E nderuar DITA. Në 10-vjeçarin e fundit rezulton se vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen zënë shifra marramendëse. Është për të ardhur keq që njerëzit edhe sot flasin për gjakmarrjen, gjakun që nuk duhet falur e hakun që duhet marrë. Kohët e fundit Kisha Katolike po mundohet të luajë rolin e saj, duke shkishëruar çdo njëri që ushtron dhe vret për gjakmarrje. Nuk dua të pështjellohem apo të analizoj rastin e Kishës në shkishërimin e saj, në ka apo s’ka të drejtë, në vepron mirë apo vepron keq, por dua t’ju flas për ligjet dhe ligjvënësit, të cilët “flenë” në këtë shtet, i cili edhe pak ditë bënë 100 vjet që është themeluar. Tronditem dhe pyes se si ka mundësi që para kësaj trashëgimie (nuk e di në mund të quhet “kulturore”), para këtij zakoni apo haku që duhet marrë deri në vetull, e që shumë familje i ka ngujuar bashkë me fëmijë që nuk mund të përfitojnë dije. Si mundet dhe si ndodhë?
Si ka mundësi në një vend të anëtarësuar në NATO dhe kandidat për në Bashkimin Evropian ka akoma nyje të Kanunit që vrasin?
Letër e nënshkruar: Eduard Poga