Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tronditet shkenca, jeta pas vdekjes ekziston
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Stil Jete > Tronditet shkenca, jeta pas vdekjes ekziston
Stil Jete

Tronditet shkenca, jeta pas vdekjes ekziston

Ornela
Published May 25, 2015
Share
SHARE

Përvoja më e rëndësishme ndoshta në botë është ajo e Dr. Eben Alexander, një neurokirurg nga Harvardi. Kjo nuk është vetëm një përjetim i jetës pas vdekjes apo iluzion.

Para se të shkojmë tek përvoja e tij, të tregojmë disa detaje për të. Para se ta kishte këtë përvojë, ai nuk besonte në ekzistencën e një shpirti jo-fizik. I trajnuar në një shkollë mjekësore perëndimore dhe i rrethuar nga kolegët mjekësor të cilët janë futur thellë në pikëpamjet materialiste të universit, ai mendonte se ideja e një shpirti ishte e çuditshme. Ashtu si shumica e skeptikëve, ai besonte se tregimet për jetën pas vdekjes nuk ishin tjetër veç se produkt i imagjinatës njerëzore.

Dr. Alexander ndryshoi mendje pasi ishte në komë për shtatë ditë rresht, si pasojë e disa baktereve. Gjatë komës ai përjetoi një udhëtim ‘të gjallë’ në atë që ai thotë të ketë qenë jeta e përtejme, duke vizituar qiejt e parajsave të ndryshme.

Pas kthimit në trupin e tij dhe përjetimit të mrekullueshëm, ai shkroi librin “Dëshmia e Parajsës”, libër ky që ishte më i shituri i NY Times. Alexander në librin e tij konfirmon se jeta këtu është vetëm një test, që i ndihmon shpirtrat tanë të rriten dhe të zhvillohen, dhe që mënyra e vetme për të pasur sukses këtu është duke jetuar me dashuri dhe dhembshuri.

Këtu janë disa nga pikat më të rëndësishme që ai i përmendi:

– Përvoja e jetës së përtejme ishte aq reale sa që jetesa në Tokë dukej si një ëndërr artificiale në krahasim me të.
– Jeta e përtejme ishte e mbushur me dashuri të pastër. Dashuria dominonte jetën e përtejme në një shkallë aq të madhe sa që prania e së keqes ishte shumë e vogël. Nëse dëshironi të njihni universin, njihni dashurinë.
– Në jetën e përtejme, të gjitha komunikimet ishin telepatike. Nuk kishte nevojë për fjalë të folura, nuk kishte ndarje në mes të vetës dhe çdo gjëje tjetër rreth jush. Të gjitha pyetjet që i bënit në mendjen tuaj merrnin menjëherë përgjigjen telepatike.

Kur u pyet se çfarë dëshiron ai që të tjerët të dinë për fushën shpirtërore, ai u shpreh se ju jeni më të çmuar dhe më të dashur atje se që mund ta imagjinoni. Ju gjithmonë jeni të sigurt. Ju nuk jeni vetëm. Dashuria e pakushtëzuar dhe e përsosur e Zotit nuk neglizhonte asnjë shpirt.

“Dashuria është, padyshim, baza e çdo gjëje,” shprehet ai. Ky është realiteti i realiteteve, e vërteta e pamohueshme që jeton dhe merr frymë në thelbin e çdo gjëje që ekziston apo do të ekzistojë ndonjëherë,” vazhdon të thotë ai.

Ornela May 25, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
6 Comments
  • Toni says:
    May 25, 2015 at 9:13 pm

    Po shkences kush ja tha kete gjiokollog halim kosova…

    Reply
  • Lena says:
    May 25, 2015 at 9:17 pm

    Keto i ka thene dhe i thote dhiata e vjeter edhe kurani
    mos shikoni sot qe luftohet midis dy feve.
    lufta e tyre nuk ka te beje me besimin e njerzve por me interesat e nje grupi te caktuar.

    shpirti ekziston
    dashuria nuk ka te beje me mardhenien seksuale
    por dashuria eshte nje koncept gjitheperfshires.
    te duash nenen, baben, familjen, kafshet, natyren, e mbi te gjitha te duash JETEN.

    Reply
  • informatori says:
    May 25, 2015 at 10:55 pm

    Te shkruash marrezira te tilla per nje jete tjeter , duhet te jesh i pjerdhur plotesisht nga mente e kokes . Ai ka qene ne kome , duke pare endra nate e dite dhe na i tregon sikur shpirti i tij paska fluturuar ne qiell e eshte kthyer perseri . Nje gje eshte e sigurt , qe meqenese kjo Bote , ka shume mendje pjerdhur si ky autor , kushedi sa mijera kopje te librit te tij me prralla ka shitur .

    Reply
  • hahahaha... says:
    May 26, 2015 at 3:19 am

    Edhe une thashe ndonje prove e re 😛 ….Ik o gazetar mos na trego peralla…Prova shkencore,jo enderra kome…

    Reply
  • florentina says:
    July 13, 2017 at 8:24 pm

    une besoj ne shkence dhe do besoj .une kam lexiar ne nje liber se pas vdekjes zoti vendos se cili njeri ka bere mekate do shkoje ne xhehnem .Ai cili ka bere vetem gjera te mira do shkoj ne xhenet.Pra mbas vdekjes kemi nje jete te re

    Reply
  • Fakte says:
    December 30, 2017 at 3:27 am

    sipas kuranit thuhet se kur te shkojsh ne boten tjetr ne fillim te vijn 2 engjuj dhe te pyesin 3 gjera , 1.Cila eshte feja jote ( nese s’gaboj) 2. Kush jan vellezerit e tu , 3. Kush eshte zoti yt?. (nuk di me tutje ) E kjo grua ne kom ka shkuar direk ne parajs , pa pytje pa gjykime , gje e cila nuk me ben te besoj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?