo duket qarte te preki shpirtin Fragile te Papa Francesc-ut ,

    Megjithate , te gjithe dijme se, si ne cdo Shtet ,Mbreteri , e Vatikan ,

    per cdo Raste ,semundjesh etj te Lartmadherise ,Zotit ,
    Administrata e ka per detyre te bej parapregatitjet gjithmone ,sepse ajo eshte pjes e detyres se te qenit Pronto per cdo te papritur ,duke mos ja len asgje Rastesise dhe pregatitet gjithcka dhe ktu Papa nxiton
    dhe tregon se fundi ne detyre s’do jet larg edhe pse un personalishte do t’i uroja jete te gjate (ma Attenzione cosa dici )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *