Tronditët SHBA,brenda pak orëve me 13 të vdekur

Dita

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur pas vrasjeve masive të ndodhura në vend. Pas tragjedisë me 8 viktima të ndodhur në Ohio, 5 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave të armëve në Appling të Georgias në dy raste të ndara.

3 perona humbën jetën në të shtënat e para dhe dy në ngjarjen e dytë, gjithmonë në të njëjtin qytet me një distancë rreth 1 kilometër nga njëra-tjetra. Sipas policisë, ngjarjet kanë autor një person, 50 vjeçarin Wayne Anthony Hawes, i cili pas tragjedisë ka vrarë veten.

Autoritet mjekësore të qytetit deklarojnë se nga tre viktimat e ngjarjes së parë, një burrë dhe dy gra, dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe një në spital, kurse në të dytën kanë mbetur të vrarë një burrë dhe një grua.

Sipas hetimeve paraprake, tragjedia ka ardhur pas një grindje familjare, ku bashkëshortja e Wayne ka kërkuar divorcin. Në mesin e viktimave nuk ndodhet gruaja e tij, por të afërm të tjerë të autorit, duke komplikuar më shumë punën e hetuesve.

Ngjarja vjen disa orë pasi  8 persona u vranë me  armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë anëtarë të të njëjtën familje, në tre vendndodhje të ndryshme pranë banesës, në Ohio ndërsa i dyshuari kryesor është në arrati. Sipas policisë, 7 janë të rritur dhe një fëmijë.

Të gjithë viktimat, sipas autoriteteve dhe mediave lokale, janë qëlluar me të njëjtin stil nga vrasësi, me nga një plumb në kokë.  Në shtëpi kanë qenë edhe 3 fëmijë të tjerë të mitur, një i sapolindur vetëm 1 javësh, një fëmijë 6 muajsh dhe një trevjeçar që fatmirësisht i kanë mbijetuar plumbave.

Për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, është angazhuar edhe FBI ndërsa në mbarë komunitetin janë mbyllur shkollat, për shkak të rrezikut.

Share This Article
1 Comment
  • Mos t’iu vije keq dhe aspak inat.
    Sistemi monist i Shqiperise 1944-1990 kishte rendin dhe qetesin ma te garantume se te gjithe sistemet dhe shtetet e botes.
    Te lumet ne qe e gezume dhe e shijuame.Gezonim jeten ne menyre te persosur qe nuk dinim cfare asht krimi dhe friga.Asht shume pozitive te jesh i varfer aq sa ishim ne ate sistem,sepse askush nuk vdiste nga fakuralleku.Po ama jetoje pa veshtiresi i garantuem me shtepi,me pune,shkolle,shendetesi falas dhe o burra jeto i garantuem ne jeten tende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *