Tronditet sërish SHBA, plagosen 6 policë (Foto)

Bora Basholli

Një person është arrestuar pasi plagosi gjashtë policë gjatë një shkëmbim zjarri në Philadelphia të SHBA-ve.

Beteja me armë mes policisë dhe agresorit nisi rreth orës 16:30 me kohën lokale (20:30).

Oficerët ishin duke ekzekutuar një urdhër kontrolli për drogë në një shtëpi në lagjen Nicetown-Tiago të Philadelphia kur agresori hapi zjarr, raporton BBC.

I dyshuari është identifikuar si Maurice Hill, 36-vjeç.  Policisë iu deshën rreth 7 orë negocim që 36-vjeçari të dorëzohej, ndërsa mbajti peng për disa orë 2 oficerë policie.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *