Një 38-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në lumin Mullarek të Tropojës. Burime nga policia bëjnë me dije se Bilbil Osmanaj, 38 vjeç, banues në fshatin Margegaj, ka qenë duke u larë dhe nuk ka mundur që të dalë me prej ujit të rrjedhshëm të lumit. Menjëherë në vendngjarje është nisur grupi hetimore ku është bërë e mundur nxjerra e trupit viktimës.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktima ka pësuar atak kardiak, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme në lumë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për ngjarje aksidentale.
