Tropojë, banorët kundër aksionit të OSHEE, nisin protestat

redaktor

Aksioni i qeverisë dhe OSHEE-së, për ndërprerjen e lidhjeve të jashtëligjshme dhe mospagimit të faturave, ka çuar shumë banorë të qytetit të Tropojës në protestë para zyrave të OSHEE-së. Ata protestuan për ndërprerjet e energjisë dhe për faturat, që sipas tyre janë shumë të fryra. Banorët thanë se nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë fatura me vlera të larta, ndaj kërkuan ndërhyrje nga shteti. Protesta e tyre u mbështet edhe nga funksionarë politikë në Partinë Demokratike në degën lokale. Ky rreth figuron si ndër më debitorët në OSHEE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *