Tronditet qeveria greke, Samaras e rikompozon sërish

redaktor

Greqia nuk po gjen rehat me qeverinë e saj. Kryeministri Samaras ka vendosur rikompozimin e saj duke larguar shtatë ministra aktualë. Ai e argumentuar këtë vendim si një reagim ndaj mesazhit që mori në zgjedhjet e majit. Konkretisht, ndryshime ka pasur në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, në atë të Shëndetësisë, Arsimit, Bujqësisë dhe Ushqimit. Në kryesimin e tyre janë përfshirë shumë prej deputetëve të Demokracisë së Re të vetë Kryeministrit Samaras, por edhe deputetë nga aleati i koalicionit qeveritar, PASOK. Nuk kanë lëvizur nga postet e tyre Ministri i Jashtëm, dhe ai i Mbrojtjes. Ndërkohë, ministri i Rendit Publik, Nikos Dendias që kishte depozituar dosjen penale kundër Agimit të Artë, është shpërblyer me dhënien e postit të Ministrit të Zhvillimit. Ndërsa në vend të Janis Sturnaras, në Ministrinë e Financave, është emëruar pedagogu i menaxhimit bankar dhe financiar në Universitetin grek të Pireut, Gjikas Harduvelis.

Share This Article
3 Comments
  • Greqia nuk do gjeje karar me qeverite, derisa greket te kuptojne se duhet t’i paguajne taksa shtetit dhe te behen punetore e mos rrijne duke pire uzo e te kercejne neper buzuqe derii ne 5 te mengjesit. Fituesja e djathte e zgjedhjeve ne France, Marine Le Pen, ne nje interviste deklaroi se: EURO-ja u krijua vetem per interesa te Gjermanise, per te forcuar sa me teper kete te fundit, dhe per te “mjele” shtetet e tjera me taktikat e finances se larte.
    Keshtu qe Greqia le te pije uzo e te kerceje ne buzuqe…

    • Hallall,plako,je nje shqiptar I zgjuar(si shumica e shqiptarve)qe I jep mend grekeve se cfare duhet te bejne. Jepi mend dhe italianve,se dhe ata kane ndruar nja 60-70 qeveri qe nga mbarimi I luftes. Prandaj Shqiperia eshte vend I zhvilluar se ka te tille njerez inteligjente si ky me siper.

  • per mendimin tim ky mesazh duhet kuptuar si nje tejlodhje e popujve te unionit ndaj BE se dhe jo si gabime individuale te nje ministri apo te nje tjetri. ne nje kohe qe nje bisnes nuk shkon atehere konsiderohet i falimentuar dhe eshte e kote qe insistohet pa kufi sepse 15 vjet nuk jane pak keshtu qe mendoj qe nuk eshte faji i ministrave por i nje qeverie mbi qeverite sic eshte BE dhe qe nuk ka arsye te funksionoje. jane boll bashkite dhe qeverite ndaj te cilave paguhen taksa, ti paguhash taksa edhe BE se eshte nje litar tjeter ne fytin e popujve te ketij unioni, nje litar krejt i pa nevojshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *