Tronditet Elbasani, breshëri me armë në drejtim të një mjeti, një i plagosur niset me urgjencë në spital

J L

Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Elbasan, në afërsi të stadiumit të qytetit.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt një mjeti, që ka qenë në ecje.

Makina që ka qenë në shënjestër është një automjet tip MAZDA, ndërkohë që një person është dërguar në spital, pasi është plagosur nga të shtënat.

Ende nuk ka asnjë informacion mbi identitetin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia është mobilizuar në zonë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *