Një vjedhje, ndër më spektakolaret ka ndodhur sot në Gjermani.
Mësohet se ‘Kasaforta Jeshile’, një koleksion pasurish historike me vlerë të jashtëzakonshme, që ndodhej në qytetin e Dresdenit është vjedhur.
Sipas asaj që raporton “Bild” pasuria që është grabitur nga ‘Kasaforta e Jeshile’ shkon deri në miliarda euro.
Deri më tani nuk janë dhënë shumë detaje, por thuhet se autoritet gjermane janë tronditur.
Grabitësit kanë vjedhur bizhuteri historike, diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.
Dyshohet se vjedhja ka ndodhur në orën pesë të mëngjesit.
E gjithë zona është rrethuar dhe pritet që në mesditë të shkojnë aty zyrtarë të lartë gjermanë.
‘Kasaforta Jeshile’ është e famshme në mbarë botën për koleksionin e saj të artit.

j.l./ dita

Like floriri, mos e diskuto. Ua morì mendjen gjermaneve me gishtin e Borchardit dgefap, beri bingo me kete thesarin jeshil.
Aman,vetem kujdes koleksionin e RAMUTIT.