Tronditet sërish nga një tërmet i fuqishëm ishulli Kos në Greqi

Gazeta Dita

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme ishullin Kos në Greqi rreth orës 20:51 me orën lokale. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare mes ishullit Kos dhe Bodrumit në Turqi. Disa minuta më vonë, rreth orës 20:59 një tërmet i dytë më i lehtë me magnitudë 3.2 goditi sërish ishullin. Tërmetet u ndjenë në ishullin grek dhe në bregdetin turk.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Kujtojmë se disa ditë më parë, një termët i fortë goditi pikërisht ishullin Kos në Greqi dhe Bodrumin në Turqi duke shkaktuar dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *