Trondite Zelanda e Re, tërmet 6 ballë

Elton Tafaruci

Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fuqishëm, i regjistruar si 6 shkallë.

Goditja ndodhi në ishullin Karmedes në Zelandë të Re, mirëpo autoritetet nuk shpallën rrezik për ndonjë cunami të mundshëm.

Qendra Amerikane për Hulumtime Gjeologjike njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 126 kilometra në verilindje të Kermadec’it.

Fuqia e tërmetit fillimisht u njoftua të jetë 6.4 shkallë, ndërsa me vonë u korrigjuar në 6 shkallë.

Sipas informacioneve të para nga tërmeti, nuk ka pasur persona të lënduar, mirëpo dëmet materiale nuk kanë munguar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *